Cilat prioritete kanë rëndësi?
Ideja e lidhjes së individëve me subjektin vetëm për interes të ngushtë, do ta varfërojë skenën politike edhe më tej dhe do të humbë çfarëdo morali politik. Vetëm kur të kemi filluar të konkurrojmë me programe konkrete të cilat ofrojnë vlerë për të tjerët, të rinjtë do të jenë në gjendje të na dallojnë dhe vlerësojnë. Për momentin, vlera është çfarë shitet më së liri në tregun e politikës kosovare – çdo interes tjetër ka çmim më të lartë.

Bisedat dhe mendimet e studentëve të rinj më erdhën si muzikë në vesh në mëngjesin e së premtes. Në pyetjet e mia për mendimet e tyre lidhur me situatën politike në Kosovë dhe partitë politike kosovare, përgjigjet e tyre ishin shumë më kuptimplote se e një numri të konsiderueshëm të politikëbërësve aktualë, atyre më me përvojë në skenën politike dhe publike të Kosovës. Përgjigjet dallonin njëra prej tjetrës, por të gjitha ishin në spektrin e rezonit dhe moralit politik i cili, sikur të përfillej, do ta bënte Kosovën një vend shumë më të mirë se çështë sot.

Çfarë më thanë të rinjtë?

Një nga vështrimet ishte se partitë politike nuk dallojnë shumë prej njëra tjetrës në sytë e tyre dhe se nuk mund të tregojnë ideologjinë e djathë apo të majtë, se ideologjia përcaktohet me deklarata publike dhe kurrsesi me veprime apo politika konkrete. Të rinjtë kishin problem të më tregonin se cilat mund të ishin arsyet për përkrahje të njërit apo tjetrit subjekt politik.

Një i ri ndjehej i pasigurt me faktin se shoqëria filloi ta harrojë rastin Bllaca, i cili u zhduk prej syve të opinionit sikur të mos kishte ndodhur kurrë. Ky fakt ndjellte pasiguri dhe pesimizëm në sistemin e drejtësisë.
Prioritet i tyre ishte rritja e sigurisë dhe besimit në një të ardhme më të mirë. Emëruesi i përbashkët i bisedës ishte nevoja e madhe për punësim dhe bindja e përbashkët se nëse do ta përfundonin me sukses angazhimin e tyre akademik, tregu i punës do të ishte në gjendje ta absorbojë ofertën e tyre.

Në anën tjetër, skena politike u mbush me lajme nga shkrirjet, bashkimet, koalicionet dhe refuzimet e letrave partiake. Të bazuara në një parim të vetëm – si do të funksionojë matematika që nesër ta marrim pushtetin? Askush nga ata që synuan bashkimin, koalicionet apo që pranuan shkrirjen, nuk na ofruan material apo program në bazë të cilit i arritën marrëveshjet. Krejt çfarë u ofrua ishin emrat e njerëzve dhe bagazhi i njohur i tyre politik. Bile, disa prej këtyre emrave janë aq gjatë në politikë, sa që rrallëkush e di se me çfarë tjetër mund të merren në jetën e tyre përpos me politikë, dhe që nuk mund ti identifikojmë me asgjë tjetër pos me përvojë politike kosovare.

Ndryshe nga këto lëvizje në nivel të qendrës, në nivel lokal oferta për politikë banalizohet dhe shkon aq larg sa individëve iu ofrohet një paletë e tërë shërbimesh dhe produktesh, si dhe mjete të cilat në të shumtën e rasteve nuk i kanë siguruar në formë legale. Individët tash shëtisin prej partisë në parti duke kërkuar një ofertë e cila iu mundëson sigurimin e punës, pronës, apo në raste më banale – shërimin brenda apo jashtë vendit. Nëse kjo praktikë do të vazhdojë, së shpejti në vend të zgjedhjeve lokale apo qendrore, KQZ-ja mund të fillojë organizimin e panaireve politike, ku partitë do të hapin stenda në të cilat do të prezantojnë broshura dhe produkte promocionale për vizitorët.
Ideja e lidhjes së individëve me subjektin vetëm për interes të ngushtë, do ta varfërojë skenën politike edhe më tej dhe do të humbë çfarëdo morali politik. Nëse i kthehemi kërkesave parimore të të rinjve për krijim të identitetit të partisë, atëherë në një të ardhme të afërt vështirë se do të mund të jemi në gjendje ta bëjmë një dallim ideologjik, pasi që asnjë program nuk do të shkojë më larg se interesi personal. Në realitetin kosovar, arsyetohet në masë lidhja e individit për partinë shkaku i një interesi të ngushtë personal, pasi që ekonomia e vendit vështirë se mund të sigurojë mirëqenien apo ofrojë, punë, shtëpi apo shërim. Të gjitha shërbimet e ekonomisë së lirë të tregut janë politizuar, përfshirë edhe shërbimet sociale.

Por, kur mund tu ofrojmë të rinjve një siguri për një të ardhme më të qartë, apo mundësi veprimi në ekonominë e lirë të tregut? Kur mund të presim të kemi individë që lidhen për subjektin politik në bazë të programit, apo ideologjisë që ata e preferojnë? Sigurisht se pa një ekonomi të zhvilluar dhe pa ofrimin e mundësive të punësimit të cilat do të dilnin si kërkesë e tregut të lirë, partitë politike kosovare vetëm mund të tregtojnë me individë, me njëra-tjetrën, gjithmonë duke u bazuar në interes të ngushtë të individit, pa ndonjë vlerë të shtuar për shoqërinë në përgjithësi.

Mungesa e interesimit të plotë të partive për zhvillim të programit ekonomik dhe mungesa e plotë për krijim të politikave të qëndrueshme, nuk sjell asnjë risi substanciale në skenën politike kosovare. Ajo vetëm vë në pah urinë për pushtet dhe qeverisje me çdo kusht.

Risi nuk janë vetëm individët në subjekte politike – risi do të jenë programet konkrete për zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë. Këtë e duan të rinjtë, këtë e do populli i Kosovës. Këto duhet të jenë prioritetet e partive, shoqërisë civile dhe mediave. Mos ta neglizhojmë nevojën primare të popullatës sonë, nevojën për punë dhe mirëqenie. Pa një të tillë, nuk kemi vlerë si subjekte politike e aq më pak kanë vlerë partitë në pushtet, të cilat përveç se për vete, duhet të shtojnë edhe mirëqenien dhe pasurinë e qytetarëve.
Vetëm kur të kemi filluar të konkurrojmë me programe konkrete të cilat ofrojnë vlerë për të tjerët, të rinjtë do të jenë në gjendje të na dallojnë dhe vlerësojnë. Për momentin, vlera është çfarë shitet më së liri në tregun e politikës kosovare – çdo interes tjetër ka çmim më të lartë.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/?p=156