Cfare mendojne fansat e Demi Moore ?

Diavolessa

Valoris scriptorum
Cfare mendojne fansat e Demi Moore ?

DEMI-MOORE-HOT-auto.jpg


Demi Mur eshte hedhur ne gjyq nga nje ish vartesi i saj, i cili e ka akuzuar per abuzime seksuale dhe diskriminim. Ashtu si ne filmin "Rrefime", ne te cilin aktorja interpretonte nje ngrenese meshkujsh, qe ngacmon vartesin e saj, 40 vjecarja ish zonja Uillis, ka tentuar te joshe Lorens Bas me perkedhelje dhe sjellje seksi. Per poshterimin dhe degradimin ne mashkull objekt, i "gjori" kerkon 250 mije dollare demshperblim nga aktorja. Viktima, nje donzhaun i mesuar me femra te "lehta", tregon se eshte vene ne siklet nga Mur, me preteksin per te diskutuar rreth gjendjes shendetesore te Deizit, nje nga qenushet e Mur. Nga cfare shkruhej ne sitin e Peoplenews, Demi ne nje fare pike ka filluar te preke gjinjte dhe te perkedhele trupin, duke e turbulluar vartesin e saj. I turpshem dhe i ndjeshem, Bas thote se eshte ndjere shume ne "siklet" dhe se eshte "ngritur menjehere, per ti dhene fund asaj situate". Me te shpetuar nga "kthetrat" e Mur, Bas ka vajtur tek Komisioni per mundesite e barabarta dhe te drejtat njerezore, duke u ankuar per dhunen seksuale te shefes se tij. "I prekur ne shpirt dhe ne trup", ashtu sic e ka percaktuar veten, Bas eshte i bindur se do ta marre veten nga shoku, vetem pasi Mur ti kete derdhur 250 mije dollare demshperblim. Fatmiresisht duket se te pakten Deizi, kelyshi deshmitar i te gjithe kesaj ngjarjeje, nuk ka ndermend te ngrere padi per deme emotive.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Cfare mendojne fansat e Demi Moore ?

...vetem se eshte DM aktore filmi s'me terheq...
por aman edhe ky Z.Bas shume i turpshem qeka....kerkon 250.000$
jo keq per nje person te turpshem.....

ps:duket si nje reklamim i rradhes per promovimin e nje aktori/e qe s'eshte ne plan te pare..
 
Top