Re: cfare eshte sovraniteti
nje artikull nga gazeta korrieri sot
Majko: Diskutime per bazen amerikane
Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka sqaruar dje se vendosja e nje baze amerikane ne Shqiperi nuk varet vetem nga vendimi i qeverise se Tiranes. "Problemi i bazave ushtarake eshte nje moment, i cili eshte diskutuar, por sigurisht akoma nuk eshte nje gje qe varet thjesht dhe vetem nga vendimi i qeverise se Republikes se Shqiperise", tha Majko, i sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku u takua me shefin e Pentagonit, Donald Ramsfeld. Sipas Majkos, nga informacionet e marra gjate qendrimit ne SHBA, eshte ne diskutim problematika e manaxhimit te bazave amerikane. "Pikerisht per kete arsye, - tha ministri i Mbrojtjes, kam patur majft takime intensive, qofte me kongresmene, pa anashkaluar ato ne Pentagon dhe ne Senatin amerikan". Kongresi amerikan, - vijoi ai, - sapo ka kaluar nje ndihme ekstra, prej 3 milione dollaresh per ushtrine shqiptare. Kjo ndihme tashme eshte futur ne proceduren perkatese edhe ne Senat. "Jemi duke u orientuar dhe ne momente te tjera, te cilat kane te bejne me nje bashkepunim afatgjate", tha Majko, nje nder njerezit me aktive te qeverise per forcimin e bashkepunimit ushtarak mes Tiranes dhe Uashingtonit.
cfare mendoni tani per sovranitetin
a po e shesim
cfare na duhen ndihmat per ushtrine ne nga kush do mbrohemi nqs amerikanet i kemi brenda
(nuk e them per keq por as mire nuk eshte)