Cikli i jetes se produktit
Cikli i jetës së produkteve nuk nënkupton kufizimin në vetëm produkte fizike, por edhe në shërbimet dhe produktet elektronike. Ky koncept, përkufizon se gjithmonë ekziston lindja dhe vdekja e secilit produkt apo shërbim. Ndërmjet këtyre dy intervaleve, ekzistojnë edhe faza tjera nëpër të cilat kalon ai produkt apo shërbim. Një gjë është e qartë; edhe produkti më inovativ sot fiton konkurrencën e vet. Shpeshherë, kjo konkurrencë mund të jetë shumë më e përsosur.

Për dallim nga e kaluara, ky cikël mund të ishte me kohëzgjatje më të madhe, mirëpo sot gjithnjë e më tepër po zvogëlohet. Kjo posaçërisht për shkak të faktit se inovacioni është shumë më prezent dhe dominues në botën e biznesit. Në anën tjetër, edhe shprehitë e konsumatorëve kanë ndryshuar shumë, pasiqë ata gjithmonë kërkojnë diçka të re dhe të ndryshme.

Si definohet cikli i jetës së produkteve?
Analisti i parë që jep një definicion për konceptin e ciklit jetësor të produktit është Robert D. Buzzell, definicion i cili eshe sot e kësaj dite shfrytëzohet në aspekte shkencore. Buzzell thotë:

Cikli i jetës së produktit është model i gjeneralizuar i trendit të shitjeve të produkteve apo kategorive të produkteve në një periudhë të caktuar kohore dhe ndryshimeve të ndërlidhura me sjelljen e konkurrencës.

Nga kjo, shihet qartë se në ciklin e jetës së produktit ndikojnë shitjet dhe konkurrenca. Sa më shumë të zvogëlohen shitjet, aq më tepër shtohet nevoja për një produkt të ri. Sa më shpejt që konkurrenca fut në treg një produkt të ri, aq më shpejt duhet reagur.

Fazat e ciklit të jetës së produktit:
Fazat që më shpesh i hasim në analizat dhe studimet për jetën e produkteve, janë:

Lindja
Rritja
Pjekuria
Vdekja

Nëse analizojmë mirë këto elemente, atëherë do të vërejmë se ka mangësi të shumta. Sa për ilustrim, mund ta marrim edhe njeriun si produkt; ai nuk e fillon procesin e jetës së tij me aktin e lindjes. Para se të lindë, ekziston një proces i tërë që sjell deri te lindja e një foshnje. Ndërsa kur bëhet fjalë për produktet apo shërbimet, ekzistojnë disa faza si ideja, hulumtimi, zhvillimi… e që sjellin deri te faza e krijimit.

Ndërsa kur bëhet fjalë për fazën e fundit, ekziston edhe një parafazë e cila karakterizohet me turbulenca dhe rënie të shitjeve. Me një fjalë, kjo fazë mund të quhet faza e dështimit, në të cilën duhet marrë vendimin nëse duhet të vazhdohet me prodhim apo të kalon në fazën e eliminimit të produktit.

Prandaj, shumë studiues listës së katër elementeve që i cekëm më lartë, ia shtojnë edhe tre tjera, duke fituar pasqyrën:

Hulumtimi
Futja në treg
Rritja
Pjekuria
Mplakja
Vdekja
Shpresoj që në të ardhmen të kemi rastin të flasim edhe më gjerësisht për të gjitha këto faza. Deri atëherë, ndjehuni të lirë të thoni mendimin tuaj në lidhje me ciklin e jetës së produktit, ose të shtoni diçka në lidhje me atë që kam përmendur ose kam harruar ta përmend në këtë artikull!

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=2965