Debian GNU/Linux 8.0 - Alfa 1

A

alko

Guest
deb1a.png
Lëshohet në qarkullim Debian GNU/Linux 8.0 - Alfa 1, version i cili bazohet në kernel-Linux 3.13. Edhe pse në fazë të hershme të zhvillimit, në kët version ka risi të dukshme duke filluar nga largimi i disa arkitekturave si dhe ndryshimi sa i përket tavolinës së parazgjedhur të punës . Me këtë version definitivisht u larguan arkitektura ia64 dhe u zëvendësua arkitektura s390 me s390x. Tavolina e parazgjedhur e punës do të jetë Xfce, ide kjo e ish udhëheqësit të projektit Debian - Steve McIntyre. Kjo do të shikohet edhe një herë ka mesi i vitit kur dihet se GNOME ishte me vite tavolina e parazgjedhur e punës e shpërndarjes së njohur Debian GNU/Linux. Me sa mund të mirret vesh nga zhvilluesit e shpërndarjes, pritet që ngrirja (freeze) e shpërndarjes të bëhet me 5 nëntor. Në fillim të shkurtit pastaj do të bëhet largimi i paketave të cilat nuk i përmbushin kërkesat e zhvilluesve apo që nuk janë edhe aq të rëndësishme për sistemin.

Continue reading...
 
Top