Clooney do të nderohet në Golden Globes

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
a9338dded058d81f1acb5513866b54fd.jpg



Aktori dhe regjisori amerikan, George Clooney, do të marrë çmimin e nderit në ceremoninë e Golden Globes që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Organizatorët e evenimenti deklaruan se 53-vjeçarit do t’i jepet çmimi “Cecil B DeMille” për angazhimin e tij si para ashtu edhe prapa skenës.


129e2bb93b4ced9d01140652ed61c85f.jpg


Organizatorët kanë njohur kontributin e Clooneyt dhe përpjekjet e tij për zhvillimin e industrisë së kinemasë në rang global. Ceremonia e çmimeve Golden Globes do të zhvillohet më 11 janar 2015.

cfc6953f89f0dafb88e39b0d342e2c7f.jpg


Ndër personazhet që më parë kanë marrë çmimin “DeMille”, që e ka marrë emrin nga producenti i famshëm i “Dhjetë Urdhëresave”, janë Martin Scorsese, Steven Spielberg dhe Robin Williams.
 
Top