Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Blue Gene

Primus registratum
Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Tema qe hapet ka te beje me diplomacine e fundit te Ilir Metes. Nga lajme.net lexohet se ministri i jashtem jugosllav ka pershendetur qendrimin e Metes per statusin e Kosoves. Kjo ben te spekulosh se propozimet e Metes kenaqin jugosllavet. Mirepo ata e dine qe Serbia e ka humbur perfundimisht Kosoven.

A do te thote miratimi jugosllav se Kosova do te jete nje shtet i pavarur ne te ardhmen me kusht qe: a) te kete perfaqsi diplomatike te perbashket me Serbine dhe Malin e Zi b) Me ushtri te vecante por nen komanden e NATO-s dhe me kufinj qe mbrohen nga ushtria jugosllave sic thuhet ne rezoluten 1244?

Ju lutem debatoni.
 

goni_gon

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Vizitat e Metes ngjllen dyshime tek shqiptaret , po tani ne fund doli qe nuk ishte ashtu si mendonin disa ,, meta shkoi ne Moske gjithashtu shkoi edhe ne Beograd dhe siç e dime te gjithe per ato qe u komentuan ne shtyp qe Meta e tha me ze te lart qe statusi i kosoves nuk varet as nga Shqiperia dhe as nga Serbia po nga OKB dhe vete populli i Kosoves ..Meta i ka bere thirrje edhe Greqise keto dite per heqjen e ligjit te luftes qe i ka vene Shqiperie qe para 60 vjetesh ... greqia eshte ne prag te marjes se mandatit per udheheqjen e radhes per Komunitetin Europian .. Dhe jo pa qellim zv/Kryeministri Meta tha keto pikerish ne kete kohe qe greket te kene kujdes me kosoven dhe me shqiperine ,sepse kjo siç thashe edhe me siper ligji i luftes dhe çeshtja çame ka per ti hapur probleme serioze greqise ... Me kete ia bej te qarte edhe para folsit qe te mos ta haje sapunin per djath... Tani eshte bere e modes , sa shkon nje minister i shqiperise ne moske apo ne beograd , menjhre ia ngjisin damken tradhetar . ja shkoi dhe e shiti kosoven apo beri ate apo beri kete...Efekti i çdo vizite duken me kalimin e kohes ...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Vektori politik i Metës morri përpjetë por kahu i vizitës ishte i gabuar. Vizita nisej nga Prishtina.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Nese Vizita e Metes ne Beograd justifikohet nga disa a nuk do te ishte e udhes qe para se te shkonte ai ne Beograd te takohej me politikanet e Kosoves dhe te merrej nje qendrim apo ndonje direktive nga Prishtina qe do te ishte ne interesin e Kombit ne pergjithesi, Une nuk theme qe Meta duhej te merrte ngjyren e gjelbert nga Prishtina por thjeshte te jene nje qendrim sidomos per qeshtjen e Kosoves dhe gjerave qe kan te bejne me interesin Shqipetare ne pergjithesi.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Une supozoj (vetem kete mund te bejme te gjithe he per he), se Meta eshte duke bere nje diplomaci pragmatiste me Mosken dhe Beogradin. Mendoj se ai duhet t'i kete folur hapur Ivanovit duke i thene se Kosova nuk ka asnje shans per t'u kthyer ne Serbi sepse kjo do te thoshte nje lufte nga e para, dhe Moskes do t'i kurseheshin me shume energji dhe kokecarje nese nuk do te krijonte armiqesi te kota me Shqiperine duke ushqyer endrren tashme utopike te Serbise per ekzistencen e Kosoves nen sovranitetin e saj. Deri tani Rusia e ka konsideruar si armike Shqiperine dhe ka mbajtur haptaz anen serbe, por Meta ndoshta u ka lene te kuptojne se Shqiperia nuk ka arsye per te qene armike e Rusise dhe si shperblim, s'ka pse Rusia ta kundershtoje me kokefortesi edhe per fakte te kryera sic eshte shkeputja e Kosoves nga Serbia. Si rezultat, ne konferencen per shtyp Ivanov per here te pare iu referua Kosoves ndarazi nga Serbia dhe Mali i Zi dhe vizites se Metes iu be nje jehone maksimale ne Moske.

Nga ana tjeter Meta shkoi edhe ne Beograd per t'u transmetuar krereve atje se ai tashme ka edhe mbeshtetjen e Moskes dhe se ata nuk duhet te spekullojne më me te. Per kete arsye deklaratat e Svilanovicit dhe qeverise serbe u adresuan menjehere nga BE-ja ku Rusia nuk ka asnje rol, ndryshe nga c'benin deri tani, kur e i referoheshin OKB-se dhe keshillit te saj te Sigurimit, ku Rusia ka veton per cdo ceshtje. Mendoj se Shqiperise i duhet tani edhe nje mbeshtetje ose nje deklarate nga ana e Brukselit, e cila te mbeshtese vetvendosjen ne Kosove dhe Serbia do te detyrohet qe te hyje ne negociatat per statusin e thyer qe ne start.

Me pas vajtja e tij ne Kosove, ishte thjesht nje mesazh per t'i treguar Moskes dhe Beogradit se Tirana zyrtare, duan apo s'duan ata, ka ndikimin e saj ne Prishtine, i cili me siguri eshte me i madh se i te dyja te parave te marra se bashku.

Per mendimin tim, Meta cuditerisht po shfaqet si diplomat pragmatist dhe i vendosur, (u pa edhe tek ceshtja came), gje qe s'e kishim pare deri tani me diplomatet frikacake shqiptare neper bote. Agresivitet, levizje e te gjithe gureve, dhe shkaterrim tabu-sh, kjo eshte rruga e duhur them une. Sic ka thene edhe D'Izraeli dikur: Ne diplomaci nuk ka armiq te perhershem por vetem synime te perhershme.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Ja dhe nje lajm i fundit i kopjuar nga Balkanweb:

Igor Ivanov, uron homologun e tij shqiptar Ilir Meta për festat e fundvitit

Lajmi i ores 7:30 PM

Ilir Meta TIRANE (26 Dhjetor) - Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka marrë sot një mesazh urimi për festat e fundvitit nga Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, Igor Ivanov, i cili i uron me këtë rast popullit shqiptar "paqe, mirëqenie e mirëkuptim". Në mesazh shprehet edhe një herë gadishmëria e Rusisë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin e shumëanshëm, në interes të dy shteteve e popujve dhe të forcimit të stabilitetit në Ballkan e në Europë në tërësi. "Shpresoj se marrëdhëniet e mira të vendosura mes nesh personalisht, do të ndihmojnë në zgjidhjen e suksesshme të detyrave të përbashkëta që qëndrojnë përpara nesh", shprehet në mesazhin e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Ivanov.


Si do ta komentonit?
 

mostro

Putraku
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Ke me nez plako!? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Po ndalem pak tek ai kostumi "pragmatik" që i veshin Metës.
Pragmatik është ai që lidhje apo shpreh interes më tepër për çështjet praktike se ato intelektuale apo artistike.
Pragmatizëm është afrimi apo hyrja nga dera praktike tek problemet dhe çështjet, ose një doktrinë që e vërteta i provohet nga efekte praktike të mendimit.
Që ta vazhdoj nga fundi cila është Doktrina Meta për ndonjë nga çështjet që ai vërtet ka folur, por vetëm sa e ka hedur ç[shtjen mbi tavolinë pa e shoqëruar me asnjë rrugëzgjidhjen e tij. Liria e Kosovës, bashkimi kombëtar, pronat e shqiptarëve të Çamërisë janë çështje të cilat nuk kanë asnjë zgjidhje që të mbajë nënshkrimin Meta.
Me lart, afrimi tek problemi nga dera më e afërt, më e lehtë, midis të tjerash kisha këtë parasysh kur shkruajta për atë kahun e vektorit të Metës, kusn është rruga më e lehtë Tiranë - Prishtinë apo Tiranë - Moskë.
Duke shmangur atë fjalën artistike në hyrje, nëse do mbroni ju apo mediat e paguara, se Meta është pragmatist, ju e largoni atë nga intelektualizmi i zgjidhjes së punëve, që unë se pranoj për të vërtetë por dhe atij ska për ti ardhur mirë. Por e keqja qëndron gjetiu. Pragmatisti në Moskë mbetet të ketë shkuar me një tufë hartash, etnike, pasurore, fetare, ekonomike, zgjedhore, e me një laps kuq e blu e të ketë hequr vija, tona tuaja. Kjo nuk është bërë e është marrëzi ta mendosh, por qyrkun e botës nuk është mirë ta veshë askush, ca më pak tja veshin zv/kryeministrit të Shqipërisë.
Të këqijat personale le ti zgjidhë ai, por të këqijat kombëtare mbritën që me përshëndetjen e Ivanovit. Kokëmushka siç jemi bëmë një pragmatist pa qënë me gjithë hejbet që mbart fjala. Asgjë të mos jetë folur në Moskë atyre nuk ju mbetej vetëm akti i vetëmbrojtjes para opinionit, "...personalisht..." shumëzon me zero gjithçka.
Meta kishte çtë shpinte në Moskë, janë dhjetra familje shqiptaro-ruse, le të merrte ca prej tyre, le të merrte dhe ata që kanë biznes andej, le të çonte një projekt, një bashkëpunim në cilëndo nga fushat. Moska e di relativitetin e antiçeçenizmit tonë. Ne jemi të tillë sa kohë amerika nuk thotë ndryshe. Nga ana tjetër kur pashë pyetjen e temës vetes i thashë, Ivanovit i mjafton vetëm ti kujtojë Metës se ju nuk keni asnjë kontakt me Prishtinën zyrtare, si mund të flisni dhe për ta.
Edhe kalatë që janë kala merren nga brenda, të marrësh politikën me sulm nga jashtë vlen shprehja bjeri se i bie mirë.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Po te konsiderosh fjalet e Xhinxhic pak dite me pare, ku thote se pavaresia e KOsoves nuk eshte tabu, dhe fjalet e nje akademiku serb ( dihet se ckane bere ata gjithe kete shekull )se paavresia e KOsoves eshte ne te mire te Serbise, duket sikur efekti i vizites eshte pozitive. Puna eshte se as qe mund te mendohet se Serbia mund te heqe dore aq lehte nga Kosova, dhe Rusia nga interesat e saj ne Ballkan.
Dicka kane kembyer dicka eshte dhene ne kembim te kesaj. Duket se serbet duan te rifitojne te pakten nje pjese te interesave ekonomike ne Kosove, se per Kosove nen Serbi eshte veshtire.
Minimumi qe do te kerkoje Serbia eshte rezoluta 1244.
Une nuk mud te quaj Meten pragmatist, asnje politikan shqiptar nuk ka qene i tille.
Marreveshjen per tregtine e lire e nenshkruam me te gjithe vendet e Ballkani vetem me Kosoven jo.
Aktualisht mallrat qe hyjne nga Shqiperia diskriminohen me taksa doganore krahasuar me ato qe hyjne nga Serbia apo Maqedonia.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Duke e ditur se Serbia ende vazhdon politiken shoviniste në dëm të shqiptarëve, se ende nuk janë penduar për krimet që kanë shkaktuar në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, dhe as që kanë ndër mend të pendohen e jo më të kërkojn falje, shkuarja në Beograd, dhe vënia e marrëdhënieve me Beogradin me kërkesen e politikanëve shqiptarë, tregon sa mjeranë janë Nanoja, Meta etj. sa e mjerë është Shqipëria me politikën e tyre antikombëtare, sa mjeranë janë ata intelektualë që i përkrahin, sa mjeranë janë ata që i votojn, sa mjeranë janë edhe ata që i lavdërojn edhe në këtë forum, duke e ditur se vetem po e përdhosin Shqipërinë dhe e kanë shëndrruar në koloni greke, e ka brënda (është shkruar) rreth 300 spiuna serbë ,por besoj se numri i tyre është shumë më i madh!
-Omoj Shqipni e mjera Shqipni,
Kush t ka qitë me krye n hi?
Politikanët e intelektualët me parti!!!...
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Mbase i ka thene se sllavet qe nga Moska deri ne Beograd e Shkup po financojne terrorzmin anti-shqiptar. Edhe duhet t'ja kete thene se ka byth te madhe Mata or plak. C'a kujton ti?
eek.gif
 

Guest
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Fillimisht postuar nga Blue Gene:
[qb] Tema qe hapet ka te beje me diplomacine e fundit te Ilir Metes. Nga lajme.net lexohet se ministri i jashtem jugosllav ka pershendetur qendrimin e Metes per statusin e Kosoves. Kjo ben te spekulosh se propozimet e Metes kenaqin jugosllavet. Mirepo ata e dine qe Serbia e ka humbur perfundimisht Kosoven.

A do te thote miratimi jugosllav se Kosova do te jete nje shtet i pavarur ne te ardhmen me kusht qe: a) te kete perfaqsi diplomatike te perbashket me Serbine dhe Malin e Zi b) Me ushtri te vecante por nen komanden e NATO-s dhe me kufinj qe mbrohen nga ushtria jugosllave sic thuhet ne rezoluten 1244?

Ju lutem debatoni. [/qb]
le te shpresojem qe kosova me ne fund do e pranoje lidhjen demokratike me serbine e malin e zi keshtu ata do kene me shume avantazhe
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

O prototipja,

Jugosllavia e tanishme po prishet dhe stukturat e reja nuk jane me federale por superstruktuara si te tipit te BE-se. Mendoj se Ballkani nuk i shpeton dot kesaj skeme nqse duhet te kete paqe, pra secili shtet me admeinistrate te veten por me ekonomi dhe treg te hapur ndaj njeri tjetrit.

Megjithate Rusia mund te nguli kembe ne "sovranitetin jugosllav" sipas rezolutes 1244 dhe mendoj qe ndoshta Meta pikerisht kete mund te kete diskutuar se si e shef Rusia kete nen driten e integrimit ballkanik ne BE.

Une mendoj se ketu gjithshka eshte ne dore te Kosoves vete. Nqse ata do ngulin kembe ne shpikjen e nje "kombi kosovar" ka shume mundesi qe kjo t'i kthehet si bumerang. Per mua zgjidhja eshte Kosova e pavarur dhe me nje seli te perbashket diplomatike me Shqiprine. Shpresoj qe Meta ta kete ofruar kete nga ana e tij.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Shkruar nga Putraku

<span style="font-weight: bold">Ke me nez plako</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ha ha ha ha ha h &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :rockband:
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Prototipe!
Dëshiroj të shpresosh kot, dhe shpresat -dëshiat Tuaja kurrë të mos realizohen!
Kosova-Dardania dëshiron që të pavarësohet si shtet për tu çliruar nga robëria njëshekullore e Serbisë.
Besoj se ata dëshirojn të jenë të pavarur, si hap i parë derisa të piqen kushtet për tu bashkuar me Shqipërinë (e cunguar)në një shtet.
Po përsëris, se rivënia e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë me kërkesë të kuislingëve të Tiranës, shkuarja e Metes në Beograd etj. tregon vetem sa mjeranë janë politikanët shqipfolës, duke u nisur se politika hegemoniste serbe po vazhdon edhe me Millosheviqin në Hagë, se serbet nuk janë penduar për krime ndaj të tjerëve e ndaj Shqiptarëve, nuk kanë kërkuar falje, nuk janë penduar e as që e kanë ndër mend!
-O moj Shqipni e mjera Shqipni,
kush t ka qitë me krye n hi?
Politikanët shqiptarë me parti...
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Mistiku , desha te te shtoj edhe kete se Tirana zyrtare duhej te lidhte politiken me Beogradin vetem nepermes te Kosoves e assesi qe ta injoroj Kosoven dhe ti trajtoj serbet si komshinje kjo do te thote te injorosh realitetin Kosovare te jesh kunder pavaresise se Kosoves,Por ne ne Kosove jemi mesuar me nje politike te tille te Tiranes - kurve, dhe nuk na befason fare thika pas shpines,sepse nuk eshte hera e pare,Por fale zotit qe Kosova ka nje Rugove qe e perkrah populli dhe superfuqia me e madhe ne bote Amerika,prandaj neve nuk ja kemi friken Nanoseve,papandreasve,Gjingjiqeve,Thaqisteve e qene te tjere me radhe,Kosova shkon me hapa te sigurte drejte PAVARESISE qe me vone ti bashkohet memes tone te dashur SHQIPERI,ku edhe ketyre qeneve te lartepermendur do tu vinte FUNDI.Ciao.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

Dardania!
Plotësisht pajtohem me Ty! Mjeranët-antikombëtarët-kuislingët e tradhëtarët e mbyllen zyren e Kosovës e shkojn e puthen me shovinistë serb, rus e grek!
Edhe do kohë do vuajm nga pasojat e okupimeve mijëravjeçare, e sidomos nga murtaja e kuqe - komuniste.
Presidentin e Kosovës (DARDANISË)e kemi politikanin më të mirë që kemi pasur pas Skenderbeut! Sikur të mos kishte qenë politika e dr. RUGOVËS, me të cilën faktorët Perëndimor e kanë kuptuar se Shqiptarët janë të orientuar nga Perëndimi, të gjithë luftëtarët e UÇKës ishin zhdukur nga soldateska shoviniste- kriminale e Serbisë, ashtu si janë zhdukur çeçenet nga kriminelët e shovinistet rusë, (e bota ka bërë sehir),dhe Nato në krye me SHBA nuk kishin intervenuar!
UÇK natyrisht se na e kanë zbardhë faqen, meritojn çdo lëvdatë ata që kanë luftuar vetem për liri, e jo për poste e pasuri, dhe edhe sikur të mos ishin ngritur Shqiptarët e Dardanisë në luftë (e Shqipëria ka bërë sehirë dhe politikanët mjeranë kanë përfituar nga lufta, duke shitur armatim të skaduar), përsëri Nato nuk kishte intervenuar...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

<span style="font-weight: bold">Jugosllavia e tanishme po prishet dhe stukturat e reja nuk jane me federale por superstruktuara si te tipit te BE-se. Mendoj se Ballkani nuk i shpeton dot kesaj skeme nqse duhet te kete paqe, pra secili shtet me admeinistrate te veten por me ekonomi dhe treg te hapur ndaj njeri tjetrit.</span>
Shume dakort me kete
thumbsup.gif
 

olsen7

Primus registratum
Re: Cfare i tha Meta Ivanovit dhe Koshtunices?

c'fare thoni o shoke? si flisni budalliqe te tilla?ti dardania qe ke rene kaq shume ne dashuri me rugoven se kupton qe ai eshte armiku kryesor per bashkimin e shqiperise me kosoven dhe ai e pohoi ket fakt duke deklaruar qe kosoves i duhej flamuri i saj me simbole te ndryshme .rugova eshte shume egoiste,kokeforte dhe i paafte dhe ky nuk eshte vetem mendimi im por i gjithe shqiperise.eshte rugova ai qe i prishi marredheniet me shqiperine e jo hasim thaci.kur ishte hera e fundit qe rugova erdhi ketu ne shqiperi? s'me kujtohet.a nuk mendon ti dardania se rugova duhet te dali ne pension ,dhe se kosoves i duhet nje gjak i ri politik si hasim thaci dhe bajram rexhepi.rugova qe akoma e vesh ate shallin edhe kur eshte kulmi i vapes duket sa gjyshi im me moshe.une s'do deshiroja qe gjyshi im ta udheheqte shqiperine.brezi i ri i kosoves eshte shume me intelektual se ai i paraardhesve te tyre dhe shpresoj qe ky brez i shikon gjerat me me shume qartesi.ti qe thua se tirana zyrtare eshte armike e kosoves dhe se liderat e saj jane takuar me milloshevicin harron menjehere se ishte rugova ai qe i dha doren me buzeqeshjen me te sinqerte milloshevicit perpara mediave te botes njekohesisht kur ushtria serbe po i masakronte shqiptaret.fajin s'duhet t'ja vesh tiranes por politikanit te paafte qe e ka udhehequr kosoven ne rrugen e gabuar.
 
Top