C'po ndodh me shkollen shqiptare?

beshbossi

Primus registratum
C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Besoj qe tani (ata qe jane ne shqiperi)eshte degjuar shume te flitet per problemet e arsimit shqiptar qe ka lidhje me kurset jashteshkollore!Eshte bere problem ne Top Channel,si problem qe po prish kompaktesine e po I humbet vlerat shkolles shqiptare.Nxenesit(me shume gjimnazistet)ankohen se detyrohen nga mesuesit e tyre te zhvillojne kurse pas mesimit.Kjo ne fakt ka shume pasoja.Keta mesues favorizojne ne max nxenesit e kursit dhe jo vetem lene pas dore por edhe u “nxjine jeten”(nje thenie kjo na nje nxenese ne nje intrviste ne tch)atyre qe s’pranojne te zhvillojne keto kurse.Sipas dispozitave normative mesuesi nuk lejohet te zhvilloje kurse ME NXENESIT E TIJ.E kjo ka arsyet e veta(lihet pas dore mesimi ne klase psh).Eshte vene re se kjo dispozite nuk zbatohet.Do doaj te jepnit mendimet tuaja per kete teme.Per sqarim te moderatoreve e kam hapur temen ketu sepse Parlamenti Rinor po merret me kete dukuri e mua do me interesonin edhe ankesa te nxenesve.
Ps:mendoj se ky presion nga mesuesit gjen vend nga rregulli I ri I vendosur vitin e kaluar per pranimin ne shkollat e larta,ai I mesatares!
Pss:mund te me shkruani ne pm ose ne angeldeviled@yahoo.com(angeldeviled@hotmail.com) per cdo ankese personale qe nuk doni ta beni publike!
 

Alanis

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Do ta printoj dhe do ta var te drejtoria kete. :smash:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Fillimisht postuar nga Mr. Love:
[qb] Do ta printoj dhe do ta var te drejtoria kete. :smash: [/qb]
jo printoje e vare te "zyra" qe te frymezohesh!
 

Alanis

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Fillimisht postuar nga angeldeviled:
[qb]
Fillimisht postuar nga Mr. Love:
[qb] Do ta printoj dhe do ta var te drejtoria kete. :smash: [/qb]
jo printoje e vare te "zyra" qe te frymezohesh! [/qb]
:confused: :confused: :confused: :shrug: :smash:
 

Diddy19

Su@mi
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Fillimisht postuar nga angeldeviled
Pss:mund te me shkruani ne pm ose ne angeldeviled@yahoo.com(angeldeviled@hotmail.com) per cdo ankese personale qe nuk doni ta beni publike!

Na e ler edhe numrin e telefonit....ndonjeri mund te te marre ne tel per ta diskutuar gojarisht kete punen e kurseve jashte ores se mesimit!Psh nese nuk do ta beje publik mendimin e tij ne AF
 

beshbossi

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Fillimisht postuar nga Su@mi:<br />[qb] Fillimisht postuar nga angeldeviled
Pss:mund te me shkruani ne pm ose ne angeldeviled@yahoo.com(angeldeviled@hotmail.com) per cdo ankese personale qe nuk doni ta beni publike!

Na e ler edhe numrin e telefonit....ndonjeri mund te te marre ne tel per ta diskutuar gojarisht kete punen e kurseve jashte ores se mesimit!Psh nese nuk do ta beje publik mendimin e tij ne AF [/qb]
epo nr i tel eshte pak si sekret e sidomos ta ve ketu ne af!por nese me te vertete ka nevoje per te le te me dergojne nje kerkese ata qe e duan e jua dergoj me pm!se per ju po mundohemi!!edhe per veten!!
 

hot

Hotgirl
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

se kuptoj kete tani..duhet te bejme edhe ne ankesat tona apo.. :confused:
pak me qarte ju lutemi :confused:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] se kuptoj kete tani..duhet te bejme edhe ne ankesat tona apo.. :confused:
pak me qarte ju lutemi :confused: [/qb]
tamam tamama ty s'kam c'te te bej se nuk je ne alb po me shume flas per ata qe jane ketu!!!!ankesa dua!!!!me fakte!!!!!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Problemi qendron diku tjeter. Mesuesit nuk kane kontrollin e mjaftueshem, si pasoje nuk i permbushin detyrimet e tyre si duhet qofte ndaj shkolles, qofte ndaj nxenesve. Klasat private nuk kane pse te behen problem per sa kohe mesuesit permbushin detyrimet ndaj nxenesve ne klase ashtu sic e kerkon sistemi arsimor. Se cfare bejne perjashte 8-oreshit te punes, nuk mund ti vesh para pergjegjesise. Eshte puna e tyre.

Cfare duhet te behet eshte kontroll, dhe kerkese pergjegjesie me e larte gjate punes se tyre ne shkolle. Vjen nje pike gjerat edhe nuk mund te kontrollohen, por varet nga ndershmeria dhe pergjegjesia e cilitdo mesues. Nuk mund te kontrollohen me gjerat me frike, nqs njerezit nuk vendosin te besojne ne vlera afatgjata ne sherbim te shoqerise dhe atdheut. Paraja pastaj eshte e lakmueshme nga te gjithe.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

E Hene, 15 Dhjetor 2003

42 % E MESUESVE, PA ARSIM PERKATES :eek: :eek: :eek:

Behet fjale per mesuesit qe japin mesim ne arsimin 8-te vjecar. Shifrat jane alarmante sipas statistikave te Ministrise se Arsimit. Thuhet se gjysma e mesuesve qe japin mesim ne shkollat 8-te vjecare jane me shkolle te mesme. Statistikat flasin per nje hifer te tille, nderkohe qe specialistet mundohen ta zbusin pak kete problem madhor. Justifikohen me faktin se keta mesues kane mbaruar shkollen e mesme pedagogjike. Sipas tyre ata e kane mbaruar nje shkolle, megjithese ajo nuk eshte e larte. "Kjo nuk ndodh ne shkollat e qyteteve kryesore, se ne Tirane nuk behet fjale. Dihet se ky fenomen ndodh me shpesh ne zonat e thella veriore ku mungesa e arsimtareve eshte e theksuar"- pohojne zyrtaret e Ministrise se Arsimit.

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=13531
 

Alanis

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Pyetje&gt;&gt;&gt;&gt;&gt; Po sikur fajin ta kete nxenesi???
 

crazy

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

mesuesit jane bere te uritur per leke,ndoshta edhe per faktin se me ate rroge qe marrin,nuk kane ca me be,por nxenesit ca te bejne kur ai te thote qe po s'erdhe ne kurs i ke keq punet.ndoshta ndonjeri e ka kaluar edhe mbi kurrizin e vete e une jam nje nga ata se me ngrinte ore per ore ne mesim e cdo gje qe une si nxenese nuk vinte mire e ne fund u detyrova vajta ne kurs qe rashe rehat se me ishte bere stres ajo lende e ai mesues.
 

drini@

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

1)Mesuesit shqiptar nuk po e bejne punen e tyre ashtu siç duhet dhe nuk po ja varin fare.
2)Ne shqiperi te gjithe qe po mbarojne shkollen e larte dhe po dalin mesues.
3)Ketu ku jam une (jam ne shkolle jashte shteti) mesuesit bejme perseritje mbasdite, dhe kjo gje nuk eshte e detyrueshme dhe nuk i paguajne por e bejne thjeshte per te ndihmuar ato qe kane nevoje. :book:
 

drini@

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

shkolla shqiptare po shkon drejte shkaterrimit dhe kjo gje po ndodh per fajin e mesuesve qe nuk po bejne punen e tyre ashtu siç duhet. Nxenesit vene ne shkolle pa libra, nuk mesojne kurre, mund te mungojne sa te duan, mund te fyejne mesuesit etj. dhe ne fund kalojne te gjithe, mbarojne shkollen e larte dhe dalin mesues pa ditur asgje. Kjo gje po e le shume mbrapa shtetin shqiptare pasi qe nje shtet te zhvillot duhet te kete njerez me shkolle gje kjo qe i mungon shqiperise. Ndersa per kurset qe mesuesit po zhvillojne me duket nje gje e mire por keto kurse duhet te jene pa pagim dhe te lire kush do te marre pjese mund te marri. Ketu ku jam ne shkolle une (jashte shteti) mesuesit zhvillojne kurse mbasdite dhe bejne perseritje mbi programin qe bejne ne klase dhe kete gje e bejne per ato qe kane nevoje dhe nuk arrijne qe te gjejne nje menyre per te mesuar vetem. Kete gje e bejne me shume kenaqesi dhe nuk marrin LEKE.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

po ata qe nuk marrin leke? Po ata qe duan te bejne punen e tyre dhe u thone:
"pse ti budalle je?!"
Po ata hipokritet qe vine dhe te thone te mbash drejtesi, dhe ne fund te vitit, thone "ma ki nje cik kujdes kete"?!
Po ate qe e hoqen se u "mbyll" vendi i punes ne qershor, dhe u hap ne shtator per nje pa asnje lloj specializimi qe sapo kishte mbaruar shkollen, nderkohe qe ai i pari eshte me phd amerikane dhe vazhdojne t'i thone se diploma e pare vlen me shume se ato pasuniversitare?
Po atyre qe ju thone beni doktoratura jashte, qe te lirohen vendet, qe kur zihen jane per jete dhe s'kane te bejne me aftesite?
Po ministri i arsimit, qe nuk eshte per asnje ne zyre, ne asnje moment te dites, gjate gjithe periudhes qe eshte minister?
Po... po... po...?!

Sistemi eshte i gjithi i kalbur dhe perpjekjet e dy kokrrave jane patetike! :cry:
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

UN personalisht jam pro mesimeve private.
1. Sepse lende si matematika, fizika, kimia jan te veshtira dhe nuk ka bir njeriu qe mund ti bej te gjitha ushtrimet vete.
2. Cte keqe ka nese ti kerkon ndihme nga nje mesues.

GJithashtu jam kondra atyre qe detyrojn nxenesit per mesime private por apsolutisht pro mesimeve private. Te mos qen per to, do i kisha enderruar 10tat ne gjimnaz me ata profesore qe kisha une. Mesime private ben gjith bota. Un kam vajtur per dreka e darka tek profesoret e mi ne universitet. GJithashtu me kan ndihmuar privatisht sa her kam patur nevoje. GJithmone me kerkesen time kuptohet.

gjith te mirat

-B
 

pippo

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

shpresoj per ty te mos kesh ngelur dhe pas darkes, ( nejse jashte teme) per mendimin im asnje pale nuk eshte pa faje ,si ne ç do fushe tjeter te jetes, per mendimin tim 70% te fajit e kan studentet e 30% profesoret . Thjesht per fakit qe mjafton te vezhgosh situaten shqipetare studentet nuk duan e as nuk provojne te studjone (pjesa me e madhe) mjafton te shikosh lokalet gjithe diten plot e do isha kurioz ne se nga ju di, se sa libra jane shitur vitin e fundit ne Shqiperi ????
besoj se do te shpjegonte me se me mire se sa e kerkojne dijen studentet shqipetare, eshte e kote te fshihen pas ketyre aspekteve.
 

kaci

Primus registratum
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

Sistemi shkollor i joni eshte shumeee i forte , shkollat shqiptare jan me te mira se se kto shkollat debile qe kan keta kendej , megjithate ka mungesi provimi te te berit te gjerave sic duhet , shiko rrushin rrushi e piqet , mesuseit shikojne eproret e tyre dhe qeverine , nxenesit shikojne mesuesit e tyre e keshtu ky zinxhir i gjate pjell sa me shume injorance si rezultat dhe nje shoqeri me nivel shume te ulet arsimi ...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: C'po ndodh me shkollen shqiptare?

ore po ti besh nje analize te gjate del se:
1-profesoret edhe kane faj edhe nuk kane per faktin se me ate page qe marrin s'besoj se u mjafton dhe ka nga ata qe mundohen edhe me kurse.nga ana tjeter duhet te jete nje sistem me i rrepte mesimi per faktin se profesori ka raste vjen dhe rri kot.pastaj jane ato raste qe profesori e shet provimin.

2-studentet kane dhe ata fajet e tyre sepse kur nuk kujtohen gjithe vitin dhe vijne ne fund dhe shohin qe provimin nuk e kane marre perfundojne ne menyrat tradicionale.

eshte edhe nje problem tjeter qe e kam pare krahasuar me cme kane zene syte ketu ne itali. mungojne librat.ketu botohen me qindra libra ne dite te cdo lloj teme qofte shkencore a sociale etj.dmth u jepet mundesi qe te mesojne me libra keshtu qe edhe nese nuk e ndjekin dot rrjedhen e leksioneve mund te mesojne me liber megjithse nuk eshte gjithmone njelloj si me degjuar profesorin.

te gjitha keto vijne nga nje organizim i keq i sistemit arsimor.
 
Top