Dasma Shkodrane

sibora

Primus registratum
Dasma Shkodrane

Sikur te ishit larg e te kishit qejf te organizonit nje dasem,si do t'ia benit?
Kush jane per ju,gjerat tipike e te veçanta qe s'duhet te mungojne ne nje dasem shkodrane?
Faleminderit :rockband:
 

naqja

Primus registratum
Re: Dasma Shkodrane

lene mas e pyt se me ka marre malli per nje darsem e kam nje tash po nuk mund te shkoj sa keq :cry: me ka marre malli em kcy shkodrance o zot o zot
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: Dasma Shkodrane

Kot tesh ma ta ba nje vetje? /pf/images/graemlins/wink.gif

Ti po thua se : Me ka marr malli me kercu shkodrance!
Pse mar burre i dheut shkodranet kane kercim me vehte a? Ma mar se na korite. :cry:

:rockband:
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Dasma Shkodrane

Sesban me pase disa kange tipike shkodrane si: Lulebore, Lulja e Majit, Karafilat qe ka shkodra, Asaman lulja e allit, Bishtalecat pale-pale etj.
Dhe ingredienti ma i mire ma pase te ftume sa ma shume SHKODRANE /pf/images/graemlins/wink.gif LOL

ps: Nuk kishte kene keq me e pase edhe naj kengetar te mire shkodran per aheng :thumbsup:
 

shkodrani80

Primus registratum
Re: Dasma Shkodrane

Kenga popullore qytetare shkodrane-shprehje e vlerave shpirterore e artistike te popullit tone

Kenga popullore qytetare shkodrane,si pjese perberese e gjithe pasurise folkloristike muzikore te rrethit te Shkodres,permban vlera te njohura artistike.Rrepertori i saj i pasur dhe i larmishem,melodite e bukura shkodrane jane punuar me mjeshteri,jane skalitur me rrjedhen e koherave,nga populli,dhe nji pjese e tyre jane pasuruar me elemente gjithnje e me autoktone.
Ne kengen popullore qytetare shkodrane bejne pjese vallja e kenduar dhe ahengu qytetar.Pervec ketyre kemi edhe kenge te tjera si kenget mitunore,nina-nana etj.Me te lashta jane kenget e kenduara,te cilat perdoren ne tre raste:ne dasem,ne festen e pranveres(shtregullat)dhe ne shetitje.
Rituali i marteses eshte ai me i bukuri e me i pasuri.Duke komentuar momentet kryesore te ketij riti,valltaret formojne dy rrjeshta perballe njeni-tjetnit.Ne nje ane vendosen burrat te kapur krah per krah ,kurse ne anen tjeter ,grate me duar te leshuara.
Ne fillim vallen e nisin burrat duke kercyer ne drejtim te grave dhe kthehen perseri ne vendin ku e nisen.E njejta gje ndodh edhe me grate e keshtu me rradhe deri ne mbarim te kenges.
Nga ana muzikore ndertimi i ketyre kengeve eshte i thjeshte dhe i kufizuar.Por edhe pse te shkurtera e te thjeshta ato jane te bukura dhe shprehese.Ne to gjejme elemente me fuqi,njekohesisht me embelsi dhe sinqeritet poetik.
Kenget e ahengut shkodran linden si nevoje e natyrshme,ne nje stad te caktuar te zhvillimit te qyteteve tona,per te thene dicka me teper se vallet e kenduara.Ato kane kane karakter solistik dhe kendohen nga nji kompleks instrumental.Teknika muzikore e ekzekutimit te tyre mbeshtetet ne disa shkalle modale.Mbi cdo njeren prej ketyre shkalleve ose perdeve qarkullonin disa kenge te cilat te kenduara njera pas tjetres ,ne baze te nje rituali shume te percaktuar,sic ishte rituali i dasmes,perbenin nje repertor shume te pasur e te larmishem.
Nji pjese e ketyre kengeve shtjellohen lirshem,duke ruajtur karakterin e nje improvizimi lirik.
Te kujtojme per nje cast javen e kenges shkodrane,kete rromance te zhvilluar qytetare,e cila shquhet per fantazine dhe pasurine emocionale qe na shkakton sa here e degjojme.
Eshte e kuptushme se kushtet e nje sundimi te dyfishte te huaj dhe klasave sunduese vendase,temat shoqerore trajtoheshin ne tekstin poetik ne menyre te terthore,alegorike.Por ne fillimet e zgjimit kombetar,te Rilindjes kombetare,kemi nje evolim si te permbajtjes ashtu dhe te formes se kengeve popullore qytetare shkodrane.Mjafton te permendim ketu krijimtarine e pasur te Paloke Kurtit.
Pershendetje te gjithve!
 
Top