Debian GNU/Linux »Squeeze« 6.0.9

A

alko

Guest
Projekti-Debian ka lëshuar në përdorim versionin e nëntë të degës së qëndrueshme (stable) 6.0 të shpërndarjes së tij. Versioni i ri i korrigjon gabimet në një numër të paketave dhe kernel Linux, si dhe përmbledh përditësime të sigurisë gjatë tre muaj e gjysmë të kaluara. Në krahasim me versionin e kaluar janë bërë vetëm ndryshimet absolutisht të nevojshme, duke ruajtur kështu qëndrueshmërin dhe stabilitetin e shpërndarjes. Për shkak të mbylljes së disa vrimave të sigurisë, Debian-Installer është krijuar përsëri. Edhe pse u mbyllën disa vrima të sigurisë në kernel, versioni do të jetë ai i mëparshmi: Linux 2.6.32.61. Një paketë është hequr nga shpërndarja: versioni i Iceape - versioni i Debian për Seamonkey; nuk është ruajtur më pasi që paraqet rrezik për sigurinë e sistemit. Ky version - Debian GNU/Linux »Squeeze« 6.0.9, mund të shkarkohet prej serverëve të Debian-it; apo nëse e keni atë veq të instaluar me komandën:

apt-get update && apt-get dist-upgrade

Continue reading...
 
Top