Dëshirë, e fundit

Albforumi

Primus registratum
Dëshirë, e fundit

tango.jpg

nga Loer Kume

Bazuar në një histori të vërtetë,
klipi “Mary Janes Last Dance”, Tom Petty

Si gjithmonë orëve të para, isha vonë sërish. Po nxitoja si lepur duke menduar një justifikim të mundshëm u prish autobusi, I vunë gjobë furgonitkur pashë që të tjerët ishin mbledhur te dera e jashtme.

Na kishte premtuar pedagogu ynë që do na çonte në morg, dhe e mbajti fjalën. Nuk doja ta humbisja një mësim të tillë për asgjë. Dmth, për asgjë përvec atij gjumi të ëmbël të mëngjesit ahh

Nejse. Tanimë isha te dera. Një roje si xhuxhmaxhuxh me gishta të trashë e të kthyer nga artriti mbase i shkreti, na hapi derën e hekurit. Nëse do vijë njëri tjetër pas jush, ndonjë që është vonë, – tha,- do thërras njërin nga ju ta identifikojë. Më jepni një emër.

Hajde protokoll hajde ia këputi njëri nga djemtë. Plasën të qeshurat. Roja që mbase se kuptoi as fjalën protokoll, na shihte më një sy shumë serioz derisa mbaroi punët “protokollare” me një nga vajzat.

Hymë brënda. Gati gati, një atmosferë kishe, tempulli, a laboratori eksperimentesh, bardhë, pastër, freskët, një erë e caktuar që të trashte hundën. Shshshhh! – Na frenoi doktori. Askush nuk pipetiu më. Aty kishte njerëz të vdekur ndaj u sollëm me dinjitet varrezash. Derisa prapë, një nga djemtë, smë kujtohet kush, kapi nga kemba një vajzë nga ato të llojit syze-flokëlëshuar-libra në sqetull-xhup puplash deri në fund të këmbëve. Ajo ia dha ulërimes. Ne që pamë skenën se mbajtëm dot të qeshurën. Alfa-alfa, profesori që i ngrihej një qime në majë të kokës si personazhi legjendar Alfa alfa në një film të lashtë, u kthye, e me sytë e tij statikë pikasi vajzën. Ajo biba u skuq. Me falni profesor. Suspansi i krijuar u pengova, dhe… u

Nga të qeshurat deri dhe Alfa alfa vuri buzën në gaz. Boll tani! tha, – dhe na ktheu kurrizin.

Përmes korridoresh që të fusnin në kokë idenë e një piramide të bardhë spitalore, arritëm në një derë të madhe si derë frigoriferi. Dhe dorezën ashtu sikur e kishte.

Këtu do futemi. Mendohuni mirë. Kush do të dalë, le të ikë tani pa mungesë. Ndodh që studentët tronditen dhe ju të stomatologjisë nuk e keni me detyrim hyrjen këtu.

Dhe me ftohtësinë natyrale që kishte, Alfa alfa hapi derën.

Dhoma e sarkofagut të piramidës së bardhë,- mendova titullin e një tregimi të mundshëm. – Duhet ta shënoj.

Dhoma në qendër kishte një tryezë të madhe prej guri, me syprinë inoksi që shkëlqente në sintoni të plotë sidomos me Alfën. Në mur kishte një si dollap të madh gjigand, I tëri me dyer të vogla si kuti shahu, të tëra me doreza prej kasafortë. Ketu ne mbajmë të vdekurit që sjellin në morg. – Nisi Alfa. – Kjo është tryeza e autopsisë. Ja, më jep një palë doreza, – I tha një infermiereje mesogrua që kishte qenë aty tërë kohës e askush se kishte parë.

Ja, fantazma e mëndeshës së faraonit të piramidës së bardhë, mendova. Se braktis trupin e tij tërë përjetësinë.

Profesori veshi dorezat dhe hapi një nga dyert. – Pa të shohim çka këtu? Ah po. Tërhoqi një si shtrat që flinte mbi shina rrëshqitëse. – Kjo është një plakë që është gjetur pas tre ditësh vdekur në shtëpinë e saj nga fqinjët. Nuk kishte njëri të interesohej për të. Do varroset me shpenzimet e shtetit. Ja, shihni njollat ne kurriz? Kush me thotë çjanë këto njolla? Pooo, janë njollat që tregojnë krahun e mbështetur në pozicionin parësor të vdekjes. Vjen ngaqë likidet e trupit precipitojnë nën forcën e rendesës. Bravo. – Iu drejtua Alfa alfa djalit që foli. Një nga vajzat, që për më tepër ishte dhe shtatzanë u alivanos.

Po të thashë moj cjanë këto gra shtatzana këtu? Po nxirreni more jashtë

Sa gjynah e shkreta – më tha shoqja që kisha në krah.

Me tërë mend. E tmerrshme, – thashë. – Të vdesësh vetëm, si qen, mos ta dijë njeri, dhe të varrosesh me shpenzimet e shtetit! Megjithëse Po vdiqe, varrosu me ctë duash!

Gjyshja dukej me tërë mend babaxhane. Duhet të gatuante mirë. Për kë?

Dakord, – vazhdoi profesori. Shohim ndonjë tjetër. Hapi një tjetër dollap, dhe doli një kufomë tjetër. Flokët e gjatë u lëshuan sikur me zor prisnin të hapej qefini. Një vajzë e re. Ai e tërhoqi trupin, dhe koka iu var nga pas.

Shiheni, po sheh Jonin, – tha dikush. Plasi e qeshura. Pusho more, mos u tall me të vdekurin, – tha një djalë.

Vërtet, ajo po më fiksonte. Ishte me sy hapur, shume të hapur. hunda mistrece, flokët e shkatërruarbuzët gjysëm të hapura, dhëmbët që dukeshin fshehtas, syte që me fiksonin, e tera kjo vinte si peshperime drejt meje. Çfshihte kjo pëshpërimë? Nuk ndjeja asgjë të frikshme nga çmë sillte shprehja e syve dhe buzëve të saj. Nuk më vinte asgjë e tipit; sekreti i vdekjes sime më ndjekin dikush do flasë me tim shoq

Shoqja ime e krahut, nxorri nje qese nga çanta me të shpejtë dhe ia dha vrapit. Pas saj dolën dhe dy të tjera.

Nderkohë, Alfa alfa nisi të shpjegonte që vajza ishte gjetur e vdekur rrugës që shkonte nga kullota për në shtëpi, në një fshat të bregut të jugut. Rrethanat nuk diheshin dhe nuk kishte asnjë gjurmë dhune në trup. Flokë të zeza, sy të zinj, qafë e bardhë esmere, bukuroshe trup i vdekur bukurosh

Fakt i çuditshëm është që kjo është e pastër nga shenjat e zakonshme të vdekjes, si duket si e gjalletha Alfa alfa.

Vërtet, trupi i saj i bardhë, dukej sikur pulsonte akoma nga goditjet e zemrës. Ishte e bukur.. e gjallë do ketë qenë femra më e bukur… e gjallë ajo mund të më vdiste çmëkat i tmerrshëm..pse të kishte vdekur vallë?

E kishin gjetur familjaret shpejt ë? Domosdo, fis xheloz per pakëz vonesë kanë dalë ta kerkonin, se mos ia dridhte burrit që la pas në stan.. po ndaj ka vdekur kjo nga mërzia.. kjo femër e re.. e bukurça tmerri! Sa keq! Kjo nuk duket si e vdekur. Shih si sheh! Ça habie! Çdo të thotë që sheh ashtu? Unë jam çmendur, – shkunda kokën. Po mendoj se një kufome do të më flasë.

Po ti projektosh sytë a del vallë skena e fundit që ka parë? Duket tamam sikur po me sheh mua. Po çka menduar ato kohë që ka jetuar? Sa ishte tha ky? 19 vjece?

Çmund të mendojë një 19 vjecare e degdisur në një fshat të harruar, e martuar ndoshta që 15? Pa parë asgjë në botë? Çka menduar? Çka ëndërruar duke parë detin magjik të jugut?

Këto mendoja, dhe syte ndiqnin linjat e saj. Gjoksi pulpët e lakuara ëmbël.. ato pulpë ishin forcuar duke ngjitur kodrat, ato janë bërë për të kërcyer ka kërcyer vallë?

A ëndërronte për të kërcyer kur i kthente kurrizin burrit? A ka dashur të kërcente kur ai, i djersitur e i larget, shkeputej nga ajo pa e parë ne sy, darkave verore? Kur ishte e çliruar nga dëshirat e mishit?

Ajo shihte diku, fiks në sytë e mi. Mu bë sikur vetullat iu lakuan, sikur lutej per dicka me kembengulje. Me insistim.

Ajo do të kercejë. Çfarë do të kercejë ajo? Po po ajo kërkon e si kërkon? Ku po e kuptoj unë që ajo kërkon dicka? E shkreta, ça ka dashur ajo? Vetëm të vejë këmbët në përdorim. Ato këmbë të bukura, në një kercim në një tango mbase? Cdo të kërcesh? Ajo sikur më thërriska.. mendova. E habitshme. Ajo sikur të tërheq me sy

Nderkohë, fjalimi monoton ritmik i profesorit u ndërpre. Erdha në vete sërish.

Ai rregulloi kufomën dhe shtyu shtratin e inoksit në shina.

Do shohim prapë? Apo do ikni? – Tha.

Sfoli njeri.

Në rregull. E shoh që nuk ua ka më qejfi. Kaq e patët tërë kuriozitetin more? Jeni të lirë të dilni, por pa pikën e zhurmës, dëgjuat? Shihemi nesër në leksion.

Isha nga të fundit që dola. Dyshime më ng
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3864

Top