Dajti këmbëngul: Policët mu dukën si grabitës
Autori i vrasjes së pesëfishtë merret në pyetje nga prokuroria për herë të parë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje autorin e vrasjes së pesëfishtë në qytetin e Durrësit, Dritan Dajtin, i cili ka këmbëngulur para hetuesve të çështjes se nuk i ka njohur personat që po i afroheshin, pasi nuk kishin asnjë mjet identifikimi. Përreth dy orë Dajti u është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor, ndërsa ka luajtur “lojën” që ka përgatitur me avokatin e mbrojtjes, duke ngritur sërish alibinë që personat që kishte parë i ishin dukur si grabitës, pasi me vete pretendon se kishte 150 mijë euro.

Dëshmia

Dajti ka pranuar të flasë për herë të parë ligjërisht për “masakrën e Durrësit”, ku mbetën të vrarë katër punonjës policie. Në katin e dytë të Spitalit të Burgut në Tiranë, Dajti ka zhvilluar dje një seancë pyetjesh me prokurorët, në prani të avokatit të tij, Arben Qeleshi. Edhe në këtë rast, Dajti ka qëndruar përgjatë dy orëve i shtrirë në një barelë, ndërsa në dispozicion të hetuesve, Spitali i Burgut i kishte vënë një mjek, nëse gjendja e të pandehurit mund të përkeqësohej. Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti ka pranuar të flasë sipas interesit të tij për ngjarjen e shtatë gushtit në qytetin e Durrësit. Ai ka firmosur në procesverbalin e prokurorisë se ditën e ngjarjes ishte bashkë me shokët dhe në një moment kishte parë nga dritaret e automjetit që udhëtonte disa persona civilë me maska dhe të armatosur. Autori i vrasjes së pesëfishtë thotë se në këtë moment pandehu se do ta vrisnin, pasi me vete pretendon se kishte 150 mijë euro. Më pas ka vazhduar për hetuesit e çështjes, të cilët kanë mbajtur shënim të gjithë alibinë e tij, se nuk ka dëgjuar asnjë thirrje “ndal, policia!” dhe më pas, për tu vetëmbrojtur ka përdorur një pistoletë dhe gjithçka ka mbaruar pas disa sekondash. Ai thotë se njerëzit që e kishin rrethuar i ishin dukur si një bandë kriminale, pasi dispononte një shumë të majme me vete dhe nga frika e një grabitjeje apo eliminimi fizik ka reaguar në atë mënyrë. Para hetuesve Dajti nuk ka pranuar të shpjegojë mënyrën e vrasjes së katër punonjësve të policisë, nëse ka qëlluar ai apo personat që kanë qenë në automjet.

Prokuroria

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se punonjësit e policisë që ishin ngarkuar me detyrën për arrestimin e Dritan Dajtit kanë pasur shenja të Policisë së Shtetit gjatë operacionit. Megjithëse me një autoveturë civile dhe me maska në kokë, drejtuesi i operacionit, Festim Xhani, u ka bërë të qartë personave që ndodheshin në “Tuareg” se ishte punonjës policie, duke deklaruar “ndal, policia”. Informacionet e prokurorisë hedhin poshtë në mënyrë kategorike pretendimin e Dajtit, sipas të cilit “punonjësit e policisë me maska dhe të armatosur i ngjasonin me një bandë kriminale”. Akuza pohon se viktima Xhani kishte afër trupit dokumentin e policisë, ndërsa punonjësit e tjerë të policisë, që mbetën të vdekur, kishin të shkruar në bluzë “policia”. Në lidhje me skenën e ngjarjes, prokuroria thotë se është pothuajse e zbardhur, pasi disponon prova se punonjësit e policisë kanë pasur mjetet identifikuese të policisë, duke rrëzuar në këtë mënyrë alibinë e personit që dyshohet se ka ekzekutuar pesë persona në mesditën e 7 gushtit në qytetin e Durrësit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22339. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22339