Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

*Plisi*

Primus registratum
Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

President, kthehu nga Kurani!

Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shqiptaret eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre

Arlinda Desku, Arianit Osmani

Besimtaret e fese islame ne Kosove, te marten, ende pa zbardhur mire drita, me nga nje sexhade ne krah, neper mjegull, jane nisur per ne xhamite me te aferta per te falur Fiter Bajramin. Ata qe nuk kane mundur te zene vend brenda xhamive, nuk i ka penguar aspak lageshtia e ajrit, te ftohtit e mengjesit dhe balta neper oborret e xhamive per te rene ne gjunj, sic e kerkon riti i tyre fetar. Pamje te tilla jane shenuar ne shume qytete dhe fshatra te Kosoves, diten kur eshte bere falja e namazit. Ne diten e Bajramit te Madh, sic quhet festa qe vjen pas 30 dite agjerimi te Ramazanit, muajit te madherueshem per muslimanet, gjithcka ka pushuar se funksionuari ne Kosove, perpos ndonje kafeterie aty-ketu. Gjate diteve te Ramazanit, ne oren 16:30, kur ne tavolinat e shtepive te besimtareve muslimane shtrohej iftari, kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, shnderrohej ne nje vend krejtesisht te qete. Shume prej pronareve ua vinin dryrin lokaleve te tyre, me perjashtim te furrave te bukes, te cilat nxirrnin pitalkat e nxehta per dreke. Per ata qe nervozohen me trafikun e sterngarkuar, kjo ishte nje kohe ideale, per shkak se rruget zbrazeshin ne mase te madhe.

Mbi nentedhjete per qind e popullates shqiptare te Kosoves, sic pohohet, i takon besimit islam, perfshire edhe vete Presidentin e vendit, Ibrahim Rugoven.

Zeqir Rrahmani, 70 vjec, i ardhur ne Prishtine, pas luftes, nga nje fshat i Llapit, kesaj radhe nuk i ka shijuar si te embla hurmat dhe bakllavane, per shkak se Presidenti nuk ua kishte uruar besimtareve muslimane Ramazanin. "Valla bre mixhe, jam preke fort pse Rugova nuk na e uroi Ramazanin. Diqysh si me na lane mas shpine. Ban vaki qe po lypim shume, ai i din punet ma mire se na. Nashta, bre mixhe, qashtu duhet me ja ba, sebep ketyne te hujve, vec apet s'po me doket sjellje me mende, nuk po na respekton sa duhet", thote ai, pasi ka mbaruar faljen e namazit ne oborrin e Xhamise se Madhe ne Prishtine, diten e Fiter Bajramit.

Lideret politike kosovare, si dhe perfaqesues te zyrave nderkombetare ne Prishtine, kane tubuar ne restorane te ndryshme udheheqesit e Bashkesise Islame te Kosoves dhe u kane shtruar atyre iftar per nder te muajit te Ramazanit. Ata, po ashtu, diten e Bajramit, kane shkuar ne lokalet e Bashkesise Islame per t'u uruar festen atyre.

Keshtu nuk ka vepruar Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. Besimtareve myslimane ai nuk ua ka uruar Ramazanin, nuk ka shtruar iftar, as nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame per diten e Bajramit. Ai eshte mjaftuar vetem me nje urim per Bajram, te cilin e kane transmetuar mediat.

Naim Ternava, kryetar i Bashkesise Islame te Kosoves, ka pritur qe ne mesin e lidereve tjere kosovare dhe nderkombetare te ishte edhe Presidenti i Kosoves. "Rugova nuk ka qene per vizite tek ne per Bajram, por na e ka uruar. Eshte problem i tij personal pse nuk ka ardhur. Natyrisht, eshte dashur te vije edhe ai. Rugova nuk e ka uruar Ramazanin, as nuk ka shtruar iftar. Sigurisht nuk ka pasur kohe. Por, shpresojme se Ramazanin qe vjen, te gjej kohe", thote ai per "Javen".

Muhamet Hamiti, zedhenes i Presidences, ndonese fillimisht pranoi te pergjigjej, lidhur me kete mungese, me vone ai ishte i padisponueshem ne telefonin e tij celular.

Gjergj Dedaj, kryetar i Partise Liberale te Kosoves, i cili i takon besimit katolik, e praktikon fene se ciles i perket, ndersa terheq verejtjen se kete duhet ta bejne te gjithe politikanet tjeret, pa marre parasysh se cilit besim i takojne. "Eshte bindje e tij personale. Nuk kam deshire te perzihem ne orientimin e tij shpirteror. Por, mendoj se Rugova duhej ta vizitonte Bashkesine Islame. Ne duhet te paraqitemi ashtu si jemi. Askush ne Kosove nuk mund te paraqitet me katolik se Papa", thote ai.

Besimtaret myslimane ne Kosove nuk e kane pritur mire mungesen e kujdesit te Presidentit te tyre per festat fetare. Atyre nuk u ka kaluar pa u verejtur ky detaj i fundit. Megjithate, Qemal Morina, dekan i Fakultetit te Studimeve Islame, konsideron se nuk eshte bere nami pse Rugova nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame, mjafton qe ai e ka uruar Bajramin. "Kjo nuk prish asgje. Nuk shohim tendenciozitet. Besoj se ka respekt. Ai na ka uruar. Iftar s'ka shtruar, por e ka shtruar Darken e Lames".

Rugova i quan muslimanet "Musla"

Hera e fundit kur Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, ka vizituar lokalet e Bashkesise Islame te Kosoves, sic mesohet, ka qene para dhjete vjetesh. Kjo ka ndodhur kur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, per shkaqe sigurie, kishte mbajtur nje nga kuvendet e saj ne medresene "Alaudin". Nderkohe, gjate gjithe karrieres se tij politike, ne paraqitjet e tij publike Ibrahim Rugova eshte munduar qe Kosoven ta paraqese si nje vend me simpati te vecanta ndaj katolicizmit. Fotografia e tij me Papa Gjon Palin II dhe sidomos kerkesa per ndertimin e Katedrales ne qender te Prishtines, kane kontribuuar qe ky imazh te perforcohet edhe me shume. Ka te tille qe mendojne se e tere kjo ka nje prapavije politike, duke pohuar se Rugova ndane friken me nje pjese te njerezve qe thone se Kosova duhet te rrije sa me larg muslimanizmit, meqe ajo eshte e varur nga Perendimi. Por, analisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, mendon se kjo politike nuk mund te qendroje. Ai thote se Rugova ka nje koncept te ngushte te politikes se tij, duke i shikuar gjerat vetem bardh dhe zi. "Kjo, ne fakt, s'eshte e arsyeshme. Skena politike ne bote eshte komplekse. Politikani vizionar nuk i adresohet vetem nje superfuqie, vetem nje adrese, por kerkon ta beje per vete edhe ate qe e konsideron "armik"... ", thote Maliqi.

Mirepo, njerez qe e njohin per se afermi Presidentin Rugova nxjerrin ne pah se, ne fakt, behet fjale per nje bindje te tij personale dhe orientim shpirteror kah krishterizmi. "Myslimane jemi, po, por vec te clirohemi nje here... ", citohet te kete thene Rugova kur ka ndodhur te kritikohet per qendrimin e tij indiferent ndaj muslimanizmit, gjate kohes se pushtimit serb. Por, preferencat e tij per katolicizmin kane vazhduar edhe pas perfundimit te luftes.

Gjergj Dedaj terheq verejtjen se Europa e di perkatesine fetare te popullit te Kosoves, prandaj nuk ka arsye per kamuflim. "Duhet te paraqitemi si jemi. Nuk mund t'i hyjme ne qejf Europes duke i shkelur vlerat tona, duke e shkelur vetveten. Bishterimet, ngjyrimet, nuk jane korrekte para te tjereve. Nuk mund t'i shesim mend ashtu Europes", thote ai. Nje nga karakteristikat thelbesore qe i eshte atribuar shqiptareve eshte indiferenca religjoze, shkruan historiani i njohur anglez Noel Malcolm ne punimin e tij "Mitet e Identitetit Kombetar Shqiptar: Disa elemente kyqe".

Pasi jep disa referenca te shume autoreve, te cilet multikonfesionalitetin e shqiptareve e shpjegojne me te qenit indiferent ndaj religjonit, Malcolm citon autorin shqiptar te fillimit te shekullit 20-te, Kostandin Cekrezi: "Muslimani shqiptar asnjehere nuk ka harruar...religjonin e tij te mehershem, shenjtoret e te cilit ai ende i kujton si psh, Shen Gjergjin...dhe Shen Dimitrin". Ky duket te jete edhe qendrimi i dr. Rugoves. Ai i rikthehet katolicizimit, jo ndoshta si besim, por si simbolike qe paraqet me mire shqiptarizmen. Pjeter Bogdani, me te cilin Rugova thote se eshte mahnitur (Vepra e Bogdanit) dhe e ka nje lloj idhulli personal, ka qene prift katolik, autor i vepres se pare te shkruar ne gjuhen shqipe (Ceta e Profeteve) dhe atdhetar i deshmuar ne lufte kunder turqve.

Por, sipas Malcolmit, kjo shkakton konfuzion.

Nese shqiptaret paskan qene kaq besnike ndaj krishterizmit, i cili ne nje kohe ishte besimi i tyre kombetar, atehere pse kaq shume shqiptare u kthyen ne Islam, pyet Malcolm.

Nje burim nga Presidenca e Kosoves, pohon se ne "Shtepine e Bardhe", ne Velani, feja islame eshte praktikuar ne nje mase vetem deri sa ishte gjalle nena e Presidentit, por jo me. "Prej vdekjes se saj, gjithcka ka perfunduar. Kurre me nuk eshte zier hallve per Naten e Madhe, nuk eshte bere bakllava per Bajram, as iftar e agjerim per Ramazan....Nderkaq, githcka qe ka lidhje me fene katolike, eshte prezente ne ate shtepi. Rugova e praktiton ate fe. Ai i feston Krishtlindjet dhe i dekoron dhomat per kete feste. Kumonat jane aty...", thote ky burim. Sipas po ketij burimi, Rugova asnjehere nuk ka organizuar ndonje manifestim qe ka lidhje me traditat e kulturen islame. "Ai, madje, muslimanet i therret "Musla", ne kuptimin pezhorativ te kesaj fjale", ben te ditur ky burim. Nje nga keshilltaret e Presidentit, Sali Cacaj, sic merret vesh, ka nderruar fene, nga musliman eshte bere katolik.

Hipokrizia e politikaneve kosovare

Ajo qe karakterizon skenen "politiko-fetare" ne Kosove eshte preferenca qe kane udheheqesit politike dhe te jetes shoqerore per te qene te pranishem ne Kishen Katolike ne Prishtine per Krishtlindje, ndersa mungojne paperjashtim ne faljen e namazit per Bajram. Kisha e Shen Ndout ne Ulpiane, cdo 24 dhjetor, rendet e para te uleseve i rezervon per udheheqes institucionesh, kryetare partish, deputete e VIP-a te tjere te shoqerise kosovare. Asnje prej udheheqesve kryesore politik te Kosoves nuk eshte pare te kete falur namazin e Bajramit te marten ne mengjes, ndonese, shumica prej tyre i perkasin besimit islam dhe ne nje menyre apo tjetren, e praktikojne ate ne shtepite e tyre.

Naim Ternava thote se Bashkesia Islame e Kosoves pret qe lideret politike, ata qe i takojne besimit islam, te jene edhe neper xhami. "Besoj se ne te ardhmen e afert ata do t'i pergjigjen edhe kesaj detyre dhe do te jemi se bashku edhe neper manifestime fetar", thote Ternava.

"Mire qe mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe"

Mosprania e politikaneve ne xhami, por jo edhe ne kishe, ne njefare menyre i ben ata te njeanshem, gje qe nuk u lejohet politikaneve ne demokracite e avansuara. Aq me shume kur, nje perfaqesues institucioni shpreh hapur kete, sic ben Presidenti, duke mbajtur fotografine e Papes ne hapesirat e asaj qe e quan Presidence, gjest ky qe nuk i pelqen fort shumices se besimtareve myslimane. "Mire qe e mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe", veren Zeqir Rrahmani, cili thote se prej qe e mban mend veten - ka agjeruar Ramazanin dhe ka fale namazin e Bajramit.

Ne fillimin e viteve '90-ta, Ibrahim Rugova kishte filluar ta ekspozoje foton e tij me Papa Gjon Palin II ne zyren e partise se tij, Lidhjes Demokratike te Kosoves, e cila ishte vendosur ne lokalet e Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves. Qysh atehere ai kishte marre kritikat e para. Ne shtetet moderne ka kohe qe feja eshte ndare nga politika. Ne Europe sekularizmi eshte bere shume heret dhe ka nisur si kerkese qe nga Humanizmi dhe Renesansa. Ne boten perendimore kjo ndarje eshte bere per shkak te nevojes se krijimit te nje shteti neutral. Njera fe e pranishme ne institucionet publike - mohon te drejten e feve tjera. Kjo, rendome, ka shkaktuar luftera fetare. Shteti modern eshte themeluar si shtet neutral ndaj feve. Hapesira shteterore i eshte lene njerezve qe meren me politike. Fese i eshte lene nje hapesire tjeter per aktivitetin e saj brenda shoqerise civile dhe sferes private.

Akademik Rexhep Qosja pohon se eshte e drejte e cdo qytetari, qe ne shtepine e tij private te shquaje fotografi te kujt deshiron ai, prandaj edhe te prijesve fetare, te Papes, te shenjtoreve e te tjereve, por kur kete e ben ne institucionet partiake, politike e shteterore, atehere e drejta e tij themelore kthehet ne propagande fetare, qe ne vendet demokratike nuk eshte e lejueshme. "Per shkak se feja eshte e ndare prej politikes dhe shtetit, ne vendet demokratike perendimore, as partite demokristiane nuk i shquajne ne zyrat e tyre partiake e shteterore fotografite e prijesve fetare, prandaj as te Papes a te shenjtoreve te ndryshem. Jofetaresia e politikes dhe e shtetit eshte obligim kushtetar".

Pse kryetari i LDK-se dhe i Kosoves Ibrahim Rugova mban fotografine e Papes dhe simbolet fetare ne presidencen e Kosoves nuk eshte shume e cuditshme per Qosjen. "E cuditshme eshte pse ende as perfaqesues te partive, as perfaqesues te institucioneve qeverisese vendore nuk ia terheqin verejtjen se ashtu cenon nje te arritur teper te rendesishme te qyteterimit e te demokracise: jofetaresine e politikes e te shtetit, se ashtu, me ne fund, mund te provokoje bashkekombesit e besimit mysliman", thote akademik Rexhep Qosja.

Pergjigja e dr. Rugoves, per te gjithe kritikuesit, ne vitet '90, kishte qene se foton e Papes e mban njesoj sic i mban fotografite e shkrimtareve shqiptare Fan Nolit dhe Naim Frasherit. Dallimi i vetem ishte se Papa ekspozohej para mediave, ndersa dy foto tjera ishin te vendosura ne vende me pak te dukshme.

"Nuk u kane keq qe Presidenti jone me u kthye najhere kah Kibla"! "Kible", sic shpjegon Kur'ani, i thuhet anes nga e cila orientohet dikush, e ketu eshte fjala per orientimin e atij qe falet, ndersa te gjithe muslimanet kane nje kible dhe te gjithe, kudo qe te gjenden, gjate lutjeve i kthehen asaj. Kur'ani thote se Zoti i dha per detyre Pejgamberit Ibrahim, qe te ndertoje Qaben, vend ne te cilin drejtim duhet te kthehen te gjithe besimtaret e drejte.

Ibrahimi ishte Pejgamber i dalluar, i cili sinqerisht iu dorezua Zotit. Ai i porositi pasardhesit e vet t'i permbahen vetem fese, te cilen zgjodhi Zoti, fese islame. Ashtu bene edhe pasardhesit e tij.

Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shiptaret e Kosoves po ashtu eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame ne Kosoves, se fundi, kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre.

Marre nga gazeta "Java", Prishtine
 

bengu

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

sju vjen turp ta quani pejgamber nje kryetar partie. o zot udhezoi kosovaret!!!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Po se une ja kam lan ket emer jo jo ket emer ja kan lan serbet kur kan qen pushtues ne kosove e per mei besue pleqt me shum e kan çpik ket emer kinse eshte pejgamber bile e thirrrshin hazreti ibrahimi ka te till qe edhe sot e thrrasin ket psikopat.
 

asim

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] Po se une ja kam lan ket emer jo jo ket emer ja kan lan serbet kur kan qen pushtues ne kosove e per mei besue pleqt me shum e kan çpik ket emer kinse eshte pejgamber bile e thirrrshin hazreti ibrahimi ka te till qe edhe sot e thrrasin ket psikopat. [/qb]
o zotni a po do qe presidenti juaj te bej politik me kuran ne dor apo duhet me pyet bin laden
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

gjegj jo per mua le te puth tan diten e naten ne byth papen e romes a more vesh a jo?
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

[*]jo per mua le te puth tan diten e naten ne byth papen e romes a more vesh a jo?
===============
Rrofsh o Plisi,se Ibrahimin ka shum qe e therrasin Hazret,por aj asht politikan i dekompozuar.Nje politikan qe ngallzit urrejtje nder-fetar,provokator,qe ka kthyer shtepin e tij ne Precidence me flamuj te vetshpikur,ne zyre te Vatikanit etj.Rugova ka mbetur vetem per me u quejt,deshtaku i pavlefshem i politikes shqiptare ne Kosove.Nje politikan qe ka nderruar fene,dhe ofendon fene e shumices se popullit te vet,nje politikan qe don te nderroj flamurin e nje kombi te tere;gjith kjo tregon fytyren e pamoralshme te tij.Fotografia e tij meriton me e cue ne WC,sikur te Saddamit.
Kombin dhe shtetin nuk e ben as feja e as flamuri,por njerezit.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Shqiptaret e Kosoves jane shume te ditur, te duruar dhe dine se cfare eshte me e mire per ta.
Nderhyrja e shqiptareve te Kosoves ne problemet e brendshme te presidentit te legjitimituar nga votat e popullit te Kosoves, do te thote as me shume e as me pak, demtim te ceshtjes shqiptare te Kosoves e cila pret pavaresine se shpejti.
Neqoftese do ti referohemi Kuranit ashtu sikur pretendojne teologet shqiptare te Kosoves, atehere perse ceshtja e Kosoves shtrohet ne Evrope dhe jo ne Konferencen Islamike ku edhe Shqiperia aderon.
Vetepermbajtja eshte mjeti me i mire qe zgjidh problemet themelore te nje populli sci eshte ai i popullit tone.
Akoma pa u fituar pavaresia e Kosoves, akoma pa marre ne dore kompetencat UMNIKU-t nga drejtuesit e qeverise se sotshme shqiptare te Kosoves, fillojme e hedhim vickla.
Populli ne Kosove duhet te merret me probleme te tjera, larg ketyre problemeve qe kerkojne ti hyjne pa kuptuar se demtojne veten e aq me shume destabilizojne situaten ne Kosoves.
Lereni Kuranin dhe Biblen dhe mendoni per Kosoven, mendoni per shqiptaret, mendoni per vuajtjet, perndjekjet, vrasjet, dhunimet , represionet, mendoni per gjuhen shqipe, te punoni e te shkolloheni.
Presidenti i Kosoves di se cfare ben, prandaj do te ishte me e arsyeshme te mos nderhyjme atje ku nuk na takon.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Je i madh Klinton lalo, je #1. Ti duhesh të merresh me politikë, ça humb kohën këtu në forum ku nuk dëgjojnë më shumë se 100 veta? :thumbsup: :wave:
 

asim

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] gjegj jo per mua le te puth tan diten e naten ne byth papen e romes a more vesh a jo? [/qb]
o plisi pa me thuaj kujt i perulen ne gjujn politikanet e medhej botror.i ulen papes apo shkojn ne mek edhe falen
 

Rimtaf

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

O Gjergji!

Se pari- Rugova nuk eshte politikan,se dyti-ai nuk eshte i madhe,se treti-ai nuk perfaqeson nje komb kristian,se katerti-ai perfaqeson kombin me tolerante e me joreligjioze ne bote.

Se pesti-AI PERFAQESON NJE KOMB QE KERKON IDENTITETIN E VET NE POLITIKEN BOTERORE,TANI SHTROHET PYETJA,SI DO TE SHPIJE RUGOVA NJE KOMB TE TERE ATJE,KUR AI PO LEKUNDET NE IDENTITETIN E TIJ PERSONAL?????

PS;MOS SHIKONI KISHA EXHAMIJA.........!
 

bengu

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Fillimisht postuar nga Rimtaf:
[qb] ai perfaqeson kombin me tolerante e me joreligjioze ne bote.
[/qb]
se pari, ka dallim ndermjet kombit dhe popullit...
se dyti, ku shihet ajo toleranca te shqiptaret (kosovaret)?!?!
se treti, mos ja fut per punen e religjionit, se nuk jemi aq poshte....

Pershendetje!
 

disku

UNI
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb] sju vjen turp ta quani pejgamber nje kryetar partie. o zot udhezoi kosovaret!!! [/qb]
Amin.
Un ne lidhje me rugoven jam prenoncuar long ago,,,ama te arrini deri aty sa ta shenjteroni...KULMI
Koken ne tepsi tja gostisni te gjith atyre familjeve qe dhan jete (citoj fisin jashari) per lirin e kosoves kur ky shtaze me veshje njeriu puqte duart me Milloshevicin..
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

President, kthehu nga Kurani!

:lol: :lol: :lol:
 

asim

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Fillimisht postuar nga Rimtaf:
[qb] O Gjergji!

Se pari- Rugova nuk eshte politikan,se dyti-ai nuk eshte i madhe,se treti-ai nuk perfaqeson nje komb kristian,se katerti-ai perfaqeson kombin me tolerante e me joreligjioze ne bote.

Se pesti-AI PERFAQESON NJE KOMB QE KERKON IDENTITETIN E VET NE POLITIKEN BOTERORE,TANI SHTROHET PYETJA,SI DO TE SHPIJE RUGOVA NJE KOMB TE TERE ATJE,KUR AI PO LEKUNDET NE IDENTITETIN E TIJ PERSONAL?????

PS;MOS SHIKONI KISHA EXHAMIJA.........! [/qb]
per mendimin tim rugova qe shkon dhe takon papen ne rom ben shum mir se papa eshte nje figur qe ka shum influenc ne politiken botrore dhe si itill mund te ndimoj shum me mendimin e tij ke te tjeret per ceshtjen e kosoves dhe te shqiptarve ne pergjithisi.sa politikan a eshte rugova un po te them se eshte politikani shqiptar me i repektuar dhe i mirseardhur ne kancelarit botrore dhe ne amerik.pa politiken e rugoves nuk do kishte nderhur natoja ne kosov.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Presidenti Rugova u prit në audiencë te Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i Dytë

Rugova pati takim edhe me Kardinalin Anxhelo Sodano, Sekretar i Shtetit të Vatikanit

Vatikan, 20 dhjetor - Sot (e shtunë), Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e priti në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Audienca, që zgjati rreth 20 minuta, ishte shumë e përzemërt.
Në fillim Presidenti Rugova e falënderoi Papa Gjon Palin II për beatifikimin e Nënës Tereze. Pastaj, Presidenti Rugova e njoftoi Atin e Shenjtë me progresin që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës. Presidenti kërkoi nga Ati i Shenjtë që që të lutet dhe të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II me përgatitjet që po bën Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.
Ati i Shenjtë e vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë dhe shprehu interesimin e tij për shumë çështje të zhvillimeve pozitive në Kosovë.
Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë e përmendi edhe Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, Heroin Kombëtar të shqiptarëve.
Presidenti Rugova ia uroi Papës Gjon Pali II Këshëndellat dhe Vitin e Ri, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Poashtu, edhe Ati i Shenjtë i uroi Presidentit të Kosovës Kërshëndellat dhe Vitin e Ri.
Në fund të audiencës, Presidenti Rugova i dhuroi disa dhurata Papës Gjon Pali II: Medalonin e Nënës Tereze, Medalonin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe kristale të çmueshme të Kosovës. Ndërkaq, Ati i Shenjtë i dhuroi Presidentit medalje papnore të punuara me rastin e 25-vjetorit të shërbimit të tij si Papë.
Pas audiencës tek Ati i Shenjtë, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugiva u prit nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia e Tij, Kardinal Anxhelo Sodano, me të cilin pati një bisedë të gjatë miqësore e përmbajtësore.
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Rugova nuk besoj se konverton se nuk ka nevoje(mos u frigoni), ai eshte i civilizuar dhe europian. Ai e din qe fete i takojne se kaluares(mesjetes) dhe se ai kur flet per fene flet per civilizimin.E din Rugova mire se kush mund ta beje Kosoven e pavarur.

Rugova eshte dr i shkencave dhe besoj qe ka lexuar dhe par shume.
Ai ka deshire qe Kosova te jet evropiane e jo afrikane.
Rrofte Kosova!
Shendet!
 

AskushiuS

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Po nuk deshet Rugoven kjo do te thote qe nuk doni as Kosoven!!!!!!!
Kurre nuk do beheni republike me keto mend!!!!!
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

ZHVARRIMI I LUGATIT DHE FATALIZMI KULTUROR?
(Shënim i “Rimëkëmbjes”; Po botojmë disa pjesë nga libri shumë interesant “Shtazania e një mashtrimi” botuar në vitin 1995 në Prishtinë, me autor Avdi Berisha. Ky libër që për idhulltarët e trashëgimisë së Pjetër Bogdanit, shrimet e qëndrimet e Ibrahim Rugovës, Rexhep Qosjes e Ismail Kadaresë mund të përbëjë një herezi. Por, lexuesit të etur të mëosjë diçka jashtë stereotipive të deritanishme i ofron një analizë të shkëlqyer nga këndvështrimi i “mendimit ndryshe”. Pjesët që po botojmë ndu ihmojën shuëm për të kuptuar më gjërë atë ptpblem që kemi paraqitur në numrin ekaluar të “rimëkëmbjes” për konvertimin fetar të Presidentit të Republikës së Kosovës)



(vijon nganurmi i kaluar)



Është e vërtetë se “civilizimi botëror i së ardhmes nuk mund të injorojë civilizimet nacionale”, siç thotë Rugova, ngase ai civilizim i përbashkët edhe duhet të përbëhet nga civilizimet parciale të popujve të ndryshëm, por jo kurrsesi në kuptimin e atij çelësi nacional ku çdo popull, doemos, do të afrojë diç nga kultura e tij.

Mund të ndodh që ndonjë popull të mos ketë asgjë përparimtare për të afruar, por edhe ai, nëse do, mund të afrohet në tryezën e përbashkët të civilizimit botëror. Duhet pasur mendjen se këtu fjala është për civilizime, për të arritura të vërteta kulturore dhe shkencore të shumë nacionaliteteve, që i konkurojnë njëri-tjetrit në dhënien e gjakut civilizimit të përgjithshëm botëror, e jo për civilizime të pacivilizuara, të rrejshme dhe bastarde.

Civilizimi botëror ka kuptim si shprehje dhe si qëllim vetëm nëse nga dy kultura të mira të nacionaliteteve të ndryshme, absorbon në vete kulturën e cila është më përparimtare dhe më e mirë, d.m.th, ajo kulturë plotëson një mori kriteresh të parashtruara që më parë, dhe atë në mundësinë më të madhe të kënaqshme që i lejojnë kushtet e shkallës së caktuar të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror të asaj shoqërie.

Kur është kështu, atëherë parashtrohet pyetja se ç’ka mund t’i japim ne civilizimit botëror? Vëllavrasjen! Kemi frikë se nuk e marrim dhe, besomëni se nuk gabojnë. Ata mendojnë të përparojnë e jo të zhduken. Trimërinë! A kemi mundësi që t’ua shesim bile trimërinë? Si duket edhe si qëndrojnë punët, as ajo nuk u është e panjohur: e kanë Aleksandrin, Hanibalin, Çezarin e shumë e shumë të tjerë.

Më kot ne çirremi se si Skëndërbeun se lind më nëna. Ata e pranojnë se ka qenë një ndër trimat botëror, por përrallat e Barletit nuk i shtinë në historiografinë botërore, kurse fakte të tjera se ka qenë dragua, na mungojnë. Edhe pse kultura jonë nuk na ka penguar, aq më parë ajo edhe na ka orientuar që tërë atë periudhë historike 25 vjeçare e cila qëndron brenda kapitujve të historiografisë sonë kombëtare, ta bazojmë në shkrimet e Barletit rrahagjoks, ata qeshën me ne dhe kthejnë kokën në anën tjetër. Jo, nuk jemi të gjithë të marrë. Pati dhe ka të vetëdijshëm të cilët cekën dhe cekin se përrallat nuk janë për të rriturit, por për fëmijët. Ishte Noli që na e tha dje, e na e tha edhe Trebeshina sot. Por..... kujt t’i thuhet?

Me ç’ka duhet të marrim turr, ne si popull, drejt civilizimit botëror? Ne e kemi, përveç trimërisë, kuptohet, edhe besën tonë të njohur ndër shekuj, fjalën e dhënë të shqiptarit të ndershëm dhe të sinqertë. Kjo është vërtet mirë, ngase më parë luan vendit mali sesa fjala e dhënë e shqiptarit.

Me besë nën sqetull, turr e në civilizimin botëror. Por, para se të nisemi duhet të rregullohemi pakëz. Për trimëri patëm Skëndërbeun. Po për besë? Kujt t’ia japim bajrakun për besën e mbajtur? Skëndërbeut nuk bën. Dihet se ai ishte besëthyes: së pari kur dezertoi nga ushtria turke, ai i kishte dhënë besën pashait turk se do t’ia falte jetën nëse i shkruan dokumentin me të cilin emërohej mbikqyrës i ri i tokave shqiptare, dhe me shpatë mbi kokë e priste nënshkrimin dhe posa e mori dokumentin, aty për aty e theu fjalën dhe e shkurtoi pashanë e mjerë, dhe së dyti, ai kishte thyer besën edhe ndaj sulltan Mehmetit të II dhe kishte shkelur armëpushimin e lidhur me të.

Është e vërtetë se ajo bota përparimtare me këmbëngulje e kishte bindur dhe e kishte shtyrë drejt besëthyerjes së dytë, dhe atë përmes Pal Engjëllit aq shumë të çmuar nga ne, të cilit sikur tepër i pëlqente premtimi për pozitën hierarkike të zëvendësit të Papës, me kusht që Skëndërbeu të bindej për të thyer armëpushimin. Por, ç’na duhet ajo e vërtetë kur sot, sipas kriteterve morale të së njëjtës botë, mbi shkëlqimin e lavdisë së Skëndërbeut figuron njolla e zezë e tradhëtisë dhe e besëthyerjes? Dhe, para se të më pyes mua dikush, e pyeti unë vetvetën: Si bëhet që t’a kemi heroin kombëtar aq të dobët si njëri besëthyes, kur ne prej amshimi e në amshim jemi rrahagjoks për besën e mbajtur?! Cilët jemi dhe kush dëshirojmë të jemi ne? A duhet që edhe më tutje të identifikohemi me heroin kombëtar, vërtet trim, por edhe besëthyes, apo me besën e mbajtur, nderin dhe krenarinë tonë të njohur dhe të pastër, por duke rrezikuar që të mbetemi pa hero kombëtar? Cila do të ishte më e arsyeshme për ne sot? A do të çmoheshim më shumë nga të tjerët si populli drejtë, besëmbajtës dhe i urtë, apo si popull i cili, qe, dikur paska pasur një trim i cili ka shkruar dhe, në saj të meritave të atij trimi duhet çmuar edhe ne sot? Asnjë fitore e para 500 vjetëve nuk na siguron respekt as nder sot, nëse ne vazhdojmë edhe më tutje të ngelim këtu ku edhe kemi sharruar.

Fitoret sot duhen kërkuar në kulturë dhe dituri, shkencë dhe përparim, e cila është e vërteta e vetme e pranuar dhe e respektuar nga të gjithë. Pra e vërteta e vetme e pranuar dhe e respektuar nga të gjithë. Pra e vërteta e vetme e pranuar dhe e respektuar nga të gjithë. Pra e vërteta duhet të jetë rruga e vetme e zhvillimit të një populli, cili do qoftë ai. Ne duhet të zgjedhim dhe të vendosim vetë, ngase askush nuk na e imponon asnjërën: ta mbajmë heroin kombëtar, duke e humbur të drejtën për krenari si besëmbajtës, krenari kjo e thjeshtë, por shumë kuptimplote e një mirësie dhe kulture të posaçme njerëzore, ç’ka njëherit do të kërkonte që heroin kombëtar ta zbresim për disa shkallë nga piedistali i ngritur pa meritë dhe mbulimi i tij me një perde të hollë sa mos t’i shkundet pluhuri i neveritshëm i besëthyerjes, të cilin e ngriti ai qysh para pesë shekujsh.

Ndryshe nuk ka mundësi, dhe nëse ne me kryeneçësi dëshirojmë që ta mbrojmë heroin tonë kombëtar, por duke mos lëshuar pe as sa i përket së drejtës në krenarinë e besnikut ndaj fjalës së dhënë, atëherë me të drejtë do të na quajnë popull hipokrit, ç’ka assesi nuk do të na pëlqente, e as që e meritojmë.

Ne duhet ta kemi një rrugë dhe ajo rrugë duhet të jetë rruga e së vërtetës. Sa më parë të vetëdijësohemi për këtë, aq më mirë do të jetë për ne. Se diçka ka pasur, se rrënja ekziston, e thellë dhe e vjetër, është më se e sigurtë. Por, e gjithë ajo nuk do të thotë se duhet të quhet kulturë, dhe barbarizmi ka qënë gjithnjë prapambeturi, e kurrnjëherë s’ka qënë kulturë.

Nëse e nisim nga rrënja dhe atë e quajmë kulturë dhe dalim drejtpërdrejtë në letërsi si shprehje e kulturës së një populli, dhe pastaj cekim sen kjo kulturë jona e vjetër së pari pa dritën në veprat e Barletit, shkruar latinisht “Rrethimi i Shkodrës” dhe Skëndërbeu”, që pastaj të vijë Buzuku, e më vonë dhe i “famshmi” Bogdan me “Çetën e profetëve” të shkruar shqip, për të cilën Rugova thotë se drejtpërdrejtë manifeston shpirtin e gjuhës dhe të kombit në një kohë, që është manifestim origjinal i shpirtit dhe i kulturës sonë në një kohë, atëherë ne i kemi thënë të gjitha.

Vetëm Zoti do të dijë se ç’ka do të mendojnë për kulturën dhe shpirtin origjinal tonin, meqënëse ne me dashje identifikohemi me një kulturë aq të poshtër dhe me një shpirt gënjeshtar të Bogdanit tonë, ata, të huajt, të cilët sinqerisht dëshirojnë që ta njohin këtë shpirt origjinal tonin, dhe fillojnë ta shfletojnë “Çetën e profetëve”, ku haset në falsifikime të pashëmbullta, fyerjet më të padrejta të të ndershmëve, gënjeshtrat dhe trillimet famoze të Bogdanit të pafytyrë?

Ndodh që ata të mos jenë analfabetë dhe të mos besojnë më as në sinqeritetin e dy gishtave tanë! Ndodh, ç’ka është mëse e sigurt, që ata gjërat t’i shikojnë pa i përdorur syzet tona, të cilat në edhe ashtu me dëshirë do t’ua kishim dhuruar. Demantoje ti pastaj pohimin tënd dhe dokumento se nuk shërbehesh gjithmonë me gënjeshtra, shpifje, mashtrim dhe falsifikim, kur për letërnjoftim të shpirtit tënd e tregon “Çetën e profetëve”!

Tregoje ti pastaj kulturën tënde dymijëvjeçare. Binde se je real, demokrat dhe humanist. Ata mund të të besojnë se ti je vërtet i tillë, por vetëm gjër në mundësinë e gënjeshtrës së re, ngase atij që gënjen, shpif, trillon dhe falsifikon, të gjithë ia lënë dhe ia kanë lënë denbabaden, shpirtin e të poshtrit, të cilit nuk i besohet , por i shtypet kryet dhe i zihet frymëmarrja!

Në rastin më të pavolitshëm, kur nuk mund t’i bëhen këto, bile i shkurtohen krahët që të mos fluturojë shëmtimi! Përse të jemi të shëmtuar dhe kush është ai i cili ka të drejtë të na paraqesë të tillë? Zoti këtë nuk e thotë, kurse veprat tona, si duket, e thonë mu këtë.

Kulturë mjeruese është kjo, nëse dikush ka aq vullnet që edhe mjerimin ta quajë kulturë. Fjala kulturë nuk nënkupton shkallë të caktuara të zhvillimit ideor dhe material të një populli, ku lëmohen me radhë mes vete dhe e mira edhe e keqja, por me nocionin kulturor zakonisht mendohet të shprehet vetëm e mira dhe përparimi konkret i atij populli në kohën e caktuar historike, qoftë si përparim mental apo material, e zakonisht që të dyja së bashku, ngase që të dyja varen dhe kushtëzohen me njëra-tjetrën.

Nëse është kështu, atëhere është për t’u habitur fakti se si është e mundur të thuhet kulturë e kësaj apo e asaj periudhe, dhe të mendohet në vetitë, doket, adetet dhe zakonet e mira fisnike, kurse të fillohet me numërimin e poshtërsive njëra pas tjetrës?

Flet për kulturë dhe atë e dëshmo me të keqen, thuajse ajo paraqet kulturë! Kjo do të thotë vetvetiu se për ty kulturë paraqet e keqja, dhe meqënëse të tjerat, të cilat tek ti nuk paraqesin kulturë janë nën këtë të keqe, ngase maksimumi i kulturës sate është e vetmja e keqe me të cilën edhe krenohesh, atëherë, ti u legjitimove.

Me këtë letërnjoftim në civilizimin botëror nuk mund ta gjejmë as birën e minit, e të mos flasim për komoditet. Me një shembull konkret do të shohim se sa e kemi gabim këtë konstatimin tonin.

Në veprën e tij “Vepra e Bogdanit”, Rugova cek se “në bazë të Kuvendit të trentit, të mbajtur më 1662, Vatikani kishte formuar institucionin Congratione Propaganda Fidae (Kongregacioni për përhapjen e Fesë), tendenca themelore e të cilit ishte përhapja e fesë së krishterë në kontinentet e zbuluara, kurse në Ballkan, ku proçesi i islamizmit kishte marrë fund në masë të madhe, organizonte klerin vendës i cili” thotë Rugova, “përkundër mospajtimit me Vatikanin, ishte dhe kontribuonte për një bashkëjetesë të popullsisë me besime të ndryshme, e në Kosovë edhe ndërmjet popujve dhe religjioneve”. Si? Me cilat fakte e justifikon Rugova këtë kontribut të klerit vendas për një bashkëjetesë?

A mos mendon Rugova se gjersa priftërinjtë katolikë kishin të drejtën e tyre për të predikuar besimin katolik dhe gjatë kryerjes së detyrës së tyre nuk provokoheshin me asgjë në atë drejtim, priftërinjtë e llojit të Bogdanit i kontribuonin bashkëjetesës ndërmjet popullsisë me besime të ndryshme me shpifje dhe ofendime ndaj profetit të besimit islamik dhe ndaj vetë islamizmit? Është e vërtetë se letra është e dënuar të mbajë çdo gjë, por megjithatë duhet pasur kujdes dhe mëshirë bile për aq sa ka mundësi të kursehet gënjeshtra.

“Të gjithë ata që janë marrë me jetën e Bogdanit”, thotë Rugova, “pohojnë se ai ishte me kulturë të gjerë dhe mjaft i informuar, kurse në raportet e ndryshme me pushtetet turke, ai e përdorte më shumë diplomacinë se forcën dhe se autoritetet turke dinte t’i shfrytëzonte për interesat e veta dhe të rendit të vet, ç’ka i mundësonte që vazhdimisht të ishte në qarkullim jo vetëm brenda arqipeshkvive të veta”.

Këtë e thotë Rugova, jo ne. Pra, liri e plotë veprimi. Me këtë liri në të vepruar, Bogdani lirisht predikonte krishterimin, kurse të “pa-feve” kjo nuk u pengonte. Kjo mirësjellje e atyre “të poshtërve” turq është për t’u habitur, por ç’ti bëhet se e vërteta ishte mu ashtu siç detyrohet që ta pranojë edhe Rugova.

Por, ata “të poshtrit”, në atë lirinë e dhënë Bogdanit, kishin harruar që ta inkorporojnë edhe të “drejtën” e tij që të shpifë të paqenat ndaj besimit të tyre islamik dhe profetit të tyre të ndershëm dhe kur vërejtën se Bogdani falë kulturës së tij të “pastër”, pas shpine, po fëlliqej me të pavërtetën e “Çetës së profetëve”, u prekën në sedër e shpirt dhe reaguan tmerrshëm. Ata ishin të gatshëm që kurdoherë të ulen mbi minder dhe t’i ballafaqojnë besimet e tyre me të vërteta, duke u flladitur me sherbet që s’ta trullon mendjen, por jo që edhe të ta punojnë pas shpine dhe të ta keqpërdorin mirësinë. Me një fjalë, të tradhëtojnë në stilin e besimtarit të “fortë”, i cili ishte dy herë doktor.

Meqënëse Radoniqi, i cili flet më së shumti për personalitetin e Bogdanit, shpesh shprehet në disfavor të tij, duke cekur se Bogdani ishte nervoz dhe frikacak, Rugova ngutet që të na e pikturojë pak si më trim Bogdanin tonë tribun dhe strehimet e tij tek i ungji Andre i arsyeton si strehime të nevojshme që të bënte libër. Mirë ka bërë këtu Rugova, ngase mos e thentë Zoti që dikush nesër të mendojë se edhe shqiptari mund të jetë frikacak.

Si përfundim mbi figurën intelektuale të Bogdanit, Rugova nxjerr konstatimin se ai ishte intelektual që përpiqej të pasuronte kulturën dhe po ashtu konstatonte se feja pa dije nuk mund të qëndrojë, por zhduket. Se si e pasuron Bogdani kulturën, fenë dhe dijen, lexuesi mund ta gjenë në “Çetën e profetëve”, por me kusht që me Rugovën të mos bisedojë gjë, e sidomos nëse i takon besimit mysliman, ngase Rugova e thotë edhe këtë: “E besojmë se figurën e intelektualit real jetësor e plotëson dhe e zmadhon edhe më, ajo që ka mbetur, vepra e tij”.

Pra, nga Rugova mund të kuptojmë se Bogdani qenka real, i vërtetë, i drejtë, gjë që sipas Rugovës na e dokumentuaka edhe vepra e tij. Ç’ka mund të thuhet tjetër këtu përveç, “Mashallah” Rugovës, i cili e ofendon të vërtetën dhe besimin shpirtëror të shumicës së popullit të vet!

Megjithatë, ne jemi të vetdijshëm se kur i ka thënë këto fjalë Rugova, ai gjërat i shikonte përmes prizmës dhe besimit të “shenjtë” komunist, i cili njeriun tonë e mbronte që as në ëmdërr të mos e shikonte demokracinë, natyrisht përveç asaj deklarative. Maja e ateizmit shpirtëror mundësonte që të shihej vetëm gjerësia e parajsës komuniste, e cila ishte shumë joshëse dhe premtuese.

Në prehërin e parajsës komuniste u përqyrravën dhe u rritën edhe shumë fëmijë të tjerë të jetës sonë të re, të çelnikosur me frymën e një besimi të fortë shpirtëror mbi farbardhësinë personale, që zgjati gjer në muzgun e parë të lëkundjeve tektonike të asaj parajse mjerimi për popullin e gjerë.

Atëherë çdo gjë mori dhenë: Shqipet e ngritura lart u plandosën fort dhe keq mbithepat e mashtrimit gjysëm shekullor dhe realiteti i zi filloi pa mëshirë të mblidhte tagren nga popullsia e pafajshme dhe e mjerë. Disa nga ato shqipet e “forta”, të mësuara me parajsë, e cila ishte vetëm për ta dhe e cila s’po premtonte më asgjë, u ngritën lart dhe u lëshuan vetëm në strofullat e veta të qyçeve nëpër metropolet botërore.

Sot disa puthen me krishterimin, duke na përshëndetur dhe dërguar këshilla vëllazërore për të cilat ne edhe ashtu nuk kemi nevojë, ngase kemi filluar që të puthemi me demokraci. Kështu mendojmë edhe të vazhdojmë, së paku bile edhe 2 mijë vjet. Për një popull të durueshëm siç jemi ne, edhe nuk është shumë. Gjatë kësaj kohe, ne qetësi dhe tërë otpimizmin do të vazhdojmë që të fitojmë kulturë nga mësimet e Bogdanit dhe të patriotëve të tjerë të “shkëlqesisë” shqiptare.

Ose, përse të mos e themi të vërtetën: Se kjo vepër nuk ka kurrfarë vlerë serioze por është një shëmtim kulturor i llojit të veçantë, e cila u refuzua edhe nga vetë Vatikani, siç na thotë Dh. S. Shuteriqi kur cekë se përkundër asaj që kishte kërkuar që vepra të përkthehej në italishte, Vatikani prapëseprapë nuk e vuri në shtyp dhe ajo mundi të botohej vetëm pas dhjetë vjetësh, jo në Romë, por në Padovë, me ndihmën e një meçenati?

Rugova e përshkruan shumë mirë miqësinë dhe dredhinë mashtruese me të cilën Bogdani arriti që ta bagëlojë këtë vepër, dhe bile sikur krenohet për këtë “sukses” të Bogdanit.

Megjithatë, kur Rugova fillon t’i numërojë emrat e njohur dhe të panjohur, nga tanët dhe të huajtë, dhe të interesimeve për këtë vepër në kohë të ndryshme, duke filluar që nga shek. XVII-XVIII, pastaj gjatë kohës së Rilindjes në shek. XIX, XX gjer në vitet dyzetë, si dhe në kohën bashkëkohore, ai e pranon se vlerësimet ishin kryesisht të nivelit përgjithësues historiografik dhe historik, kurse më pak kishin depërtuar në analizën konkrete të veprës.

Sot, meqënëse vepra është futur në programin e rregullt të shkollave të mesme, pritet që këtë depërtim në analizën konkrete të veprës ta bëjnë nxënësit shtalb, nëse më parënuk u thyhet vullneti për ta lexuar fare! Kjo nuk është siç di të thotë Rexhep Hoxha “dan e kurrkund”, por kjo është dan mbi shpirtin e njomë dhe të pastër të rinisë sonë.

Dan mbi vullnetin jetësor që në hapin e parë serioz, dhe mu atëherë kur shpirti kërkon hapësirë ekuilibrimi për pavarësinë e një jete, e cila vërtetë duhet të jetë përmbajtësore, e jo plot dyshim në vete të detyrohet që të kalojë tehut të shpatës së dyshimit, për t’u përplasur në përqafimin e jetës së hidhur dhe ireale.

Kur M. Harapi me rastin e ribotimit të pjesës së parë të librit të “Çetës” jep disa vërejtje, duke ia zënë për të madhe Bogdanit kontradiksionin e pohimit se gjerat kanë arsyeshmërinë e të qenit të vet në vetvete, dhe se Zoti krijon për të mos mbetur kot, për ta larguar vetminë e vet të brendëshme e të jashtme, e po ashtu kur Shpirti i Shenjtë identifikohet me shpirtin tokësor nga vargjet e Virgjilit, ku pranohet se rruzullimi, bota ka shpirt, si dhe aplikimi i Sibilave në vepër, të cilat ishin paganë dhe nuk kanë të bëjnë me teologjinë, Rugova e pranon se Harapi është njohës i mirë i teologjisë dhe nga pozicioni i tij vërejtet janë të vlefshme, por që në kryerreshtin e parë shtron pyetje se ç’ka do të thonë këto vërejtje, thuajse vetë nuk e ka të qartë, dhe fillon ta mbrojë Bogdanin si një dijetar dhe teolog me pikpamje më të lira, i cili me problemet e religjionit mirret filozofikisht, e nuk është predikues e as deklamues i të vërtetës teologjike me të vërtetën e filozofisë.

Kjo do të ishte e njëjtë sikur Rugova në vërejtjen e Harapit i cili e kishte zënë një hajn, veprën e të cilit po e vlerësojnë si punë të keqe dhe të ndyrë, me fjalinë e parë ta pranonte se Harapi e di se ç’ka do të thotë hajnia, por menjëherë pastaj edhe të parashtrojë pyetjen se ç’ka dëshiron të thotë Harapi me atë se ajo vepër është punë e keqe, kur hajni për të cilin është fjala është person me pikëpamje më të lira hajnie, i cili me hajni mirret në mënyrë profesionale dhe se ai nuk është deklamues e as propagandues i hajnisë, por është edhe si krijues më i gjerë i teorive mbi vjedhjet, i cili dëshiron që të tregojë atë lidhjen e fortë të përvetësimit me pa të drejtë dhe të kënaqësisë të cilën e ndjen ai me atë rast!

Në qoftë se fjalinë e Rugovës e përkëthejmë në gjuhën e kuptimit faktik të të shprehurit, atëherë na del se Bogdani si krijues më i gjerë i të vërtetës teologjike, të cilin Rugova e kupton fatmirësisht vetëm si bir dhe humanist të shekullit XVII, e jo edhe vetë bir Zoti, ngase qenka krijues më i gjerë i së vërtetës, ka të drejtë që në atë krijim të së vërtetës së tij bastarde të manipulojë, gënjejë, fyejë dhe falsifikojë!

Pra, paska të drejtë që ta fyejë edhe vetë të vërtetën në tentimin e tij që atë, të vërtetën, ta dokumentojë me të kundërtën e saj?! Kësaj vërtetë dikush edhe mund t’i thotë filozofi e hollë, gjersa të tjerët e quajnë vetëm poshtërsi të kundërt prej të parës!

Megjithatë, nuk është për t’u habitur përse Rugova i lejon dhe i pranon të gjitha këto, ngase ai shkruan edhe flet sa për të shkruar dhe sa për të folur, si në mbledhjet e dikurshme të Lidhjes sociale, ku minutazha e fjalimeve të diskutuesit ishte barametër i aftësive të tij shoqërore, e jo vetë kualiteti i diskutimit.

Aq i bën Rugovës për Bogdanin, kulturën, të vërtetën dhe Zotin, kur ai në Zotin nuk beson fare. Ishte ajo kohë, e mjerisht është edhe sot, kur njerëzit i besonin vetëm Zotit të doktoraturës.

“Atë që mesjeta e quante Zot, ne sot e quajmë fuqi të Natyrës”, thotë Rugova në veprën e tij, dhe vazhdon: “Fuqi Natyrore e kozmike në kuadër të së cilës vepron njeriu në natyrë, pra si qenie.... njeriu duke krijuar Zotin dhe Djallin deshi të arrijë te vetë njohja, të njohë në vete të mirën dhe të keqen, arsyen e mosarsyen, njerëzoren e jo njerëzoren, përmes ekranin të qiellit ku i kishte vendosur”.

Dhe pastaj, si çdo gjë që atëherë doemos duhej lidhur për mullarin e Marksit, Engelsit apo të Leninit (biri më i madh i popullit tonë ishte tabu, nuk përmendej), ai zgjedh mesin, pra Engelsin, dhe vazhdon: “Edhe Fridrih Engelsi shihte një pikë takimi midis kristianizmit elementar dhe lëvizjes moderne punëtore: edhe njeri edhe tjetri, kristeanizmi dhe socializmi punëtor, profetojnë çlirimin e shpejtë nga robëria dhe varfëria, por kristianizmi këtë çlirim e vendos në anën tjetër, pas vdekjes, në qiell: socializmi e vë në këtë botë, në transformimin e shoqërisë”.

Mrekulli! Pesëdhjetëvjetësha u çliruam me transformimin socialist në këtë botë, e tani ka mbetur ta provojmë vetëm çlirimin sipas recepturës së kristeanizmit në atë botë. Vetëm edhe një gjë sot nuk e kemi të qartë: në cilin zot mendonzotëri Rugova kur thotë: “Zoti na ndihmoftë”? Mendon ai me këtë rast në zotin natyrë të Engelsit apo në zotin e kristeanizmit, në zotin e çlirimit në këtë botë apo në zotin e çlirimit në atë botën tjetër, pas vdekjes, në qiell? Nëse mendon në qiell, pasi qe zotin natyrë tashmë e kemiprovuar pa sukses që të çlirohemi si nga robëria ashtu edhe nga varfëria, atëhere vajhalli më në dhe dhe me këtë botë. Siç thonë pesimistët: “i paskemi fshi hashuret”!

Por, nëse Rugova, nga nostalgjia e transformimit socialist, natyrisht, mendon në Zotin natyrë, atëhere ka diçka:në mos asgjë tjetër, bile shpresa e përsëritjes së filmit të njëjtë, me kuadro të njohura, të cilat luftojnë për çlirimkombëtar ku defilojnë bijtë dhe bijat më të mëdha të kombit dhe të popullit, të cilët, me të cilat, heroikisht e çlirojnë atdheun dhe veten dhe e robërojnë popullin e vet etj, etj, dhe në fund të arrihet përsëri aty ku edhe jemi: Në robëri!

Përkundër asaj që dikush mund të mendojë se neve na janë përzier penjtë, ngase Rugova si kritik i veprës së Bogdanit nuk na pëlqen fare, ne po ashtu ndjemë kënaqësi kur e pranojmë të vërtetën se i njëjti Rugovë është një letrar i vërtetë i aftë dhe i cili meriton respekt të pakontestuar në qoftë se nisemi nga spekti i vlerësimit dhe i kritikës së një shkrimi përsa i përket gjuhës. Ai me aftësinë e tij prej letrari është në gjëndje që t’i reflektojë dhe t’i bëjë të dukshme edhe grimcat më të padukshme të atomit gjuhësor.

Në analizën e tij të veprës së Bogdanit, ai mjeshtërisht e analizon nga të gjitha aspektet prutonin dhe neutronin e atomit gjuhësor, por kur ndeshet në elektronin negativ të filozofisë polemizuese të Bogdanit, ai dëshiron që edhe atë ta shndërrojë në në neutron, as plus e as minus. Kjo ishte për t’u kuptuar vetëm si një tendencë e tij për t’i pajtuar kundërshtitë, po të mos harrohej dhe të njëjtin elektron, të cilit Bogdani i ka vënë shenjën e plusit të prutonit, ta pranonte e aq më tepër edhe ta mbrojë, si teori të vërtetë dhe me vend.

Ne e kuptojmë dhe e pranojmë se edhe Rugova është prej mishit dhe prej gjakut dhe se krimbat e patriotizmit të tepruar që mund t’i enden nëpër gjak ia kanë turbulluar mendjen dhe ai ka filluar që gjerat t’i shikoj vetëm me zemër, e jo edhe me mendje, kurse filozofi polak Leshek Kolakovski shumë bukur e thotë se armiku kryesor i mendjes është zemra. Ndoshta Kolakovski edhe nuk e ka me vend, por ne jemi plotësisht të gatshëm që ta pranojmë këtë të vërtetë, të cilën na e thotë ai. Duam të themi:

Meqënëse një shkrim bëhet me qëllim të caktuar e jo vetëm sa për të radhitur germa dhe fjalë, pra përmes tij dëshirohet të na thuhet diç, të pasqyrohet një gjë, të tregohet një e vërtetë, e bile edhe ndoshta të fshehet ajo e vërtetë, por gjithsesi një qëllim dhe një porosi duhet të ekzistojë, atëhere duhet edhe të kihet kujdes për atë qëllim dhe atë porosi.

Natyrisht se qëllimi-porosia mund të jetë i mirë, i drejtë dhe dobiprurës, por mund të jetë edhe e kundërta. Ai qëllim mund të jetë i padrejtë, jo i mirë dhe i dëmshëm për shoqërinë e ardhshme, edhe pse arsyeja fillestare nuk e ka vlerësuar si të tillë, por përkundrazi, e ka vlerësuar si dobiprurës dhe diç shumë me vend dhe të nevojshëm. Shkurt: Qëllimi i mirë mund të dalë si i keq dhe qëllimi i keq mund të dalë si i mirë, varësisht nga aftësia e vlerësimit dhe pozita e vështrimit. Nëse pozita e kundrimit është e gabueshme, atëhere edhe vlerësimi do të jetë patjetër i gabuar. Nuk na ethotë mendja se mund të ketë qëllim të mirë ai i cili fillon të na gënjejë, mashtrojë dhe falsikojë.

Nuk bën t’i besojmë qëllimit të mirë të një bixhozxhiu, i cili në bazë të aftësive të tij, të themi gjeniale, na e përshkruan në një libër, me përpikmëri dhe në detale funksionimin e organeve të njeriut, si dhe të gjymtyrëve të tij, lëvizjet e gishtrinjve të dorës, syve etj, gjatë lojës së bixhozit. Ai mund të administrojë edhe shumë anatomistë të tjerë, por mësimet e tij mbi sjelljet dhe ndjenjat e njerit gjatë lojës pranë tavolinës së bixhozit, sado të përpikta dhe të sakta që të jenë, nuk do t’u preferoheshin studentëve të mjekësisë.

Ato përshkrime famoze të të rrahurit të zemrës, qarkullimit të gjakut, temperatyrës trupore të ngritur, dridhjeve të gishtrinjve etj, të cilat jipen përmes shembullitkonkret të përshkrimit të njerëzve pranë tavolinës dhe gjendjes së tyre shpirtërore, ku nga shuma të mëdha të deponuara dhe mundësia e humbjes apo edhe e fitimit, të gjitha shqisat e lojtarëve janë shumfish të zgjuara, nuk janë asgjë tjetër përveç një propogandim dhe mësim mbi lojën e bixhozit. Kjo lojë edhe pse nuk është e mirë, dikujt mund t’i pëlqejë. Dikush jetën dhe ardhmëninë e kupton dhe e mendon asisoj. Ajo le të jetë punë e tyre. Por, në atë moment kur përshkruasi fillon t’i fyejë dhe ofendojë të gjitha ata të cilët nuk e don dhe nuk e luajnë atë lojë bixhozi, atëhere ai i pafytyrë i ka tejkaluar kompetencat dhe të drejtën e tij në të cilën askush nuk i është ngatërruar.

Detyrë e kritikut këtu kishte kishte për të qënë që, duke e analizuar veprën, bile ta thotë haptazi se të gjitha ata të cilët nuk lozin bixhozin, nuk do të thotë se janë të poshtër dhe pisa. Fëmijës të cilit dëshirojmë t’ia mësojmë numrat dhe e sjellim pranë një tavoline të tillë, ne vërtet do të kemi mundësi t’ia mësojmë matematikën e ulë, por edhe që ta ngrisim një bixhozxhi të ri, i cili më vonëdo ta urrejë tërë botën jobixhoze.

Linguisti pranë një tavoline të tillë kishte për të siguruar material për disa doktorate, por parashtrohet pyetja se sa mund ta përdorë atë material për qëllimin e edukimit të brezave?

Rugova vërtet di të thotë dhe çka thotë. Por gjersa ai di ta thotë, në anën tjetër nuk e thotë. Përse? Përse ai kur flet për kundërshtimin e Bogdanit ndaj shpjegimeve të “islamizmit”, të cilin kundërshtim e quan shkencor, ai thotë: “ Me këtë vërtetohet e dhëna se ai kishte mjaft të fortë kultin e dijes. Kështu, kur flet për disa fenomene natyrore në ligjeratën V të shkallës I-rë, konkretisht për zënien e Diellit, e mohon shpjegimin islamik, (turk) siç thotë ai, se Diellin e zë dragoi, prandaj i humbet drita”?

A është e mundur që Rugova mos ta ketë ditur se islamizmi shkencor nuk e kishtë thënë kurrë një marri të tillë? Si do të reagonte Rugova po qe se dikush e sulmon se nuk është e vërtetë, siç kinse na paska pas thënë Rugova, se ne shqiptarët nuk e kemi prejardhjen nga populli ilir!, kur mu nga ata rrjedhim? Sot pothuajse çdo shqiptar do ta përkrahte të vërtetën se ne rrjedhim nga ilirët dhe pa e vërtetuar qëndrimin e Rugovës në lidhje me këtë temë, do ta fajësonin Rugovën për trillim. Sa është fajtorë me këtë rast Rugova?! Ne mendojmë se ai nuk do të ishte aspak fajtor dhe gabimi do të jetë i atyre të cilët pa i vërtetuar gjërat i besojnë një sharlatani dhe e sulmojnë njeriun e pafajshëm.

Po ashtu edhe Rugova, duke e përkrahur të vërtetën e Bogdanit dhe duke i besuar atij në çdo pikë dhe presje, i lë mundësinë që ai të trillojë të pavërteta për kundërshtarin, me çka, edhe pse pa vetëdije, edhe vetë barazohet me të në trillim. Në fjalinë e Rugovës nuk e kemi vetëm përshkrimin e mendimit, gjegjësisht të trillimit bogdanian, por edhe pranimin për të vërtetë të asaj të pavërtetë. Gjegjësisht, jo e pavërtetë e cila kinse na qënka thënë nga islamizmi, por e pavërtetë të cilën islamizmi nuk e kishte thënë kurrë.

Edhe Bogdani i “madh”, i cili paska pas ditur shumë gjuhë dhe kishte njohuri të mëdha, me siguri e ka ditur se islamizmi burimor dhe ai shkencor nuk kishte qenë dhe as që ishte shkencë përrallash, por problemi nuk qëndron në atë se çka thotë islamizmi. Problemi, sipas botëkuptimit bogdanian, qëndron në atë se islamizmi për të është armik dhe ai assesi nuk bën të disponojë me të vërtetën. Kjo, sipas mendimit të Bogdanit, nënkupton që armikut bën edhe t’i mvishen të “Vërteta” në mënyrë që kurdoqoftë të mund të dëshmohen si qëndrime jo të drejta dhe jo shkencore. Me një fjalë, të dëshmohen si të pavërteta.

Ishte viti 1543, kur Koperniku shtatëdhjetëvjeçar, edhe pse teorinë e kishte përpunuar qysh para moshës dyzetvjeçare, për çka kishtë bërë edhe skicat matematikore, mori guximin që të publikojë përshkrimin e vet matematikor të gjithësisë me titullin “ De revolutionibus orbium coelestium” (Revolucioni i trupave qiellorë), duke treguar përbërjen e veçantë të trupave të cilët rrotullohen rreth Diellit, gjersa dija që po përfaqësonte “shkencëtari”, teologu dhe filozofi ynë ende po përkrahte sistemin e grekut nga Levanti, Ptolemeut, për mbrojtjen e të cilit sistem pa mëshirë po i dënonte heretikët si Koperniku, Galileu, Gj.Bruno etj.

Nuk e cekëm me pahir vitin 1543, kur heretiku Kopernik e kishte thënë të vërtetën e tij dhe kishte marrë “shpërblimin” nga kisha katolike, ngase nga ky vit e gjer më 1685, kur doli “Çeta” e Bogdanit nga shtypi, lexuesi mund ta vlerësojë atë interval të të arriturave “shkencore” të së vërtetës së përgjithshme bogdaniane, për të cilin toka ishte mesi i gjithësisë. Krishti ishte Bir Zoti dhe Zot vetë, kurse Muhameti, ai “bari i deveve dhe pelave”, ishte një renacak i cili e kishte përbuzur “fenë e vërtetë”.

Ajo që vërehet në fund e krye në veprën e Bogdanit është dëshira e tij e flakët që me çdo kusht të dalë fitues, të mund armikun me “shkencë”, teologji dhe filozofi, apo edhe me ndihmën e djallit vetë, atëherë kur “shkenca” e tij është e tejdukshme dhe lëshon erën e blozës shkrumuese. Kështu, ai fillon të falsifikojë thënie nga profetë të ndryshëm, të inskenojë biseda dhe thëniet e botëkuptimet pagane t’ia lërë në duar, si fëmijën kopil, islamizmit të vërtetë. Hajde Bogdani, por përse Rugova?

Se nuk i është e njohur kjo e vërtetë islamike Rugovës nuk mund të bindemi, kurse me të drejtën e tij që të ketë pikëpamje ateiste, pra të mos besojë fare në zot, ne as që duam të ngatërrohemi. Ajo është e drejtë e çdokujt, e edhe e Rugovës. Megjithatë, kjo tolerancë e zemërgjerësisë islamike nuk nënkupton edhe të drejtën e shpifjeve të të paqënave, të cilat duhet dhe lejohen t’i mvishen islamizmit!

Për të qënë marria edhe më e madhe, në të njëjtën faqe ku e përmend zënien e Diellit, Rugova vazhdon ta mbrojë sjelljen vandale dhe skandaloze të njeriut të cilin e quan shkencëtar, me këto fjalë: “Në fushën e polemikës del për faqe mjaft mirë edhe temperamenti i Bogdanit si polemist. Kjo vërehet, por argumenti që sjell, sidomos në intonacionin stilistik të pjesëve ku polemizon, sa që kufizon me fanatizmin e polemistit në përgjithësi, por duhet të shtojmë, marrë nga pikëpamja e tij, gjithnjë është në nivel të diskutimit polemik dhe, temperamenti i tij të bën ta respektosh, sepse i njeh gjërat në thelbësi”.

Pra, Rugova e pranon se Bogdani i njohka gjërat në thelbësi dhe pallavrat e tij ndaj islamizmit u dashka të kuptohen si të vërteta! Kështu shkruan ai, dhe kështu rezonon ai. Gjepura! Bile edhe u dashka respektuar temperamenti i tij. Temperamenti i përkufizuar, -mbajeni mend,- me margjinën e poshtërsisë, u dashka respektuar, sipas zotëri Rugovës!?

Të vjetërit, kur mbeteshin pa tekst dhe nuk dinin ç’të thoshin për një paturpësi, nga thellësia e pastërtisë së tyre shpirtërore nxirrnin një “elhyçmyrilah”! Meqënëse Rugova nuk e di se ç’është “elhyçmyrilahu”, por e di shumë mirë se ç’është temperamenti i cili duhet respektuar, atëhere, pasi qenka ashtu edhe temeperamenti u dashka respektuar, përse zotëri Rugova në këto vitet tona të murrme dhe tërë dyll mjerues, kur arsyeja e një temperamenti të tillë është më e justifikueshme, nuk e bëri as një më të vogëlën shenjë që t’ia respektojmë temperamentin e tij të dashur, siç na është edhe ai vetë i dashur? Këtu diçka nuk është në rregull. Bile, këtu shumëçka nuk është në rregull.

Në qoftë se temperamentin e Bogdanit duhet respektuar, ngase i njeh gjerat në thelbësi, atëhere mos vallë temperamenti i Rugovës munguaka ngase nuk i njeh gjerat në thelbësi?!

Vetëm në qoftë se temperamenti kuptohet si mungesë e fakteve të vërteta për një dëshmi, mostemperamenti i Rugovës, i cili vërtetë ka fakte e fakte për të dëshmuar të vërtetën në thelbësi, edhe mund të justifikohet. Por, ç’të bëhet atëhere me Bogdanin? Nëse e arsyetojmë jo temperamentin e Rugovës me materialin e bollshëm dëshmues mbi të vërtetën, me të cilin ai sot disponon, atëhere doemos rrezikojmë që temperamentin e Bogdanit ta përkufizojmë, siç u detyruam ta themi edhe më herët, me poshtërsi. Ose pse jo!

Edhe temperamenti ka mundësi të justifikohet dhe pranohet, por me kusht që gjer tek njohja e gjërave në thelbësi mos të arrihet përmes falsi, ngase kjo nuk do të ishte njohje e gjërave në thelbësi, por mistifikim i tyre i qëllimtë dhe me dredhi, deplasim i së vërtetës në tërësi. Vetëm temperamenti i cili ushqehet nga e vërteta, dhe e shkallmon gënjeshtrën mund të arsyetohet. Temperamentet e tjera, cilatdo qofshin, janë fëmijë cullak të marrëzisë, përveç temperamentit të gënjeshtrës i cili mëmë i thotë-poshtërsisë!

Megjithatë, siç duket, Rugova i amshimit ia mbyll nga brenda dyert vetes triumfalisht dhe përgjithmonë, duke u ngujuar me xhelozi në piramidën e gënjeshtrave bogdaniane. Secili ecën rrugës së vet, por është mirë që edhe një herë t’i lëshohet një sy se si ecën Rugova labirinteve të piramidës së cekur: “Marrë në bazë të metodologjisë në të cilën e zhvillon polemikën, e jo në bazë të orientimit të tij, mund të themi se Bogdani është mjeshtër i polemikës së argumentuar. Pra, “jo në bazë të orientimit të tij”, d.m.th konfrontimit me besimin islam, por në bazë të metodologjisë së tij!!!

Rugova me këtë sikur nuk është i dëshirës që të konfrontohet me islamizmin, por nuk ka asgjë kundër metodologjisë polemizuese të ndërskamzave, gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve kundër islamizmit. Ai mendon se me këtë e ka ruajtur neutralitetin e tij dhe lirisht mund të kënaqet me mjeshtërinë argumentuese të Bogdanit, të cilin e kishte therrur briri i demit, por fajin, natyrisht, nuk e kishte as briri as paganizmi, demi i të cilit ishte, por vetëm islamizmi dhe profeti Muhammed. Argument se jo mahi! Dhe nëse Rugova edhe vetë e ka arritur këtë mjeshtëri të polemikës së argumentuar, atëhere as që kemi vullnet ta pyesim se si u shpërdorua liria e premtuar aq kohë?

Dhe ja, mu atëhere kur, sikundër pas përfundimit të monodramës trishtuese të Orson Uellsit mbi invazionin e jashtëtokësorëve, që u dëgjua zëri sqarues i spikeres së radios dëgjohet edhe zëri i Rugovës:

“Shkurt: është një Komedi hyjnore shqiptare marrë në planin e akseologjisë historiko-letrare e filozofike”, dhe njeriu në fillim i hutuar, e pastaj edhe i lehtësuar, fillon të qeshet dhe të gjitha ato thënje të Cuneusit dhe të Rugovës fillon t’i përceptojë vetëm si një komedi të verdhë ngucakeqe, dhe thënien pasuese; “pra Cuneusi është vepër bazë në humanistikën shqiptare”, e kupton vetëm edhe si një bisht të këputur komedie me të cilin skenaristi dëshiron që të arrijë efektin e fundit të një pickimi xigkues dhe lamtumirës, kur si nga qielli i kthjellët të lëshohet realiteti i frikshëm i tragjikes:

“Pra, vepër që të bën ta mbash të hapur dosjen e studimit dhe ta ndiesh vazhdimisht kënaqësinë e leximit... Kjo është logjikë e gjallë e saj...” dhe ti e sheh para vetes logjikën e gjallë të dhëmbit të lugatit dhe vetminë në atë terr kombëtar. Ke vetëm aq kohë që ta kuptosh se je aktor aktiv i një tragjedi-komedi-tragjedie shqiptare dhe shpirtin tënd fillojnë ta bluajnë gurët e organeve tretëse të vetë djallit. Atëhere perdja e zezë, që lëshohet si flamur i fundit kombëtar, duhet ta mbulojë ngjyrën e kuqe të gjakut tonë, për të cilin bën luftë purgatori.
Tiranë më 10 Dhjetor 2003 Avdi Berisha
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Në të njëjtën kohë kundër “herezisë së shamisë” shpëtheu një reagim i papritur dhe i pakuptimtë për opinionin e shëndoshë publik nga përfaqësuesit e disa struktuarve pushtetote të Kosovës që krijuan një incident të pahishëm në Berlin me sebepin se një përkëthyese shqiptare e strukturave të OSBE, gjatë një udhëtimi pune, ishte lejuar të mbante shaminë në kokë , çka, sipas të revoltuarve nga Kosova, e paraqiste Kosovën si vend islamik para opinionit euopian. Ky “incident shqiptar” në Berlin i hodhi karburant të ri motorrit zhurmëmadh të fushatës antimyslimane në shtypin, televizionet e tubimet si në në Kosovë dhe në Shqipëri. Nuk mund të themi nëse ka qenë thjesht koinçidencë apo veprim i planifikuar mirë që bash në këtë valë antimyslimanizmi edhe Presidenti i Republikës së Kosovës e bëri publik konvertimin e tij faktik në katolicizëm dhe e quajti pagëzimin e tij thjesht një punë procedurash që mund të presë edhe pak kohë për aryse politike.

Ndoshta si përgëzim për këtë veprim dhe si parapërgatitje të pagëzimit Papa i dha këto ditë në Vatikan një audiencë të posaçme Ibrahim Rugovës. Shpirti i Bogdani duhet të qetësohet mjaft tani në jetën e përtejme që u bë një hap i madh në realizmin e profecisë së botuesit të librit të tij në Padova para 300 vitesh se xhamitë do të bëhen kisha në Kosovë, përderisa studiuesi dhe i frymëzuari i Bogdanit qëndron tani në timonin e politikës në Kosovën me shumicën dërrmuese besimtarë myslimanë
 

vlera

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Pershendetje!

Kesaj i thuhet si Mark - Muharremi
Sic ka pas thene humoristi Cima por une po e them ne kunderten: Xhamin se deshte kishes sja dite rendin ku n'hamom do me bo venin.

P.S. ndoshta nuk eshte e mire qe citova nje humorist por kjo me se miri i preshtatet gjthe kesaj.

Gjithe te mirat!
 
Top