C'ka i mungon arsimit shqyptar?

manga

Primus registratum
C'ka i mungon arsimit shqyptar?

shumica e antarve t'albforumit jane studenta n'vende t'ndryshme t'botes...pse keni dale me studjue jashte? chka i mungon arsimit shqyptar? n'chfare niveli asht arsimi shqyptar?
 

Stina

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

Çka po ta merr mendja ty,pse studentet tane shkojne jashte shtetit per shkollim? psh.ti pse kishe shku te studjosh ne perendim
 

manga

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

une i kreva studimet n'prishtine, underground, neper podrume...tash, kur u hapen universitetet, prrofat e prishtines s'kane se chka me ba, sepse ju ka ike treni i shkences, kshtu qi s'kane pune tjeter, vechse me luejt koqe me studenta...ma merr mendja duhesh me e dite se sa keq asht me studjue n'kosove - pa fije perspektive...
jane dy shkaqe t'mdhaja qi i bajne t'rijt mos me studjue n'prishtine: pagesa e nalte nese gjejne pune; edhe, shkatrrimi total i sistemit arsimor (ku ke pa me u botue e me u shetite neper internet pytjet e provimit pranues n'psikollogji, perpara se me u majte provimi?)...
halli asht qysh me i ndrrue per t'mire gjanat...per qi t'rijte shqyptar e dojne msimin, kjo shihet lehte; ma merr mendja qi ka me qene konkurrence e hatashme n'kosove kur t'hapet universiteti amerikan...
 

manga

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

po due me pyt: a vetem une po e shoh ket mjerim t'shkolles shqype, apo me t'vertete asht gjendja e pashprese?
 

Stina

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

O Manga,në procesin arsimorë më duket se ka fillu "filtrimi" me kushte të vështira, e kush i përballon... pra, po ndahet shapi nga sheqeri.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

Nese flitet per arsimin e larte ne Kosove, i mungojne shume gjera.
Mire se me pare ishit 'underground' por problemi qendron ne faktin se edhe tani gjerat nuk kane ndryshuar shume dhe kur shikon njerez qe perpiqen si disa profesore miq te mi, ne vend qe te nxiten u vihen shkopa nen rrote.
E reja dhe pranimi i se rese eshte problemi!
Dhe ju qe keni 'mbaruar', gjasat jane qe jua kane dhene. ne vend qe ta merrni shkollen dhe te isha ne vend tuaj do e beja dhe njehere universitetin. Nuk do guxoja t'ju thosha te vini ne Shqiperi, pasi dhe atje puna eshte e cale ne shume raste, edhe pse me bindje te plote ju garantoj se ka profesore qe nuk luajne me koqe, por perpiqen te ndihmojne studentet, nje pjese e te cileve te perkedhelur e te dembelosur (per te mos folur per konceptet e gabuara qe kane per arsyet qe i shtyjne te ndjekin universitetin) ankohen se i vene ne pune!
Kaq per tani, vazhdojeni si te doni...
 

Archi

Forumium praecox
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

Fillimisht postuar nga manga:
[qb]shumica e antarve t'albforumit jane studenta n'vende t'ndryshme t'botes...pse keni dale me studjue jashte? chka i mungon arsimit shqyptar? n'chfare niveli asht arsimi shqyptar?[/qb]
-------------------------------------------------------------------------

Manga
une po perpiqem t´i pergjigjem pyetjes tende me tre pika kryesore, pse shqiptaret dalin jashte shtetit per te studiuar

-E para: gjate rregjimit komunist pavaresisht se vendi ishte i izoluar dhe programet arsimore ishin te mbingarkuar me ideologji komuniste dhe te reduktuara nga ana pedagogjike, kishte nje etje te madhe te studentave shqiptare per dije. Kete e ve re tek moshat 25 vjec e lart, te cilet kane nje formim te pergjithshem fantastik, gje qe i habit moshataret e tyre kudo ne bote. Por tani sheh me keqardhje qe brezi i tanishem (25 vjec e poshte) gjithmone me perjashtime kane formimin e nje cigareshitesi. Ndoshta me hapjen e kufijve ka humbur deshira per njohuri dhe dije. Ne shkollat tona nuk shkohet per mesim por deri ne klase te 10 sepse eshte me detyrim dhe me tutje per arsye te tjera. Fundi i fundit per te ngelur nuk ngel njeri, sepse per nje 5 paguan babi ose mami, sepse duhet ta dish qe ne Shqiperi edhe sistemi arsimor eshte i korruptuar.

- E dyta: Ka nga ata prinder intelektual qe sakrifikojne te ardhurat e tyre ne menyre qe femijet te mesojne ne nje universitet te huaj, sepse e dine qe universitetet ne Shqiperi jane kohe e humbur, sepse nuk vlejne per gje. Europa perendimore dhe USA nuk e njohin shkollen tone. Arsyet e mosnjohjes se shkolles sone jane te ndryshme, por me kryesoret jane: menyrat e dhenies se notes (me pagese) d.m.th. korrupsioni ne shkollat tona dhe programi i pamjaftueshem mesimor ne shkollat tona (teoria eshte komplet e palidhur me praktiken)

-E treta pse shqiptaret preferojne te studiojne ne shkollat e huaja eshte se shpresojne qe ne nje anetaresim te afert ose te larget te Shqiperise ne EU jane ata qe do te jene njerezit me te kualifikuar. Plus qe tani ka filluar diferencimi dhe me te drejte i atyre qe kane studjuar ne Europe dhe USA me ata qe studiojne ne Shqiperi.

Per ate se cfare i mungon arsimit shqiptar eshte per te ardhur keq qe reforma e arsimit eshte e kufizuar vetem ne rindertimin e disa shkollave. Po te shohesh Ministrine e Arsimit nuk besoj te kete ndonje ndryshim me Ministrine e Ndertimit.
Ajo qe i nevojitet arsimit shqiptar eshte nje sistem komplet i ri arsimor.
Per mendimin tim pa bere shume eksperimente sic jemi mesuar ne vite duhet te adaptojme sistemin europian arsimor, ne menyre qe te afrohemi drejt Europes.
 

manga

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

Fillimisht postuar nga faithless:
Komplet dakort me archi
besa, elaborimi lucid i archit m'fjeti n'hater edhe mue.
chashtja asht se qysh me e ba ate sistemin komplet t'ri arsimor? sa asht n'gjendje me e pertype sistemin evropian fmija shqyptar? sa jane n'gjendje me e transmetue ate gja msusit shqyptare? n'kosove, e besoj edhe n'shqiperi, msuesit sot syn zhvillojne noj metode t're msimdhanje - e, edhe nese dojne me e ba nji gja t'tille, at'here ata kane me perfundue n'disa praktika t'ojq-ve joprofesioniste. imixhi i msusit asht shume i keq - msusi nuk shihet si profesionist, por si rozafa e murosun n'kshtjelle, me nji gji e nji dore jashte: prej msusit pritet sakrifice, e jo profesionalizem. ma merr mendja qi rregullimi i ktij imixhi ka me qene nji prej hapave per permiresimin e cilsis s'arsimit. persa i perket planprogramit, ka dallime n'mes t'fmive t'evropes e shqypeve. shih psh televizionin: fmite shqyptar kalojne shume kohe prane televizionit, i cili me njifare forme i edukon ata per boten; kurse, fmija i evropes e ka kompjuterin privat, kurse televizioni asht ma pak i pranishem n'jeten e tij. kjo kish me u reflektue te msimi i gjuheve t'hueja n'shkolle. tjetra asht qi evropa i shkollon studentat tuj u bazue n'kerkesat ekonomike t'vendit, perderisa n'universitetet shqipe s'ka noj plan apo strategji se chka kerkohet prej ekonomise s'vendit.
keto dy vrojtime i ceka me t'marrne t'mendjes, sepse s'kam noj rezultat t'kerkimeve n'fushe t'arsimit - gja qi shume shpejt duhet me e ba ministrite e arsimit t'kosoves e shqiperise.
ps. jam tuj fole per arsimin n'gjuhen shqype, pamvarsisht shtetit.
 

manga

Primus registratum
Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?

ema, apet ke ba gabim me rastin e editimit t'postimit tam:
nuk shkruhet ç'ka, por çka!
nese une e shkruej chka, at'here rrespekto ket shkrim temin, sepse une me germen ch i baj rrespekt preng docit, e jo qi kam ardhe me zbulue shenja t'reja...
 
Top