CSS Mësimi 1: Prezantimi i CSS
CSS (ose nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një mekanizëm i thjeshtë për të shtuar stilim tek një faqe. Me stilim mund të nënkuptojmë ndryshimin e ngjyrës së një teksti, madhësinë e tij apo vendndodhjen. Mundësitë e bërjes së gjërave me CSS janë të shumta. Me pak fjalë CSS kontrollon mënyrën se si dokumentet tuaja paraqiten apo shfaqen në shfletuesit e ndryshëm.

E mira e CSS në ndryshim me stilimet në HTML është se në CSS ne mund të stilojm shumë elemente me të njëjtin stil. Nëse ne do kishim një dokument HTML të madh, atëher do na duhesh të modifikomin të gjitha taget, gjë që na merr shumë kohë. Një mundësi tjetër është edhe kombinimi i shumë CSS për stilimin e një dokumenti të vetëm.

- Pse të përdorim CSS?

Fitimi kryesor është se ne stilojmë faqen nga një dokument i jashtëm edhe nuk ndërhyjmë kurrë në dokumentin tonë kryesor. Ne me anë të një rrjeshti në CSS mund të stilojmë shumë gjëra në HTML. Avantazhi tjetër është cilësia e vet CSS që është po emri i saj “Cascading”. Pra të mundohemi të shpjegohemi. Në CSS ne vendosim disa vlera default për shumë tage në HTML edhe këto vlera trashëgohen për të gjitha ato lloj tagesh. Nëse ne duam të specifikojmë një prej këtyre tageve por në një vend të caktuar mund ta bëjmë shumë lehtë. Ndoshta do ju duken icik abstrakte fjalët por më vonë do e kuptoni më mirë duke u bazuar në shembuj.

Një tjetër plus për përdorimin e CSS është edhe fuqia e këtij mjeti në paraqitjen e faqeve. Nëse shikoni të njëjtin dokument në HTMl njiher të stiluar edhe herën tjetër të pastiluar do të vëreni një ndryshim si nata me ditën.

- Gjërat që ju nevojiten

Si fillim ju nevojitet një shfletues modern, pra versionet e fundit të Firefox, Internet Explorer, Opera, Safari apo Google Chrome. Jua lej juve zgjedhjen megjithëse un do ju këshilloja Firefox.

Gjëja e dyt që do ju duhet është një tekst editor i thjeshtë. Nuk duhet të përdorni në asnjë mënyrë word editor (psh Word i Microsoft) sepse ato janë programe jo të përshtatshme. Kur nisët kursin e HTML ju këshilluam të përdorni Notepadd++ gjë që ju këshillojmë edhe për këtë kurs. Më shumë informacione se ku mund ta gjeni edhe si ta instaloni në gjuhën shqipe mund ti gjeni këtu. Për përdoruesit e Mac ju këshilloj të përdorni Textwrangler që gjithashtu është falas.

Gjëja e fundit por jo më pak e rëndësishme për të ndjekur këtë kurs është se ju duhet të keni njohuritë bazë në XHTML. Nëse ju nuk i keni atëher ndiqni njiher e mbaroni kursin e HTML.

CSS Mësimi 1: Prezantimi i CSS është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.feniksi.com/?p=617