Clooney:...... Bullock më 'josh' çdo natë

MeKaNiKu

Forumium maestatis



Pas suksesit me filmin "Gravity", mediat po përcjellin hap pas hapi Sandra Bullockin dhe George Clooneyn, duke pyetur nëse ata janë më shumë se miq. Ndërkaq, që të dy aktorët dhanë përgjigje qesharake rreth kësaj teme për mediat amerikane.

“George dhe unë njihemi që shumë kohë për të pasur diçka më shumë se miq. Ai është mjaft simpatik, i bukur, i zgjuar dhe i talentuar, por këto nuk janë të vetmet karakteristika që çdo grua i kërkon tek një mashkull”, tha aktorja duke buzëqeshur.

Ndërsa, Clooney tha se ekziston vetëm një mënyrë për ta qetësuar Bulllokun - dërgimi i një shishe tequila.
“Kam dëgjuar se nuk jam shumë joshës për të, por e vërteta është krejt ndryshe. Ajo më telefonon çdo natë për rreth tre orë, krejtësisht e dehur, për të më pyetur për ndonjë risi tek unë. Mënyra e vetme për ta qetësuar është dërgimi i një shishe tequila”, tha aktori 52-vjeçar.
 
Top