Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

Besnik Bleta

Forumium praecox
Firefox OS-i lejon që në pajisjet celulare që funksionojnë me të, të mund të zgjedhësh si tastierë që dëshiron një nga të shumtat që ofrohen. Për Shqipen nuk ka ende të përfshirë një të tillë. Puna për përfshirjen është gati e përfunduar. Ka ngecur vetëm te zgjedhja e skemës së tastierës: një e tillë që nuk ka fare w dhe në vend të saj përmban ë-në e Shqipes dhe ç-në, apo një që e përmban w-në, ë-në dhe ç-në në kurriz të sakrifikimit të disa shenjave të pikësimit.

Ideja ime jepet te komenti 11 i bug-ut https://bugzilla.mozilla.org/show_bug.cgi?id=964816. Dhe shkurt mund ta përmblidhja kështu: meqë Firefox OS lejon pasjen dhe kalimin lehtësisht nga një tastierë virtuale në një tjetër, nevojat për w të një përdoruesi të Shqipes mbulohen kollaj nga kalimi në tastierën e Anglishtes, ndërkohë që tastiera e Shqipes mbetet funksionale me ë-në pranë e-së, ç-në diku pranë ç-së dhe me minimumin e shenjave të pikësimit të sakrifikuara.

Gjithkujt që do të jepte mendimin e tij tek bug-u https://bugzilla.mozilla.org/show_bug.cgi?id=964816 do t'i isha mirënjohës.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Ja si do të dukej tastiera virtuale e propozuar:

attachment.cgi
 
Top