CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Hermesss

Primus registratum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Ka vertet njeri qe mendon me mendjen e mbledhur top dhe me llogjiken e painfluencuar nga bertitjet e mitingjeve qe Ngjela beri fushate "perfekte", sic e quan ti?
rolleyes.gif
 

Hermesss

Primus registratum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Ka vertet njeri qe mendon me mendjen e mbledhur top dhe me llogjiken e painfluencuar nga bertitjet e mitingjeve qe Ngjela beri fushate "perfekte", sic e quan ti?
rolleyes.gif
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Gabi i Ngjeles ishte qe ai nuk beri nje kenge "rap" me West Side Family. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Gabi i Ngjeles ishte qe ai nuk beri nje kenge "rap" me West Side Family. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

une mendoj se fajin e kishin edhe personat qe e rrethonin
mbase ishin verberuar e nuk e kuptonin forcen e rames

shkurt e nenvleftesuan sepse kohet e fundit jane mbledhur ne nje rreth te mbyllur, diskutojne vetem me njeri tjetrin dhe nuk duan te degjojne arsye te tjera pervec atyre te PARTISE (qe i jep dhe direktivat se si duhet te flasin e si duhet te degjojne)

eshte dicka qe ndosh rendom ne organizatat e dominuara nga nje person ne menyre despotike, sidomos kur ky person eshte rritur politikisht ne gjirin e PPSH (me detyren e sekretarit te partise)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

une mendoj se fajin e kishin edhe personat qe e rrethonin
mbase ishin verberuar e nuk e kuptonin forcen e rames

shkurt e nenvleftesuan sepse kohet e fundit jane mbledhur ne nje rreth te mbyllur, diskutojne vetem me njeri tjetrin dhe nuk duan te degjojne arsye te tjera pervec atyre te PARTISE (qe i jep dhe direktivat se si duhet te flasin e si duhet te degjojne)

eshte dicka qe ndosh rendom ne organizatat e dominuara nga nje person ne menyre despotike, sidomos kur ky person eshte rritur politikisht ne gjirin e PPSH (me detyren e sekretarit te partise)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

por faktikisht edhe rama jeton ne nje kontekst te ngjashem (PS)
mbase e mbrojti karakteri i tij arrogant e antikonformist
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

por faktikisht edhe rama jeton ne nje kontekst te ngjashem (PS)
mbase e mbrojti karakteri i tij arrogant e antikonformist
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

me duket se rrezultatet perfundimtare jane shpallur


dhe ngjela e humbi durimin
duket se ka kercenuar celibashin (kqz) - kujdes vajzen

nese eshte e vertete kjo, personalisht jam teper i zhgenjyer nga ngjela <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

me duket se rrezultatet perfundimtare jane shpallur


dhe ngjela e humbi durimin
duket se ka kercenuar celibashin (kqz) - kujdes vajzen

nese eshte e vertete kjo, personalisht jam teper i zhgenjyer nga ngjela <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

e cuditshme si ndryshojne gjerat

ngjela dergohet "mish per top" kunder rames dhe humbet vendin ne parlament
tani berisha e hedh poshte teresisht dhe jane ne lufte te hapur
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

mos harroni te shihni datat e postimeve ne kete teme
 

komino

Valoris scriptorum
Re: CFARE GABOI S. NGJELA NE FUSHATE

Kryeministri shpjegon arsyet e mospërfshirjes së avokatit në kabinetin e shtatorit.

Berisha: Ngjela kishte borxhe

Shtyhet pa datë çështja e anëtarësisë së Ngjelës në PD. Askush nuk e di kur do të mbahet Këshilli Kombëtar

Nevila Perndoj

TIRANË- Për herë të parë, pas 7 muajsh qeverisje, kryeministri Sali Berisha ka bërë publike dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së arsyen kryesore se pse ai nuk pranoi të emëronte Spartak Ngjelën në postin e ministrit. Debati publik mes dy figurave të larta të Partisë Demokratike, që një prej arsyeve ishte edhe mospërfshirja e Ngjelës në kabinetin qeveritar, është kristalizuar dje nga kryeministri Sali Berisha, i cili i ka radhitur deputetëve demokratë arsyet se pse nuk e kishte emëruar Ngjelën, madje edhe arsyet se pse kishte vendosur ngrirjen e anëtarësisë së tij. Pas 50 minutash mbledhjeje më dyer të mbyllura të grupit parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike deklaruan dje për “Shekullin”, se Berisha është shprehur se ai nuk mund të emëronte në postin e një ministri, një person që kishte probleme financiare. Sipas anëtarëve të grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka qenë i prerë në këtë pikë, duke sqaruar njëkohësisht se për emërimin e Ngjelës në postin e ministrit ai ka pasur ndërhyrje nga lidershipi i PD-së. Por, mësohet të jetë shprehur Berisha, si kryeministër nuk mund të emëroja një person i cili do të lante borxhet e tij në postin e një ministri. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që deputetëve demokratë u mbeti në mendje dje teksa dolën nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Sipas tyre, kryeministri Berisha nuk ishte shprehur kurrë më parë kaq drejtpërdrejtë, ndërkohë që gjatë mbledhjes ai ka pranuar se vendimi i tij për Ngjelën ka qenë shumë i vështirë. Kryeministri Berisha mësohet të jetë shprehur gjithashtu se ai ishte përpjekur shume herë që të kontaktonte me Ngjelën, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Madje Berisha ka shtuar se mbledhja e kryesisë së vogël e Partisë Demokratike (e zhvilluar pak ditë më parë) kishte si qëllim fillimisht vetëm diskutimin. Kreu i ekzekutivit ka përsëritur gjithashtu edhe arsyet e vendimit të kryesisë, duke shtuar se Ngjela ka kundërshtuar vendime të rëndësishme politike të PD-së.
Zëvendësimi
Megjithatë, mbledhja e djeshme e grupit parlamentar e PD-së është zhvilluar pa debate dhe se asnjë prej deputetëve nuk ka kundërshtuar vendimin e kryesisë së PD-së, madje as vendimin e marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Kështu, mbledhja e grupit parlamentar e PD-së vendosi që deputeti demokrat Fatos Beja të kalojë kryetar i Komisionit të Ligjeve. Deputeti tjetër, Gazment Oketa, kalon nga Komisioni i Ekonomisë te Komisioni i Ligjeve, duke zëvendësuar Ngjelën, ndërsa ky i fundit do të kalonte te Komisioni për Mjetet e Informimit Publik. Më parë në këtë komision ka qenë Brahim Kaleci që do të kalojë te Komisioni i Ekonomisë.
Jo shkarkimit
Gjatë mbledhjes se djeshme, në asnjë pikë të rendit të ditës nuk është folur për shkarkimin e Ngjelës si anëtar i grupit parlamentar të PD-së, pasi një gjë e tillë duhet të votohet me parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar si anëtar i PD-së. Megjithatë, edhe çështja e anëtarësisë së Ngjelës duket se do të zgjasë jo pak, përderisa asnjë prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk të jep një përgjigje se kur do të mbahet Këshilli Kombëtar. Deputetët e PD-së deklaruan dje për “Shekullin”, se nuk bëhet fjalë për shkarkimin e Ngjelës si deputet i kësaj force politike, duke lënë të kuptohet se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Si asnjëherë tjetër, dje kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar që të mbajë fjalimin e përjavshëm përpara medies, duke e zhvilluar mbledhjen e grupit krejtësisht me dyer të mbyllura.

PD-ja tërhiqet nga shkarkimi për Ngjelën, zgjedh zëvendësimin në krye të ligjeve

TIRANË- Për herë të parë, dje deputetët e Partisë Demokratike nuk janë shprehur për shkarkimin e Ngjelës, qoftë nga posti i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, ashtu edhe nga përfaqësimi i këtij të fundit në grupin parlamentar të PD-së. Deri para pak ditësh gjithçka ishte e qartë për avokat Spartak Ngjelën, se ai do të shkarkohej nga të gjitha postet jo vetëm partiake, por edhe parlamentare. Por nuk ka ndodhur kështu. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së pritej shkarkimi i Ngjelës për të kaluar më pas për votim në Këshillin Kombëtar si sekretar i marrëdhënieve me publikun, ndërkohë që kryesia respektoi vetëm vendimin e kryetarit demokrat, Sali Berisha, për ta pezulluar nga ky post, madje edhe nga anëtarësia e PD-së. Edhe në rrafshin parlamentar, demokratët u tërhoqën nga termi “shkarkim”, duke vendosur një formë tjetër, më të butë, që lidhet me zëvendësimin e tij me Fatos Bejën në postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Në fakt, një gjë e tillë u paralajmërua që me mbledhjen e kryesisë së PD-së, duke qenë se zyrtarët e lartë demokratë pretendonin herë pas here se përfaqësimi i Ngjelës në postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve ishte tërësisht politik. Kështu, kryesia e Partisë Demokratike vendosi zëvendësimin e Ngjelës me Bejën në postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe të njëjtën gjë miratoi edhe grupi parlamentar i PD-së gjatë mbledhjes së djeshme. Deputetët demokratë në asnjë rast nuk folën për shkarkimin e Ngjelës, por për zëvendësimin e tij, edhe pse indirekt për Ngjelën kjo do të thotë shkarkim. Lidershipi i PD-së vendosi të marrë këtë vendim rreth tri ditë më parë, më qëllim që të mos kishte kundërshtime edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, disa prej të cilëve ishin shprehur jopublikisht se nuk do të pranonin termin “shkarkim” për avokat Spartak Ngjelën.

Lesi-Berisha, replika në Parlament

Shpjegime ka kërkuar nga kryeministri Sali Berisha edhe deputeti i PDK-së, Nikollë Lesi, lidhur me faktin që në bisedën e regjistruar mes tij dhe avokat Ngjelës ishte përmendur emri i tij. “Dua të di pse keni thënë shko te Nikollë Lesi”, - tha Lesi, duke iu drejtuar kreut të qeverisë. Ai ndërkohë ka deklaruar edhe votën kundër zëvendësimit të Ngjelës si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Por Berisha nuk ka pranuar të japë shpjegime për bisedën në fjalë. “Të më kërkosh të interpretoj çimkëzimin, sepse në 15 vjet nuk ka pasur praktikë çimkëzimi. Më kërko çdo gjë tjetër, përveç çimkës dhe çimkëzimit”, - tha Berisha. Por Lesi i kërkoi kryeministrit Berisha që të tërhiqej nga propozimi i tij për të zëvendësuar Ngjelën, se në këtë mënyrë do të fitonte pikë. “Nëse vazhdon me këtë frymë, do kesh rrjedhje votash në radhët e maxhorancës, edhe shumë shpejt për çështje që do të diskutohen së afërmi”, - vijoi Lesi.

Votat: 73 pro, 52 kundër 2 abstenime

Votuan kundër nga maxhoranca:
Nard Ndoka
Jak Ndokaj
Nikollë Lesi.

Abstenuan:
Spiro Peçi
Frrok Gjini.

Nuk morën pjesë në votim
Spartak Ngjela
Ndue Shpani

Deputetët që munguan:
Fatos Nano
Arben Malaj
Ilir Meta
Paskal Milo
Kastriot Islami
Taulant Dedja
Luan Memushi
Arjan Starova
Bukurosh Stafa
Pëllumb Xhufi



www.shekulli.com.al
11/04/2006
KATEGORIA: Politike
-------------------------

Per qartesi te temes

berisha fitoi shumicen ne zgjedhjet parlamentare te 2005
kundershtimi i ngjeles (jo minister por kryetar i komisionit te ligjeve) ndaj disa ligjeve qe i konsideronte antikushtetuese coi ne nje konflik te haput misis te dyve qe coi ne shkarkimin e ngjeles nga kryetar i komisionit te ligjeve. Menyren se si po vepron berisha ai e ka quajtur PUNISTE. dhe me sa duket shkrimi deklaratat e fundit te Berishes i japin krejtesisht te drejte.
 
Top