Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

Klinton

Primus registratum
Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

E Enjte, 03 Korrik 2003


DEPOZITAT GREKE SFIDANTE NE PORTIN E DURRESIT

Vali Qyrfyci

Durres- Firmat e karburanteve do te ruajne dhe per shume muaj te tjere vendndodhjen e depozitave te tyre ne portin detar te Durresit. Vazhdimesia e qendrimit te depozitave ne zonen lindore te territorit portual, vec te tjerash, eshte shkak i kostos financiare qe duhet te paguaje qeveria per kete levizje. Nderkohe pritet te hartohet projekti mbi infrastrukturen e vendosjes se depozitave ne zonen e Porto-Romanos dhe te asaj rrugore, i cili do te financohet nga buxheti i shtetit per te siguruar kushtet e kerkuara per zhvendosjen nga firmat greke. Burime nga autoriteti portual i Durresit bene te ditur per gazeten "KJ" se, sipas informacioneve te mberritura nga ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, zhvendosja e depozitave te karburanteve nuk do te behet gjate ketij viti. Projekti parashikohet te perfundoje ne fund te ketij viti, por nuk eshte percaktuar koha e zbatimit te tij. Nderkohe eshte ngritur nje grup i perbashket pune me specialiste te ministrise se Transporteve dhe te Ekonomise dhe specialiste greke per te percaktuar te gjitha opsionet e zhvendosjes se tankerave te karburantit nga porti i Durresit ne Porto-Romano, me koston dhe elemente te tjere. Vendimi per zhvendosjen e depozitave te karburanteve nga porti i Durresit, te cilat paraqesin nje rrezik te madh per sigurine e banoreve te qytetit dhe jane pengese per zhvillimin e portit, u mor ne janar te ketij viti. Koka e Korridorit 8 dhe qytetaret e saj filluan te marrin fryme lirisht dhe e konsideruan nje hap te rendesishem takimin e realizuar ne fillim te janarit mes ministrit te Ekonomise Arben Malaj mes perfaqesuesve te tre firmave greke te cilat kane depozitat e karburanteve te instaluara ne territorin portual te Durresit, takim ne te cilin mori pjese dhe ambasadori grek ne Tirane Dimitrios Iliopulos. Perfaqesuesit e firmave greke "Global Petrolium", "Mamidoil" dhe "Evroil" rane dakort me vendimin e qeverise shqiptare per largimin e 19 depozitave te tyre nga porti i Durresit. Prania e tyre eshte percaktuar nga specialistet e huaj si element i nje rrezikshmerie te larte per sigurine e popullates perreth dhe per zhvillimin e portit te Durresit si porte kryesore e Korridorit 8. Banka Boterore akordoi nje fond prej 150 mije dollaresh per projektin e zhvendosjes se tyre nga porti i Durresit. Ne raportin anlitik te bere nga specialistet e Wilbur Smith Associates, TEC Infrastructure Consultants and EnerSource Engineering mbi inspektimin e depozitave dhe veprimtarise se karburanteve ne portin e Durresit eshte vleresuar se ekzistojne rreziqe reale per derdhje karburantesh, zjarre dhe eksplozione me pasoja ne port dhe komunitetin perreth. Ne portin detar te Durresit jane te instaluara 21 depozita, 19 prej te cilave i perkasin kompanive greke dhe 2 te tjerat firmave shqiptare "Armo" dhe "Kastrati". Kane kaluar 3 vjet qe nga koha kur drejtues te qeverise dhe partise ne pushtet bene deklaratat e para publike per largimin e menjehershem te cisternave te karburantit te vendosura ne pjesen lindore te kokes se Korridorit Lindje-Perendim, por ato vazhdojne te mbeten ne port aty ku eshte parashikuar te ndertohet terminali i perpunimit te konteniereve i cili do te jete me i madhi ne rajon. Nuk dihet dhe per sa kohe. 21 depozitat qe mbartin rrezikun dhe regresin e portit, qytetit e me gjere presin ne nje kohe te pacaktuar te zhvendosen ne Porto-Romano ku eshte ngritur baza e terrenit per tankerat, por jo infrastruktura e kerkuar nga firmat dhe e detyruar te zbatohet nga qeveria shqiptare e cila legalizoi qendrimin e tyre ne portin me te madh te vendit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

gabim taktik i administrates shqipetare

kjo tregon se mbase nuk dine nga lidhet gomari

ata kane ligjet ne dore

pasi u vertetua rrezikshmeria per poullsine civile, fare mire mund te behej nje ligj me karakter te pergjithshem qe IMPONON ritjen e sigurise ne nivele te caktuara
faktikish do te studiohej niveli i kerkuar i sigurise ne menyre qe kostot e larta te realizimit te punimeve te shtynin firmat te pranonin menjehere zhvendosjen me shpenzimet e veta
teorikisht jemi vend i lire dhe ne token tone e kemi thiken nga doreza e jo nga tehu

mua kjo pune nga ana e grekeve me duket si gozhda e nastradinit per te mos lejuar zhvillimin e portit (eshte kunder interesave te tyre se nxjerr jashte loje portin e selanikut)

.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

Ata nuk dine nga lidhet gomari?
Ata dine te lidhin ty dhe mua bashke, problemi qendron se ata NUK DUAN ta lidhin gomarin, sepse jane te lidhur ata me gomarin nepermjet korrupsionit.
Kjo historia e korridorit 8 eshte nje perralle e bukur qe tregohet sa here ka zgjedhje ne Shqiperi. Meqe ra fjala Komisioni Evropian nuk ka parashikuar akoma fonde per kete korridor. E kam fjalen per korridorin, jo per 2 pale rruge 2 kalimshe qe edhe gomarin e administrates tone nuk transportojne dot.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

fjorent
te dish te vjedhesh e te fitosh perseri zgjedhjet nuk do te thote te dish te punosh

te gjithe aktivitetet e administrates shqipetare ndalohen ne veprome te percipta
problem eshte tu shkosh puneve deri ne fund.
kete nuk dine ta bejne

edhe dicka tjeter
thashe se ne kete rast nuk dine e faktikisht ashtu eshte
 

fjorent

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per firmat e huaja te ngulura ne portin e Durresit?

Pergjigjen e ka dhene dikush me lart. Depozitat rrezikojne jeten e banoreve,prandaj mjafton nje jigj ne parlament dhe ceshtja zgjidhet lehtesisht.
E shikon pra qe edhe ne kete RAST dine por NUK DUAN. Gene monopoli i karburanteve ne Shqiperi eshte i lidhur teresisht me politiken.
Gjithe te mirat
 
Top