Cfare ka bere Nano per emigrantet shqiptare ne Greqi

Albinos

Primus registratum
Cfare ka bere Nano per emigrantet shqiptare ne Greqi

Ka rreth 13 vjet qe shqiptaret ndodhen ne token helene dhe akoma nuk jane legalizuar me te drejta te barabarta me greket dhe akoma nuk njihen si emigrante te ligjshem qe mund te levizin neper greqi, Shqiperi e le te mos bejme fjale per daljen e tyre ne Evropen e Bashkuar me ato green card qe edhe bythen ta shqyejne.
Gjate sundimit berishjan, emigrantet njohen diskriminimin me te madh qe ju be atyre dhe kjo ndodhi si pasoje e politikes se gabuar te asaj kohe.
Me pas me ardhjen e fatos Nanos ne pushtet, dukej se dicka ndryshoi dhe legalizimi i emigranteve shqiptare dukej se do merrte rruge tjeter.
Por

Kane kaluar pese vjet dhe emigrantet shqiptare ne Greqi kane qene karta apo kali i Trojes per qeverine shqiptare dhe ate greke.
Sot shqiptaret nuk kane dokumenta te rregullta dhe si pasoje ato kane nje dokument identifikimi deri ne ate moment kur ti teket qeverise greke ti paise me green card perseri.

Dukej se dicka po rregullohej me qeverine Nano por me duket se ky ishte mashtrimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve emigrante ne Greqi.

Ata(emigrantet shqiptare) sot pas 13 vjetesh kane dokumenta qe i kishin si ne nentor te 1998 kur u legalizuan per here te pare.
Duk mos folur per ate pjese emigrantesh qe ka marre dokumenta voriopirioti, per ate pjese qe ka nderruar edhe emrat qe policia dhe shteti grek te mos u bije ne qafe per ate pjese qe eshte pagezuar ne kishat greke etj.

Me duket se atyre shqiptareve u duhet thene lamtumire, se keshtu si e ka nisur dhe po e vazhdon, qeveria shqiptare po i ndihmon greket ne asimilimin e shqiptareve ne greke dhe jo ne asimilimin e shqiptareve nga myslimane ne orthodoks.(mendoj une)

Nuk eshte e drejte qe nje emigrant shqiptar ne greqi te mos kete te drejte te levize ne Evropen e Bashkuar.
Vjet ne vere e mbajme mend te gjithe se si shqiptaret ngelen te ngujuar ne Kakavi, ku kamionat kalonin pa problem dhe kishin me vlere se sa shqiptaret qe pritnin me dite te tera ku dhe uje skishin te pinin, ku nuk kishin te laheshin e te hanin si njerez.

Qeveria shqiptare tregoi se nuk ka bere asgje ne lidhje emigrantet shqiptare dhe se legalizimi iperkohshem ishte nje fasade fallse perballe shqiptareve emigrante qe pritnin te legalizoheshin si emigrante te tjere ne cdo vend te botes.

Greqia i jep te drejta te plota arabeve dhe kujdo kombesie tjeter dhe nuk mund te luaje me ta.
Por perse ndodh me shqiptaret keshtu?

Edhe po e dorezoi Nano pushtetin, emigrantet
do te perdoren perseri si kali Trojes si ne periudhen 92-97 dhe legalizimi i tyre nuk do ndodhe kurre.

Kur greqia nuk e beri deri me sot, veshtire se ka per ta bere mot.

Porblemi ishte te shkonte cjapi te kasapi dhe ne fakt keshtu ndodhi ne vitin 1991.
Greqia nuk po tregon se deshiron te behet qofte edhe njehere fqinj i mire i Shqiperise.
E dime se ci ka bere Turqia Greqise ashtu sikur dim se ci ka bere Turqia Shqiperise dhe e dime fare mire se kush ishte Konstandinopoja, Qipro etj, por hakmarrjen per gjera te tilla do ishte mire tja drejtonte Turqise dhe jo Shqiperise nese vertet deshiron te kete miq.

Fatos Nano si kryeminister i vendit per kete periudhe drejtimi te pushtetit ka deshtuar ne menyre skandaloze dhe se Muti kesaj pune te zeze po i del ne siperfaqe.

A kane dokumenta emigrantet shqiptare sot?
Jo dhe sic duket as kane per te pasur.
Evropa i thote legalizo emigrantet ashtu sikur Evropa i legalizon, Greqia thote Jo

Flasim akoma per emigrantet dhe harrojme se Greqia mban ne fuqi ligjin e Luftes te paabroguar.
Flasim akoma per emigrantet e pafate , ndersa bisnesi grek ka shtrire rrenjet kudo ne Shqiperi.
Flasim per emigrantet ndersa Greqia deshiron te vere bazat e saja ne Bishtpalle.

A nuk duket se Greqia na ka rene shume me qafe
Do vazhdojme te durojme kurvelliqet e politikes se kurvave shqiptare, nderkohe qe uji fle e Armiku nuk fle.

Fatos Nano e them edhe njehere se eshte i deshtuar totalisht ne cdo drejtim dhe me shume se ngritje, ai i ka dhene ulje te madhe dinjitetit shqiptar te neperkembur.

Po me VorioEpirin shqiptar cdo behet?
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Cfare ka bere Nano per emigrantet shqiptare ne Greqi

KE TE DEJTE ,PO KUSH ESHTE ZGJIDHJA PER TY
PERVEC ENDRES TE ELIMINIMIT TE GREQISE NGA FAQJA E DHEUT?!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Cfare ka bere Nano per emigrantet shqiptare ne Greqi

I agree with you Albinos.
That its all we see and we say, show. :confused:
I thing we can´t find a peace for Albanian people.
You are people without identity.
Take it easy, that is the life.
Have a nice time in your life and lucky forever. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare ka bere Nano per emigrantet shqiptare ne Greqi

Une gjeta kete artikull sot:

Greqia bllokon shqiptarët të kthehen në shtëpi

Pse hesht Nano para diskriminimit grek?!Shteti shqiptar, i paaftë për të ndihmuar njerëzit e tijPaaftësia e qeverisë shqiptare dhe mungesa e një marrëveshjeje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, u ka kushtuar emigrantëve shqiptarë në këtë vend, një valë të re diskriminimi. Duke qenë krejt i paaftë për t'u ardhur në ndihmë shtetasve të tij kudo nëpër botë, shteti shqiptar e lejon politiken e tij të jashtme, që ta bëjnë thjesht vendet e tjera, duke i lënë kështu njerëzit e tij në mëshirë të fatit dhe pa asnjë mbrojtje. Mund të të ndodhë çdo gjë nëpër botë dhe ti do të jesh fare i pambrojtur, pasi qeveria e drejtuar nga kryeministri Nano, tashmë është më e interesuar tek fushata elektorale dhe tek pushteti që çdo ditë po i rrëshqet nga këmbët, sesa tek shtetasit shqiptarë, të cilët trajtohen njësoj si kafshët e punës nëpër botë. Shembulli më i freskët po ngjet në shtetin fqinj, në Greqi, e cila sapo la presidencën e radhës së BE-së, por që edhe ka nënshkruar një sërë konventash dhe deklaratash për të drejtat e njeriut, përsëri me shqiptarët përdor të njejtat metoda diskriminuese, njësoj si në kohën e kriminelit Napoleon Zerva. Me qindra emigrantë shqiptarë, të cilët prej vitesh ndodhen në shtetin fqinj, janë të detyruar që këtë vit, edhe pse duan, të mos kenë mundësi që të kthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet, pasi si pasojë e mungesës së një marrëveshje mes shtetit tonë dhe Greqisë për kalimin e lirë të emigrantëve të rregullt, ata janë të detyruar të bllokohen në tokën greke. Të vetmit emigrantë ekonomikë që nuk pajisen me dokumente të përhershme nga qeveria greke, janë shtetasit shqiptarë, të cilët trajtohen si skllevër
 
Top