Ildri
Forumium maestatis
Një hundë akoma më ndryshe dhe buzë më të trasha! Ky është bilanci i një ndërhyrjeje të dytë që ka bërë këto ditë këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri. Ndryshimet pas ndërhyrjeve vërehen pas postimit të disa fotove nga afër, të cilat këngëtarja Zeqiri i ka vendosur në profilin e saj në Twitter, ku shihet qartë zmadhimi i buzëve me disa milimetra më shumë, si dhe një hundë shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim tek ajo. Një nga këngëtaret me vokalin më të mirë të skenës deri më tani, ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale për t’u zbukuruar e për t’iu përshtatur thënies se skena dëshiron estetikë, por jo të tepruar! Dafina për momentin shijon suksesin e klipit ”Tonight”, projekt ky që po thyen rekorde në shikueshmëri.
E përderisa sezoni i verës kërkon ndryshime, një këngëtare tjetër e cila po ndryshon look-un për klipin e ri është Samanta, e cila pas ndarjes nga i dashuri po përgatit projekte të reja muzikore, të cilat do të promovohen gjatë turit të koncerteve të verës. Një paruke me flokë të shkurta dhe ngjyrë të zezë ka bërë që Samanta të ndryshojë krejtësisht look-un, saqë edhe të mos njihet se cila është. Ndryshime të shumta këtë sezon po bëjnë këngëtaret tona që të duken sa më shumë tërheqëse për publikun. Kjo vërteton se pamja e jashtme shet më shumë…