Universal
AnonymouS
Siç është bërë tashmë traditë për çdo familje dhe çdo person, në këtë fundviti është koha për të bërë bilancin e asaj qe arritëm apo na solli viti i vjetër që po lëmë pas (2015) dhe në të njëjtën kohë, për të dalë me zotimet e reja personale apo familjare për Vitin e Ri (2016). Ftojmë të gjithë anëtarët e albforumit që të ndajnë me njëri-tjetrit përshtypjet e tyre për vitin e vjetër, dhe zotimet për Vitin e Ri!
- Si do ta vlerësonit Vitin e Vjetër që po lëmë pas për jetën tuaj, pozitivisht apo negativisht?
- A jeni optimistë apo pesimistë për Vitin e Ri që po na troket në derë?
- Cilat janë zotimet tuaja personale që keni dëshirë të realizoni në Vitin e Ri?
Ju urojmë që Viti i Ri t'iu sjelli paqe, besim e shpresë për një të ardhme më të mirë në jetën tuaj dhe të familjes suaj!