CWN: Rrjet Komunikimi WiFi Nga Komuniteti, Per Komunitetin

gurax

Pan ignoramus
Ka gjithmone dicka te admirueshme ne perpjekjet e njeriut per te zgjidhur nje problem ne menyre sa me te thjeshte dhe me kosto sa me te ulta dhe me bashkpunim ku ne fund fitojne te gjithe.

Problemi: Transferim te dhenash nga nje sistem kompjuterik tek tjetri. Ky problem eshte ne fakt i zgjidhur me ane te Internetit. Por cfare ndodh ne ato raste kur aksesi ne Internet nuk eshte i mundur, apo i pa-deshiruar?

Zgjidhja (njera nga): Air-Stream Wireless. ( http://air-stream.org/about )

Shkeputur nga website:
Air-Stream Wireless is a non-profit community group who use Wireless LAN combination with software and other technologies to deploy a Wide Area Network (WAN) that supports community participation, local content and communications.

Ne menyre te shkurtuar, Air-Stream Wireless eshte nje rrjet wireless nga komuniteti dhe per komunitetin (Community Wireless Network, CWN). Cdo dy pajisje qe behen pjese te nje rrjeti te tille jane ne gjendje te shkembejne informacion. Eshte identik e njejta procedure qe ndjekim sa here qe duam te perdorim nje sherbim publik wireless per Internet. Ndryshimi ne kete rast eshte se kur lidhemi me nje CWN, nuk behemi pjese e atij rrjeti i cili permban 'wireless' me te cilen jemi lidhur dhe perdorim per te dale ne Internet, por behemi pjese te rrjetit CWN perkates, i cili tashme mund te perdoret si nje ure komunikimi midis pajisjeve qe jane te lidhur ne kete rrjet. Pavaresisht vendodhjes gjeografike te pajisjeve, nese jane pjese te se njejtit CWN, jane ne gjendje te komunikojne me njera tjetren, ne te njejten forme sic pajisjet e lidhura ne Internet jane ne gjendje te komunikojne me njera tjetren.

Rrjetet CWN jane nje fenomen karakteristik i komunikacioneve te shekullit te 21 dhe mjaft analiste te teknologjise parashikojne rritjen dhe maturimin e tyre me ritme perhere e me te shpejta.
 

gurax

Pan ignoramus
Kushdo qe ka nevoje, mund te shtoje te vetat, por ne vetvete serverat nuk jane te nevojshem - jane aq sa jane te nevojshem servera ne nje rrjet te thjeshte ne shtepi kur duam qe me telefon nga kuzhina te shohim koleksionin e fotove qe permbahen ne kompjuterin e dhomes se punes. Une dicka te tille e perdor shpesh, ne formen qe filmat jane ne kompjuterin kryesor dhe me shume hapsire disk, dhe nderkohe filmin mund t'a shoh me laptop ne krevat nepermjet wireless qe ka ne shtepi.

Ky rrjet, duke qene se eshte dicka komunitare, cdo gje qe vihet ne dispozicion te vete rrjetit, ne fakt vetem shton stabilitetin dhe mundesite e rrjetit. Rrjeti ne vetvete sherben si rruget e komunikacionit. Permbajtja, kontenti, se cfare informacioni shkembehet, percaktohet nga palet e interesuara. Nese ka edhe servera, more power to all and everyone.
 
Top