Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Sunday.

Primus registratum
Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Pershedetje miqte e mi!
Ne keto momente te veshtira qe po kalon vendi yne, me kriza politike nga nje ane, dhe me kriza themelore jetesore nga ana tjeter do te desha te dija, se kush eshte ai politikan qe po tregon maturi dhe zotesi ne gjithe ate turmen me krunde qe kane perfshire parlamentin shqiptar.
Une po e nis me mendimin tim personal. Per mua politikani me i ekuilibruar dhe me i afte eshte Fatmir Mediu, kryetari i Partise Republikane i cili ka qene gjithmone aktiv ne jeten politike jo per te treguar veten e tij por gjithmone per te gjetur zgjidhje.
Do desha te dija cilat jane mendimet tuaja...
 

regele

Forumium maestatis
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Cuditerisht, po te rri te mendoj dhe une jam dakord me ty! Fatmir Mediu dhe Sabri Godo jane te vetmit rober te ekuilibruar ne politiken shqiptare.
 

Sunday.

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Sabriu po e po. Ai nuk eshte dhelper sic thone te gjithe. Ai eshte babai i dhelpres, dmth me i thekur se gjithe keta qe dalin e hiqen si pleq te motshem. Ai ka nje folk te kendshem dhe i thote gjerat kaq te verteta sa kushdo gjen veten ne ato. Dhe Sabriu eshte nje parashikues perfekt, cdo gje qe thote neper intervista vertetohet me pas...
Kete ai ia ka "trasheguar" Mediut, i cili ka nje barre lezet kur del sepse gjithmone ka dicka per te thene
Thanks regele!
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Askush .. edhe nese perpiqet te jete dicka ... s'e lejojne "regullat" e eprorit te tyre.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Une mendoje se kjo teme nuk duhet tratohet me humor.

Fatmir Mediu dhe Godo nuk kane asnje ndryshim nga Xhuveli, Ceka...

Fatmir Mediu ne 1997 ka firmosur ne Vlore ne Komitin e Shpetimit kundra Berishes...po ashtu Godo ishte me shkatruesit e Shqiperise...

Mendimi im eshte si me poshte;

JANE SHTUAR QENTE

Ne rastin e fundit, eshte buce. Megi ja thone, kryetare e FRKLMN-se, ndaj kopeja e qeneve me ulerima dhe hungerima ja uruan mireseardhjen ne jete buces se vogel, krijeses se tyre. “Rrofte bucja“, ulerinin qente dhe asnje prej tyre s’do t’ja di per qetesine dhe hallin tone.
Qene jane, por pall ariu bejne ne Shqiperi dhe ne te kater anet e botes ku depozitojne gjakun, djersen, nderin, dinjitetin e grabitur te shqiptareve.
Dymbedhjete e nates eshte. Jam zgjuar. Nje kope qenesh poshte dritares time ulerijne, qajne, bertasin, kafshojne, hugerijne, lengojne. Nuk mund te fle. Eshte e pamundur. Potere e madhe. Dal ne dritare dhe shohe se dhe fqinjet e mi jane zgjuar dhe stresuar. Ka dhe te semure, pleq dhe femije por kopeja e qeneve nuk do t’ja dije.
Hap kompjuterin dhe ne internet kerkoje rreth mbarshtimit te qeneve. Kisha degjuar se koreanet kane ferma me ta. Asgje nuk mund te aplikohej ne specifiken shqiptare. Pi dy aspirina te qetesoje dhimbjen e kokes. Vesheve i ve pambuk dhe shtrihem. E pamundur... Hap televizorin dhe ndjeva si marrje mendsh kur pashe kopete e qeneve duke luftuar midis tyre ne godinen e parlamentit. Nderova stacion te shihja ndonje film. Llahtare... Personazhi kryesor perseri qen, por kete radhe nga prokuroria..., e keshtu me radhe kudondodhje qensh, para, mbrapa, anash, majtas djathtas, poshte, larte...
Jemi te rrethuar- thashe-duhet te dorezohemi, kur papritur degjoje nje krisme pushke, nje hungerime dhe me pas qetesi e plote.
Dal ne dritare. Nje antar i kopese se qeneve qe plasur ne toke dhe kullonte gjak. Kopeja qe larguar. Ishte fqinji im ai qe kish qelluar me nje arme nga ato te 1997-tes.
I drejtohem krevatit dhe neper mendjen time sillen kujtimet e atyre diteve te mbipopullimit qeneror kur per cdo qene te vrare 50 leke shperblim jepej nga bashkia.
...
Po me rendohen qepallat.
Naten e mire!

Petrit Kola
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

Dakort jam, Enver Hoxha i bie te jete politikani me i ekuilibruar. Kishte c'kishte ne politiken e tij ... eshte pune tjeter. Nese e sheh nga pikepamja e qendryeshmerise ai ishte vertet i ekuilibruar dhe nuk u lekund asnjehere.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

tani Topi do zere vendin e pare per ekuilibrim.nuk mund te thuhet qe te jesh politikan i "zoti" nese nuk je diplomat.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cili eshte politikani me i ekuilibruar ne Shqiperi

deatruk,

Edhe une ashtu mendoje, kollunat kane ekuliber te admirueshem.
 
Top