
Cheesecake me limon
Përbërësit
- 200 gr biskota
- 115 gr gjalpë
- 50 gr stika
- 200 gr djathë kremoz
- 350 gr rikota
- 150 gr kos
- 2 veze+1 te verdhe
- 1/2 gote lëng limoni
- lëkurë te grire te 2 limonëve
- 2 luge miell
- 200 gr sheqer
- 1/2 kavanozi marmelate
Për dekorin
- 250 gr pana
- xhelatine me limon
Përgatitja
Thërrmoni biskotat ne frulator dhe shtoni dhe stikat bashke me gjalpin e shkrire. Vëreni përbërjen ne një ene. Ne një ene tjetër fruloni djathin kremoz, rikoten dhe kosin se bashku me lëngun e limonit dhe lëkurën e grire, sheqerin dhe miellin. Shtoni vezët dhe përziejini mire. Futini te gjithë përbërësit ne një ene dhe futini ne furre me 180′C për 45 minuta, lëreni te ftohet dhe futeni ne frigorifer. Pas disa orësh, shpërndani një shtrese marmelate limoni dhe dekorojeni me pana dhe xhelatine, priteni ne feta dhe shërbejeni.
Per me shume receta gatimi kliko KETU