DADE: SALI, THUAJ FALME, TE TE FAL
E Enjte, 03 Korrik 2003
DADE: SALI, THUAJ FALME, TE TE FAL!
Tirane - Ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Arta Dade kerkoi dje nepermjet avokatit te saj qe Berisha te beje nje deklarate publike qe te pergenjeshtroje ato cka ka thene per te dhe familjen e saj. Nderkohe qe avokati i Kryetarit te Partise Demokratike, tha se pergjigjen mund t_a kthente vetem ne seancen e ardhshme pasi te kontaktoje me klientin e tij. Pasi ka degjuar te dyja palet gjyqtarja e ceshtjes, Miranda Ndoja, vendosi qe seanca e ardhshme te zhvillohet pas 20 ditesh. Ministrja Dade prej disa javesh ka paraqitur kerkesen e padise civile ndaj liderit demokrat Berisha, pasi ky i fundit, sipas saj, ne nje deklarate per shtyp ka shpifur mbi te dhe familjen e saj. Seanca e djeshme ishte e dyta, pasi nje seance me pare pala paditese paraqiti kerkesen dhe shpjegimet ndaj saj, nderkohe qe pala e paditur ka bere disa pyetje. Dje seanca nuk ka zgjatur shume dhe shkak per shtyrjen eshte bere mungesa e Berishes ne sallen e gjyqit. Pritet qe ne seancen e ardhshme te behet e ditur nese Berisha do te pergenjeshtroje ose jo deklaraten ne lidhje me ministren Dade.