Vetëm dy muaj nga versioni i mëparshëm, lëshohet në përdorim
Debian GNU/Linux »Wheezy« 7.3. Për shkak të kohës së shkurtër, në këtë rast ka ndryshime më të vogla të cilat kryesisht janë përmirësime në paketa si dhe disa 'vrima' të sigurisë, për të cilat nga ekipi i Debian-it, nuk kishte ndonjë paralajmrim. Edhe në këtë version u bënë vetëm ndryshimet, respektivisht aktualizimet mëse të nevojshme, në mënyrë që sistemi të mbetet stabil. Përmirësime të gabimeve kishte në këto paketa: Firebird, PostgreSQL, PolarSSL dhe shfletuesit (Webbrowser) Chromium si dhe Firefox. Dy paketa linky und iceweasel-linky, për shkak të problemeve me licenca u larguan plotësisht nga sistemi. Versioni i ri Debian GNU/Linux 7.3, mund të shkarkohet prej
këtu. Të gjithë tjerët që kanë të instaluar versionet paraprake, mund ta bëjnë rifreskimin e sistemit.
Tags:
Continue reading...