Debian GNU/Linux 6 »Squeeze« me mbështetje të gjatë kohore (LTS)

A

alko

Guest
deb1a.png
Ashtu siq ishte paralajmruar më parë, ekipi i Debian GNU/Linux-it ka bërë publike se Debian 6 »Squeeze« do të ketë mbështetje edhe për dy vitet e ardhsme. Para një muaji ekipi i sigurisë së Debian GNU/Linux-it u takua për të zgjidhur çështjet organizative. Pas këtij takimi u theksua dëshira gjithnjë në rritje e komunitetit për mbështetje të gjatë kohore të versioneve të Debian-it, duke filluar me Debian GNU/Linux 6 »Squeeze«. Nëse kjo do të ishte e sukseshme atëher do të vazhdohej me versionin e ardhshëm Debian GNU/Linux 7 »Wheezy«. Viteve të fundit Debian ka lëshuar versionet e shpërndarjes përafërsisht në çdo dy vjet. Secili version më pas kishte edhe një vit mbështetje çka dmth 3 vjetë për çdo version. Pra më shumë se Fedora, Opensuse ose Ubuntu në versionet me mbështetje jo të gjatë kohore (LTS). Debian GNU/Linux 6 »Squeeze« është lëshuar në përdorim më 06 shkurt 2011, kurse Debian GNU/Linux 7 »Wheezy« është lëshuar në përdorim më 5. Maj 2013. Në bazë të kësaj, në maj të 2014-tës për Debian GNU/Linux 6 »Squeeze« do të përfundonte mbështetja sa i përket rifreskimit të sistemit. Kjo nuk do të ndodhë pasi siq thamë më lartë tashmë është bërë publike; mbështetja për Debian 6.0 »Squeeze« vazhdon edhe për dy vjet, çka dmth se vjetërsia totale e këtij versioni do të jetë së paku 5 vjet. Kjo mbështetje do të jetë kryesisht për x86 me 32 dhe 64 Bit. Disa paketa kryesiht në web nuk do të mbështeten, andaj edhe administratorët me kohë do të paralajmrohen. Të dhënat konkrete (më të hollësishme), pritet që mbrenda një kohe relativisht të shkurtë të bëhen publike.
Status message
/* Për mua si përdorues i rregullt i Debian GNU/Linux-it një lajm shumë i mirë! */

Continue reading...
 
Top