Re: cfare do te beje sikur te ishte ti KRYEMINISTER ??
Ah sikur te isha une kryeminister i shqiperise cfare do beja! Do betohesha perpara flamurit tone kuq e zi qe do i sherbeja me nder atdheut. Do qaja pak qe te me besonin dhe pastaj ...
Te nesermen ne mengjes dal per konference shtypi dhe deklaroj ndryshimet e me siperme per ato qe konsiderohem si pikat kyce te realitetit shqipetar dhe qe na shqetesojne si naten dhe diten:
1-Do merrja ca ushtare nga iraku ketu ne shqiperi per pushime(dmth zyrtarisht per shkembin experiencash) si shenje mirenjohje per ushtaret tane atje. Por djemte tane kuq e zi do i lija atje per sa kohe i paguan Xhorxhi.
2- Per pavaresine e kosoves do deklaroja qe do ta hedh ne referendum sepse eshte ceshtje jetike per kombin tone dhe per stabilitetin e rajonit
3-Sa per stervitje te perbashketa shqipo-kosovare sapo te gjenin ca fonde per te veshur ushtaret tane pa dyshim qe do perpiqemi te lozim se bashku.
4- Do shpallja si nje nga prioritet e politikes time bashkimin e shqiperise me kosoven dhe do shpallja kryeqytet te shqiperise Kukesin.Sepse kuksi i ri ka bere ndryshime ka cuar trenin ne rruge makine dhe ka bere shtepi pa cati!
5- Cameve do i fusja nje shkelm prapanicave se kane dy shekuj qe na lane pa gjume naten djemte tane neper evrope, sikur nuk kane ata boll preokupime : po detyrat, provimet, kinezcja per ca qe shofin perpara, por shume perpara ama ne te ardhemen e tyre.
5- Ashtu sic e tha dhe doktor, professor Hajduti i Hurmave une do vija ne hyrje te cdo ministrie ata me eksperience, dhe qe nuk i vijne shume shpesh inpute.
6- Ne rast se Partia ime do humbiste zgjedhjet do jepja doreheqje ne moment per arsye etike. Nuk mund te duroja dot turpin. Por perpara se te jepja doreheqjen do organisoja nje udhetim per ne Bora Bora (familjarisht) per tu pergatitur psikologjikisht per traumen.
7- Do krijoja nje parcele in-vitro kanabisi brenda ne kryeministri dhe bashkagjintur do vendosja nje reserve vere (Rioha) dhe do e deklaroja dhome pritje per personalitete te vecanta.
8- Do vija Putrakun keshilltar personal dhe hajdutin e hurmave shef personeli. Postin e zevendes kryeministrit do ja jepja Gene per merita te vecanta ne progresin e trurit shqipetar dhe per te permbushur 7 pikat qe vijonin me siper.