Re: Cfar Kuptimit/Vleret ka pass Gjiroja e Pjaces ne Jeten e Shkodraneve???
Kaq shume pelqehet gjiroja ne pjace ne Shkoder sa shume mire mundesh me ia vu emrin Kanali i Pjaces. Mjafton te ndalesh per nji moment dhe brenda 10 minutash, nuk po tham se i fikson, por te pakten t'i kap syni tane shkodranet "me jerz e pa jerz", me ja pas lakmi edhe stilistat ma te famshem te botes: Bluza Versace fallco, canta grash Dolce e Gabana, parfumna qe me ti qit hundet ne toke. Shyqyr qe i kane asfaltu ata pak rruge se tash shkodranet "me jerz" munden me e cu edhe ma shume kryet perpjete kur dalin neper pjace me "u reklamu"...dikur kur s'kishte ala benca te viteve '80 e benca te vjedhun te 2005 (saqe as vete gjermanet nuk i kane pa neper rruget e tyne")shkodranet nxjerrshin me shetit bicikletat kineze te lame e te pastrume e ne gjendje te mire, saqe kur i shifshe me biciklete ne dore me te thane mendja se a shpu ndonji rrote, a s'punojne frenat, zinxhiret e ku di vete...jo mor jo...bicikletat ishin ne forme! Tesh dalin me makina, fatkeqesisht nuk munden me i kap per "doret" e me i shetit, por bajne te pamujtunen shoferat me zinxhir kalit arit ne qafe, me muziken rep, Hip-hop, xhez, compilation, folk shqiptar ose kosovar ne kupe te qiellit, me nje shpejtesi here te ulet e here te nalte simas rrethanave, me terhek vemendjen e qytetareve me kryet perpjete...e kote...e kane kaq shume kryet perpjete shkodranet, saqe shoferave me zinxhira arit iu duhet me ndrru profesion...ne pilota aeroplanit.
Pjaca, vendi i kafeve, ku shkodranet e papune konsumojne 25 ore ne dite nji kafe me uje te gazuem, marrin neper goje pjesen tjeter te Shkodres, diskutojne per ndonji plan grabitqar, viza fallco apo...tallen me njerezit e ndershem e qe perpiqen me i dhane kuptim jetes, njerezit me nje ideal ne koke qe duan te tregojne se ne Shkoder mund te jetohet edhe ndryshe, me mire, me me pak probleme, qe duan te tregojne se Shkodra eshte nje vend i bukur, por me te bukur e bejne njerezit, nese e duan nje gje te tille, qe varferia, mjerimi, depresioni, stresi nuk mbyten duke kaluar ditet neper pjace apo kafenete e saj, qe te shikosh punen tende e jo te te tjereve eshte nje vlere e madhe, eshte edukata e atyre njerezve qe dikur Shkodren e kthyen ne nje vend te admiruar dhe te respektuar nga shume vende kulturore europiane.