DC++ ne shqip

GuJack20

Primus registratum
DC++ ne shqip

Hej çuna. Me qe pashe qe DC++ suportonte ti ndryshoje gjuhen nepermjet nje .xml atehere e perktheva ne shqip.
mund ta shkarkoni ketu filen ne shqip, dhe pasi ta testoni me thoni ç'mendoni. çndryshime duhen bere qe pastaj ta uplodojme tek Website i DC++.

www.omega-center.net/tmp/shqip181.zip
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: DC++ ne shqip

E pashë përkthimin që ke bërë dhe në pjesën më të madhe e gjej në rregull. (Nuk njoh programin në fjalë). Me të mëdhaja kam shkruajtur se si do ishte më mirë, për veshin tim,
thjesht si këshillë. Nuk kam shkruajtur sa herë që përsëritet një fjalë, vetëm atje ku e hasa për herë të parë.

Synimi i ndryshimeve që këshilloj:

dhënia e kuptimit dhe jo përkthimi fjalë për fjalë apo me strukturë të njëjtë me origjinalin
ekonomia: sa më pak fjalë të panevojshme
heqja aty ku është e mundur e fjalëve të huaja

besnik

P.S. Tani po shoh që s'mund të bashkangjis skedarin e ndryshuar...
Nëse interesohesh, bjemë një e-mail ku të ta nis,

besnikbleta@hotmail.com
 

andi

Primus registratum
Re: DC++ ne shqip

Edhe une i hodha nje sy perkthimit tend. Ne pergjithesi dukej mire.
Sot ka shume software open source qe jane perkthyr ne Shqip. Problemi eshte se ekzistojne perkthime te ndryshme per te njejtin term. Kjo vihet re me teper kur krahasohen disa perkthime te shqipetareve te Kosoves. Shumica e perkthimeve te deritanishme jane bere nga persona Shqiptare ne vende te huaja dhe jane influencuar shume nga gjuha qe perdorin tani (Anglisht, Italisht etj)
Me pelqen cfare po ben GuJack20 duke kerkuar mendimin e te tjereve perpara se te leshoje versionin perfundimtar. Kjo duhet te behet ne nje shkalle me te madhe. Pjesa dermuese e anetareve te Akademise se Shkencave te Shqiperise jane gjuhetare dhe leksikologe. A ka ndo nje grup te tille qe punon ne unifikimin e gjuhes shqipe? Sidomos per termat e reja teknike. Nese nuk ka si mund te krijohet nje grup i tille ? C'mendime keni ?
 
Top