David Foster Wallace

Albforumi

Primus registratum
David Foster Wallace

20080915_wallace_560x375.jpg

Pastaj, nga te fillosh? Se ne fund te fundit është David Foster Wallace. Dmth, autori për të cilin më merr më shumë malli. Shkrimtari që më shumë se kushdo tjetër ka ndryshuar letërsinë moderne. Thonë : është shkrimtar i mirë. Kush e thotë nuk ka kuptuar akoma. Bota është plot e përplot me shkrimtarë të mirë, sështë aty çështja. Kadare është shkrimtar i mirë, London është shkrimtar i mirë, Dan Brown është shkrimtar i mirë, Stefen King, Balzac. Bota është plot e përplot me shkrimtarë te mirë, por pak janë gjenial. E janë vetëm ata që e marrin Letërsinë në piken A edhe e çojnë deri te pika B. Ska shumë të tillë, në gjithë historinë e letërsisë numërohen me gishtat e këmbëve. Homer, Cervantes, Dostoievski, Calvino, Vonnegut ndoshta, Salinger, Proust, e padyshime Wallace. Ka shumë Sanço Panço por pak Don Kishota

Kohët e fundit, shumë vijnë nga Amerika. Tani, mund të themi ça të duam, por na pëlqen apo jo, janë gjithmonë para. Evropa ka arritur të japi vetëm pak trishtim. Franceze të ndryshëm, si binjaket Kamy-Sartre-Houellebecq, Saramago, italian të ngadaltë. Ajo qe kane e përbashkët është fakti që kur shkruajnë shikojnë vetëm mbrapa. Libra të  mrekullueshëm, dakord. Udhëtime buzë Senës, dakord. Histori të brendshme, dakord. Por gjithmonë duke i shkelur syrin Balzac-ut a ndonjë rusi tjetër.

Në States muhabeti ndryshon. Lëviz letërsia e re, na pëlqen apo sna pëlqen. Do në nivel tregtar me danbrownizmat e ndryshme, do në nivel kulturor ( ha ha ) . Salinger, Vonnegut, de Lillo, psiqiku Palahniuk, Bret Easton Ellis, Wallace. Në fakt besoj se pyetja që ndjek e gjithë letërsia botërore e 50 viteve të fundit mund të përmblidhet kështu : Holden Caulfield nuk është me fëmije, është rritur, me shpjegoni se çfarë po i ndodh?

Palahniuk flet për këtë sepse  ka arritur të shkruaje një libër (Fight club) që përfaqëson një brez. Personazhi është i njëjti që lëviz në American Psycho vetëm se kësaj here ka marrë vendimin e gabuar në një mënyrë tjetër, e megjithatë janë një pike uji. Defekti që kane të dy është që të tregojnë se çfarë po bën Holden këto dite, por askush nuk arrin ta shpjegojë. Dhe këtu ndërhyn Wallace. Wallace e di se pse po ndodh ajo që ndodh. Wallace jo vetëm që tregon, por bën atë qe askush tjetër nuk di të bëjë : ta shpjegon. Wallace zbret vërtet deri në fund të personazhit, i gërryen stomakun dhe nxjerr gjithçka në hijen e dritës. Ndaj edhe është unik, ndaj edhe para dy vitesh kemi humbur busullën e vetme që arrinte të na shpjegonte. Ndaj edhe është ai për të cilin më merr malli më shumë.

Filed under: Ata që na kanë shpëtuar jetën, Letërsi Tagged: DAvid Foster Wallace, Letërsi, letersi e huaj
4717
4717
4717
4717
4717
4717
4717
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4717

Top