C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

Lexoni kete artikull dhe komentojeni te gjithe sipas menyres suaj. Edhe une jam tifoze e terbuar por ky artikull me beri shume pershtypje dhe them se i jap te drejte atij qe e ka shkruar.

Peace

CHARTERI I NANOS, KOMBETARJA DHE KANTIERI DETAR


I kthyer ne Shqiperi per te qene prezent per shkak te vizites se Sekretarit te Mbrojtjes se SH.B.A-se, Kryeministri shqiptar ka fluturuar perseri dje per ne Zvicer. Ndersa ai kishte vendosur per te marre charterin per te fluturuar se bashku me kryekeshilltarin Isaku per ne Irlande, punonjesit e kantierit detar, te lodhur nga pritja e gjate, kishin vendosur te veteflijoheshin duke marre me vete edhe dokun lundrues. E thene shkurt punetoret me dokun per ne veteflijim dhe Nano me Isakun per qejf. Duke shkuar me tej, me kembe ne ajer kryeministri premtoi se do te dhuronte nga parate e shqiptareve afro 50 milion leke ne rast te nje fitoreje te mundshme te kombetares. Me kembe ne uje afro 220 punetore te Kantierit Detar do te synonin veteflijimin per nje vlere dy here me te madhe se ajo qe premtoi Nano per ekipin perfaqesues. Ceshtja nuk shtrohet nese pati apo jo te drejte Nano kur premtoi shumen ne fjale. Ceshtja nuk shtrohet as per te vene ne diskutim deshiren qe kemi per fitoren e ekipit tone dhe mbeshtetjen stimuluese qe duhet te japim si taksa pagues. Ceshtja ne te vertete shtrohet se ky lloj Kryeministri me veprimet dhe sjelljen e tij prodhon nje lloj ambienti qe nuk mund te shmange tensionet sociale.

Askush nuk e mban per jo te mencur z.Nano, sikurse te gjithe kane kuptuar se Kryeministri ka vendosur te mbetet ateist i bindur persa i takon dashurise per punen. Ketu e ka origjinen dhe mund te marre shpjegim edhe pikepyetja qe vertitet midis analisteve dhe politikaneve se perse Nano ne krye te qeverise prodhon vetem tensione sociale. Ky eshte nje vend ku institucionet nuk e kane kthyer aktivitetin e tyre ne rutine. Kjo do te thote qe per vete morine e problemeve, prezenca dhe nderhyrjet e kreut te qeverise jane te detyrueshme per te mos kthyer ne tensione, problematika nga me te ndryshmet. Batutat e mencura te Nanos jane te dobishme per te bere per te qeshur KPD-ne socialiste por nuk mjaftojne per te drejtuar nje shtet. Stilin aventuresk te drejtimit te tij mund ta perballoje vetem nje shoqeri me institucione te konsoliduara. Per Shqiperine kjo menyre e te punuarit qe Nano e quan qeverisje prodhon vetem tensione dhe krize. Per te gjithe eshte e qarte se nese Kryeministri merr parate e pese viteve te burgut te tij, te bere nen kujdesin e dhjetra shoqatave per te drejtat e njeriut, patjeter qe do te perballet me zemerimin e mijera te perndjekurve politike qe kerkojne te njejten gje dhe paten ne qeli perkujdesjen e gardianeve te diktatures. Per me tej, te shkosh jashte vendit ne cdo fund jave per pushime patjeter qe do perballesh me tensionin e mijera te papuneve qe gjate gjithe javes kane shpresuar per te gjetur pune. Nuk eshte e veshtire qe bazuar ne bemat e Nanos te vazhdosh dhe te rendisesh lehtesisht nje liste te gjate.

Por due mbajtur ne konsiderate qe institucionet nderkombetare kane luajtur nje rol paresor ne financimin dhe monitorimin e reformave ne Shqiperi eshte e rendesishme qe te evidentohet edhe marrdhenia paradoksale qe Nano po vendos me ta. Paradoksi i marrdhenieve te aktoreve nderkombetare me Nanon qendron ne faktin se rregullat e lojes nuk i vendos monitoruesi por i monitoruari. Nderkombetaret shtojne kritikat dhe Nano shton turizmat. Pra ata paguajne dhe kerkojne reforma dhe Nano ka vendosur te mos merret me to. Ne fund te fundit eshte e kuptueshme se aktoret nderkombetare do ta kene shume te veshtire qe te merren vesh me nje kryeminister qe ka degjeneruar deri ne ate fare feje sa eshte i detyruar te kthehet ne vendin e tij vetem kur VIP-at e politikes globale vizitojne Shqiperine.

Nga te gjtha sa pershkruam me lart duket qarte se Nano perfundimisht ka zgjedhur te mos heqe dore nga qejfet. Te shpresosh stabilitet me Fatos Nanon eshte njesoj sikur te perpiqesh qe ti japesh te pije nje deveje qe s'ka etje. Zgjedhjet lokale jane shpresa per ta lene Nanon te merret vetem me qejfet e tij.
 

Klinton

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

Tironse pershendetje
Titulli temes mendoj se duhej shkruar keshtu
<span style="font-weight: bold">Cfare ka bere Nano me qeverine e tij per Shqiperine dhe shqipetaret?</span>.
Jane plot gjashte vjet qeverisje dhe tanime ketyre qeveritareve u ka dale cdo gje per hundesh(flasim per te mirat materiale te tyre).
Para ca ditesh gazeta &quot;Korrieri&quot; beri evidentimin e levizjeve te Nanos ne Shqiperi dhe jashte saj.
Qe nga prilli i ketij viti deri me maj, Nano ka bredhur me shume jashte shtetit se brenda territorit shqipetar.
Flasim per nje evidence te perkohshme dhe gjithashtu flasim nderkohe per <span style="font-weight: bold">kryeministrin, drejtuesin e nje vendi nga i cili nje popull i tere pret</span>.
Shqiperia nuk ka bere hapa perpara pavaresisht se ndertohen tek tuk disa pallate per njerez te pasur dhe priten disa shirita perurimi per fillime punimesh dhe jo per mbarime punimesh.
Flitet gjithashtu se do behet ky projekt, ai projekt do ndertohet kjo rruge automobilistike etj etj por realiteti i sotshem nuk ka nevoje per koment.
Krymenistri shqiptar duket se nuk jeton me ne toke mirepo anetaret e qeverise se tij nuk mund te bejne gjithshka u thote kryeministri se fjala vjen po te vene edhe flatra, imagjinoni se ku do degdiseshin nga renia e rrufeshme e konsumimit te flatrave.
Nje popull eshte ne krize, drejtuesi nje qeverie shetit vende te ndryshme te botes duke treguar veten e tij egoist dhe pa ndonje plan afat shkurter per te ardhmen e Shqiperise.
Eksitohet patjeter kur takon Powell dhe Rumsfeld, ben deklarata obskurantiste, di menyren e nje mashtrimi te nje populli dhe ku e mbjell sot nuk e korr neser.
Kemi nevoje per hapesire por jo deri aty sa te na marre ere koka.
Jane me qindra mijera emigrante ne Greqi dhe kryetari i saj jo vetem qe nuk e ka ndermend te marre ndonje hap drejt legalizimit te tyre si ne gjithe Evropen dhe boten, perkundrazi gazeta &quot;Koha Jone&quot; e djeshme nxori ne shesh disa afera te zeza ndermjet dy partive,asaj shqiptare dhe asaj greke.
Me kujtohet nje shoku im para disa vitesh, i cili thoshte se qeveria e Simitisit i fitoi zgjedhjet me 1% deri 2% me shume se partia Karamanlisit, vetem ne saj te evgjiteve qe jetojne diku ne rrethinat e metropolit grek Athine.
Sot rradhen per ti zevendesuar evgjitet pa identitet e kane &quot;evgjitet&quot; shqiptare te cileve u ka ardhur maje te hundes Greqia.
Keta &quot;evgjite&quot; shqiptare qe do votojne ne te ardhmen per fitoren e Simitisit, gjate ketyre 6 viteve jo vetem qe nuk kane pasur perkrahjen e qeverise shqiptare por edhe sot kryemnistri shqiptar i nderuari Skenderbeu II, nuk ka ndermend te beje &quot;presion&quot; te qeveria per baba e Greqise.
Ata 500.000 gjysma te asimiluar me metoda te thjeshtezuara, pothuajse cdo dite jetojne me friken e largimit ose spastrimit te tyre nga Greqia.
Dikush ka frike se ndonje polic allagrek nevrikoset dhe i gris dokumentat, dikush tjeter ka shume frike te vije per pushime ne Shqiperi(rast per tu permendur viti i kaluar ku te gjithe e mbajme mend se si qeveria shqiptare bridhte rreth e qark botes dhe shtetasit e tyre qendronin ne Kakavije duke pritur me dite te tera kthimin ne Greqi atje ku ishin te legalizuar me certifikata dhe punesim) dikush tjeter e mallkon Shqiperine dhe e mohon se e te fundit ka gjetur krahe te ngrohte te jetoje ate vend, dikush tjeter e ka pernder qe eshte orthodoks dhe mallkon e shan myslimanet turq(shqiptaret e tij) por harron i ziu se eshte shqiptar dhe ata te tjeret jane gjaku i tij, dikush tjeter deshiron te behet prift i ndonje shoqerie greke, dikush tjeter mendon ndryshe, dikush e sheh te pamundur jetesen me ne Shqiperi dhe merzitet shume,dhe hallet e shqiptareve ne Greqi nuk kane te sosur.
Kryeministri yne i dashur shkon thuajse cdo jave ne Greqi dhe qofte nje here te vetme nuk ka takuar shqiptaret e tij emigrante ne kete shtet.
Po cfare te shkruajme per Nanon?
Votoi nje popull i tere per te dhe e genjeu
Eshte e vertete se populli shqiptar nuk eshte analfabet mirepo nuk eshte i kulturuar.
Te gjithe shqipetaret lexojne se cfare ben Nanua me kompani dhe qeveri, mirepo jane te pakulturuar dhe cfare u hyn nga njeri vesh u del nga veshi tjeter.
Pra nuk kuptojne, thjeshte e lexojne.
Nje popull mund te prese gjera te mira nga nje kryeminister i zgjuar dhe intelegjent i cili zgjedh edhe anetaret e kabinetit te tij ashtu sikur eshte vete, mirepo e verteta eshte ndryshe.
Kembet, asnjeri nga qeveritaret nuk i ka luajtur nga vendi per hallet dhe problemet e popullit.
Thjesht ky popull i pakulturuar po mesohet edhe keshtu duke kultivuar veset, zakonet e nje qeverie qe vjedh ne menyre te kulturuar.
Per Nanon kam dhe ka me shume verejtje se per Berishen sepse nga Nano pritet me shume, ndoshta viktime e propagandes se tij jam edhe une se perdreq ne shqiptaret genjehemi lehte por perseri perdreq populli thote me mire te na fuse me te lehte se me te rende(nenkuptoj Berishen me kete te fundit).
Ky popull me te lehte nuk fryhet, me te rende i dhemb dhe i del per hundesh, thjesht po arrij te dal edhe une ne konkluzionin se popullit &quot;vari teneqet&quot;.
Tani po mbushem me mend dhe arrij te kuptoj se sikur te isha ose te jem ne postin e kryeministrit
korrupsioni, kontrabanda, trafiqet etj duhen bere dhe perse jo, megjithese ketu ku jetoj nuk me ka rene ndonjehere rasti te shoh kryeministrin dhe qeverine e tij te akuzohet per te tilla gjera dhe ketu nuk predikohet ose kultivohet te masa popullore dhe shtresat e ndryshme te shoqerise, menyra e vjedhjes se pasurise se tjetrit sepse ne demokraci ajo eshte e shenjte.
&quot;Ja ketu para kompjuterit po qendroj dhe rastesisht po me lind ideja se si mund te behem nje njeri negativ me qellime te mbrapshta per shoqerine shqiptare dhe Shqiperine duke u mare me korrusion, kontrabande, trafiqe te ndryshme, biles do ti them qeverise se vendit ku jetoj te me shkolloje me dy a tre universtitet(fallse) dhe te rikthehem ne Shqiperi dhe te genjej nje popull te tere, te rifitoj postin e kryeministrit dhe ceshte me e rendesishmja, le ta drejtoje ky shtet i cili investoi per te arritur qellimin final, venjen time ne postin kryeministror.&quot;
Popullit dhe brezave qe vijne tu varim teneqet se ata viktime e kohes do te ngelen dhe nuk eshte e vertete se ishte, eshte dhe do te jete faji i qeverise dhe i shtetit.
President isha, kryeminister me befte Zoti.
God Bless me.
 

fjorent

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

Cdo popull ka qeverine qe meriton.
Eshte Nano qe perrallis Dushkun e fshataret me katarsin, eshte Berisha qe perrallis shqiptaret me idete e tij. Ka te tjere me te mire?
Prandaj mos qahemi, i meritojme keta politikane, se jemi popull qe demokracine e njeh si anarki.
 

Guest
Re: C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

mendoj:

Hajduteri, kafsheri, mafje, ç'nderim te Kombit dhe te çdo gjeje qe ka emrin dhe ere Shqiperi, denigrim i shoqerise perparimtare dhe ç'eshte me e keqja edukimi kafsheror i brezit te ri ku paraja dhe korrupsioni jane zgjidhja e vetme per te arrire ne jete.

@+
 

Emin3m

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nanon dhe qeverisjen e tij?

ahahaha, ky ishte shkrim shume i bukur, por me e marre vesh Nano, kemi me marre vesht, se cfare ka bere ky gazetar, gjate 12 vjeteve, nga nje fjali e Nanos. lol
Nano, kthehu ka vizitat, edhe leri qejfet, se te kerkon populli, ska lezet , boll tensione krijon.
Se te duan edhe per zgjedhjet , pa ty, ketu....nuk behet asgje. :rockband: Merr me vehte edhe keta &quot;frymurinjte&quot; dhe bjerini mire, sic dini ju me i ra per Zgjedhje.
 
Top