CPALead çdo i dyti..fëmijë

Albforumi

Primus registratum
CPALead çdo i dyti..fëmijë

make-money-online.JPG

Teksa po ecja në lagje, më ndali një 11 vjeçar e më tha: “Ke account në CPALead ti? Sepse unë e kam hapur dhe kam bërë 20$. Jo keq për fillim hëë??”. Kjo sigurisht ishte një shaka, por nuk besoj se është shumë larg dhe kjo(shaka përsëri
icon_razz.gif
). E në fakt me anë të kësaj që thash më lartë kam paraqitur gjendjen aktuale në internet karshi CPALead.

Nejse, shumë persona që e kanë lexuar këtë titull ndoshta janë “prekur”, por nuk besoj se ata janë prekur më shumë nga titulli se sa unë nga disa fëmijë me plot kuptimin e fjalës. Ore, interesant tek ne Shqiptarët, njëri thotë se ka sukses me diç, sulen me qindra-mijëra persona pas tij. Dhe, më interesantja akoma, 80% janë -18 vjeç(unë për vete nuk punoj me CPALead, andaj nuk bëj pjesë në atë përqindëshin
icon_razz.gif

Kam xx rraste në msn, kur vijnë dhe bëjnë pyetjet më idiote nga të mundshmet. Si bëhen paratë në CPALead, si vijnë paratë, si “thehet” çeku, a mund të i marrin me bankë, a mund të i marrin në emër të prindit(pyetja e bërë më së shpeshti kjo), e shumë e shumë të tjera. Të gjitha përgjigjet për këto pyetje i kanë tek vet CPALeadi, veqse nëse i mungon njohja e gjuhës angleze. Nëse kjo e fundit është e vërtetë, unë nuk e di pse janë regjistruar në CPALead. Dhe, më e bukura e gjithë kësaj është se unë nuk mirrem me CPALead fare.

Disa herë kam dashur të bashkangjitem në këtë kompani, por kanë qenë disa shkaqe e arsye që nuk më kanë lejuar. Në momentin që të gjitha mundësitë i kam pasur gati, e pashë se jam “shumë vonë”. Vonë pasi ai çuni në lagje tashmë ma kishte bërë pyetjen
icon_smile.gif

Tashmë shumë fëmijë që njoh kanë bërë account në CPALead dhe siç po e shoh të ardhmen e tyre po e mendojnë në të. Vetëm se CPALead nuk është e sigurt fare. Sot është, nesër jo..

Dhe konkluzioni:

Shyqyr që përveç CPALead ka metoda tjera të Make Mone Online..
icon_smile.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=48

Top