Re: C'ka i mungon arsimit shqyptar?
Fillimisht postuar nga manga:
[qb]shumica e antarve t'albforumit jane studenta n'vende t'ndryshme t'botes...pse keni dale me studjue jashte? chka i mungon arsimit shqyptar? n'chfare niveli asht arsimi shqyptar?[/qb]
-------------------------------------------------------------------------
Manga
une po perpiqem t´i pergjigjem pyetjes tende me tre pika kryesore, pse shqiptaret dalin jashte shtetit per te studiuar
-E para: gjate rregjimit komunist pavaresisht se vendi ishte i izoluar dhe programet arsimore ishin te mbingarkuar me ideologji komuniste dhe te reduktuara nga ana pedagogjike, kishte nje etje te madhe te studentave shqiptare per dije. Kete e ve re tek moshat 25 vjec e lart, te cilet kane nje formim te pergjithshem fantastik, gje qe i habit moshataret e tyre kudo ne bote. Por tani sheh me keqardhje qe brezi i tanishem (25 vjec e poshte) gjithmone me perjashtime kane formimin e nje cigareshitesi. Ndoshta me hapjen e kufijve ka humbur deshira per njohuri dhe dije. Ne shkollat tona nuk shkohet per mesim por deri ne klase te 10 sepse eshte me detyrim dhe me tutje per arsye te tjera. Fundi i fundit per te ngelur nuk ngel njeri, sepse per nje 5 paguan babi ose mami, sepse duhet ta dish qe ne Shqiperi edhe sistemi arsimor eshte i korruptuar.
- E dyta: Ka nga ata prinder intelektual qe sakrifikojne te ardhurat e tyre ne menyre qe femijet te mesojne ne nje universitet te huaj, sepse e dine qe universitetet ne Shqiperi jane kohe e humbur, sepse nuk vlejne per gje. Europa perendimore dhe USA nuk e njohin shkollen tone. Arsyet e mosnjohjes se shkolles sone jane te ndryshme, por me kryesoret jane: menyrat e dhenies se notes (me pagese) d.m.th. korrupsioni ne shkollat tona dhe programi i pamjaftueshem mesimor ne shkollat tona (teoria eshte komplet e palidhur me praktiken)
-E treta pse shqiptaret preferojne te studiojne ne shkollat e huaja eshte se shpresojne qe ne nje anetaresim te afert ose te larget te Shqiperise ne EU jane ata qe do te jene njerezit me te kualifikuar. Plus qe tani ka filluar diferencimi dhe me te drejte i atyre qe kane studjuar ne Europe dhe USA me ata qe studiojne ne Shqiperi.
Per ate se cfare i mungon arsimit shqiptar eshte per te ardhur keq qe reforma e arsimit eshte e kufizuar vetem ne rindertimin e disa shkollave. Po te shohesh Ministrine e Arsimit nuk besoj te kete ndonje ndryshim me Ministrine e Ndertimit.
Ajo qe i nevojitet arsimit shqiptar eshte nje sistem komplet i ri arsimor.
Per mendimin tim pa bere shume eksperimente sic jemi mesuar ne vite duhet te adaptojme sistemin europian arsimor, ne menyre qe te afrohemi drejt Europes.