Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

MLK

Primus registratum
Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Perpjekje per te shkarkuar prokurorin
E Hene, 29 Tetor 2007
Parlamenti shqiptar votoi per te hetuar mbi kryeprokurorin shqiptar ne lidhje me deshtimin e tij per te eliminuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke demtuar shanset e vendit per t’u afruar ne lidhje me NATO-n dhe me BE-ne. Ligjberesit votuan 72-35 per te hetuar mbi Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Njembedhjete anetareve te ekipit parlamentar do t’i jepet nje muaj kohe, perpara se te rekomandohet shkarkimi i zyrtarit nga detyra. Krimi i organizuar dhe korrupsioni jane ceshtjet me delikate ne Shqiperi, nje nder vendet me te varfra te Evropes, e cila eshte duke u perpjekur per t’u integruar ne institucionet nderkombetare. Vitin e kaluar, Shqiperia u rendit e 111-ta ne nje liste prej 163 vendesh ne nje ankete te “Transparency International”. Kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-se, akuzon Sollakun se mbeshtet qarqet kriminale ne Shqiperi, nje akuze kjo qe kryeprokurori dhe partite e opozites nuk e pranuan. Sollaku dikur i sherbente Berishes si keshilltar juridik, ndersa me pas, 45-vjecari u vendos ne vitin 2002 si Prokuror i Pergjithshem. Vitin e kaluar, demokratet ndertuan nje tentative te deshtuar per te hequr Sollakun, duke ndjekur nje hetim dymujor te ngjashem. Por kerkesat per te shkarkuar Prokurorin e Pergjithshem u bllokuan nga ish-presidenti Alfred Moisiu. Ne korrik, aleati i Berishes, Bamir Topi, beri betimin si President i Republikes dhe ka gjasa qe te mbeshtese hetimet e reja. Deputetet e opozites akuzojne Berishen se po tenton te marre kontrollin mbi drejtesine shqiptare, pavaresia e se ciles eshte e garantuar nga Kushtetuta. Ata refuzuan qe te jepnin emrat e anetareve te tyre per grupin e hetimit dhe mund ta bojkotojne. Tre deputete te nje partie te vogel politike ne koalicionin qeverises abstenuan, se bashku me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha. Sollaku u ka kerkuar deputeteve qe t’i hiqet imuniteti Bashes, per ta hetuar lidhur me skandalet e korrupsionit ne projektin e ndertimit te rruges. Prokurori i Pergjithshem nuk ka nje limit kohor dhe mund te shkarkohet vetem nese vertetohet se ka thyer ligjin ose per shkak te paaftesise se tij detyruar nga ndonje semundje.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Kjo teme eshte rahur e sterahur ketu, por ajo qe me ben ta risjell eshte "hajvanlliku" qe tregojne ajo pjse e politikes qe eshte e interesuar per shkarkimin e Sollakut.
Eshte per te ardhur keq qe vazhdohet me te njetin motiv, per paftesi, ne nje kohe qe dihet nga te gjithe se ai qe kerkon me me ngulm shkarkimin e Sollakut ( nuk them aspak qe Solloaku nuk duhet hequr, qe nuk mund te jete i lidhur me krimin apo ku di un, pasi per kete nuk kam asnje lloj prove) eshte Berisha.
Atehre, nese ndjekim llogjiken qe Berisha ndjek pershkarkimin e Sollakut (personalisht jam qe te ndryshoje ligji dhe njerezit te emerohen apo shkarkohen vetem ne baze te meritokracise) atehre pytja qe shtrohet eshte:
Si ka mundesi qe Berisha nuk ka kerkuar kurre psh shkarkimin e Ministrit te Ekonomise dhe energjitikes Genc Ruli i cili ka 2 vjet qe ka fundosur shqiperine ne nje krize te papare energjitike!?
Pra llogjika e antikorrupsionit, mediokritetit....eshte nje llogjike shume interesante, por nese perdoret per rritjen e mireqenjes se popullit dhe shtetit shqiptar e jo per fuqizimin e pushtetit te Berishes apo partise se tij ne rastin konkret.

Si ka mundesi qe njerez kaq medioker vazhdojne te zoterojne vende kaq te rendesishme ne Shqiperi!?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Pse ti cfare do beje po te te jepnin poziten?
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Kjo eshte nje pyetje e hapur, qe do te thote duhen dite e nete qe te pergjigjem, ketu temen e hapa per nje problem konkret.
 

Al-Punk

Still here
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

MLK, te them te drejten nuk mendoja se Sollaku do zgjaste kaq shume. Eshte e qarte qe shkarkimi i tij nuk ka lidhje vetem me Berishen dhe me demokracine, po dhe me "qarte" te caktuar qe diktojne lojera ekonomike ne Shqiperi.
Praktikisht shkarkimi i Sollakut do lejonte goditjen e shume personave me ndikim politik dhe financiar, dhe do jepte liri per futjen ne loje te shume personave te tjere ne fushen financiare te papaster.
Sic ka thene i madhi - "Asgje personale, vetem biznes"

Sa te jete ne fuqi Berisha, Sollaku do luftohet fort qe te largohet. Sollakut i bejne presion shume qe te qendroje. Eshte loje klanesh, me shume se loje meritokracie mendoj une!
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Pikerisht, fuqija do kaloje nga nje dore te tjetra dhe kjo nuk ka lidhje me luften kundra krimit apo korrupsionit.
Problemi eshte qe keta jane aq te pafte s qe dh fuqine nuk dine si ta marrin, u be kohe qe vazhdojne ti bijen fyellit ne te njeten vrime e po behen monotone...
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Normalisht, mendoj se ceshtja e kryeprokurorit shqiptar nuk duhet te kaloje nga politika.

A duhet hequr Sollaku? Po! U bene afersisht 7 vjet qe eshte ne krye te Prokurorise dhe nuk kemi degjuar ndonje aksion te fuqishem kunder korrupsionit qe behet aq hapur ne Shqiperi. Nga pikepamja juridike, duhet korrigjuar boshlleku, i cili i lejon kryprokurorit te rrije ne fuqi per nje kohe te pakufizuar! Historia jone ka treguar se perqendrimi i pushtetit ne duart e nje personi te vetem per nje kohe te pakufizuar ka qene nje faktor fatal.

Politikisht, per mendimin tim, Komisioni 2 eshte nje idiotllek, pasi komisioni i pare mund te quhej gabim, por i dyti jo. I propozuar nga opozita e atehershme (2001) Sollaku erdhi ne kete detyre si njeri i paster dhe i afte per te kryer kete detyre. Nga ish-keshilltar i presidentit Berisha ai arriti te drejtoje Prokurorine Shqiptare. Akuzat si bashkepuntor i klanit te Zemunit, pjesetar i Hakmarrjes per Liri, i trafikut te droges etj, thjesht hedhin nje petk injorance mesjetare mbi politiken shqiptare, qe ne asnje menyre nuk duhet te gjykoje politikisht nje institucion shteteror.

Dje, komisioni 2, i ngritur me veterinere, zdrukthtare etj, therret kryprokurorin Sollaku te jape llogari per punen e tij. Eshte njesoj sikur Berisha, te kerkoje mend nga Nano per nje operacion zemre. Sollaku nuk u paraqit perpara ketij komisioni, pasi sipas tij, te gjitha akuzat jane te pabazuara ne prova (valle ka jurist, hetues apo prokuror te bote, te vertetoje cdo gje qe nxjerr Berisha nga goja?) dhe ai nuk ka se per cfare te jape llogari. Nuk mund te gjykoj ne beri mire apo jo Sollaku qe nuk u paraqit. Eshte nje veprim i tij, per te cilin koha do te tregoje nese veproi mire apo jo.

Nje institucion i rendesishem sic eshte Kuvendi i Shqiperise, perfaqesohet ne kete komision me nje grusht deputetesh, qe i takojne vetem nje force politike, pasi forcat e tjera politike, nuk u pajtuan me menyren se si po trajtohet politikisht ceshtja e kryeprokurorit. A nuk eshte e udhes, qe Kuvendi, perpara se te jete i nje shumice paralamentare, te jete i te gjithe perfaqesuesve te zgjedhur nga populli? A nuk do te ishte me mire qe ky Kryeprokuror aq i akuzuar nga partia ne pushtet te hiqet nga kjo detyre ne nje menyre elegante qe nuk ngjall diskutime dhe ngre hije dyshimi mbi shkaqet e verteta qe shkarkimit te tij? A nuk do te ishte ne nderin e ketij Kuvendi qe perpara se te tregonte supremacine numerore te partise qe ka shumicen, te ngrinte nje komision dhe te modifikonte ligjin, duke i lene kryeprokurorit te drejten per te ushtruar kete detyre vetem per nje mandat 5-vjecar? A nuk do te ishte shume me e mencur nga ana e Berishes, qe ta zevendesonte Sollakun me ane te ligjit dhe jo me ane te disa akuzave qe askush ne Shqiperi nuk i beson, per me teper qe askush nuk ka publikuar prova?

Mandi, jam dakord me ty se sa kohe te jete Berisha ne pushtet, Sollaku do te sulmohet fort. Por a nuk do te ishte me mire, qe per sa kohe te jete Berisha ne pushtet, te veproje vetem ne baze te ligjit dhe te shmange korrupsionet politike qe po i rrisin fuqine mbi shtetin shqiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Normalisht Sollaku duhej të kish dhënë dorëheqjen që në momentin kur ju vra shoferi në sy të gruas e të vajzës. Qëndrimi i tij në këtë post si dhe ngulmimi për të qëndruar aty ndërkohë që e ka një derë të hapur për tu larguar me nder (me motivin se nuk ka bashkëpunim nga ana e qeverisë) tregojnë që Sollaku së paku është "i dashuruar" pas pushtetit që ka dhe kjo nuk besoj se është në dobi të drejtësisë. Por Sollaku mundet faktikisht të jetë edhe nën presionin e qarqeve të caktuara politike ose ekonomike të cilët e mbajnë në atë detyre pasi kanë pushtet mbi të (dhe personalisht e besoj këtë mundësi).

Ngritja e komisionit parlamentar Sollaku 2 është faktikisht një idiotllik por mendoj se largimi i Sollakut është i nevojshëm. Nuk e di nëse ka ndonjë rrugë tjetër për largimin e tij (pasi Kushtetuta është shumë e ngurtë për këtë çështje). Para pak kohësh mendova se ishte gjetur një zgjidhje diplomatike për largimin e Sollakut por nuk doli gjë (Sollakut i ishte ofruar një e drejtë studimi në SHBA).

Përsa i përket ligjit dhe Kushtetutës në lidhje me prokurorin mendoj edhe unë se ai duhet ndryshuar por jo duke kufizuar mandatin e kryeprokurorit por duke rritur mundësitë e kontrollit mbi të. Gjithashtu kryeprokurori duhet të raportojë për punën e tij në Kuvend në një periudhë 6 mujore ose një vjeçare. Kuvendi nga ana e tij duhet të ketë një komision të përhershëm kontrolli (së paku për momentin) i cili duhet të verifikojë ecurinë e punës në prokurori.
 
H

harap

Guest
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Nqs se Sollaku do ishte i paster atehere do kishte zbatuar luften kunder krimit me se miri . Po jane me qindra dosjet qe tregojne pjesmarrjen e tij ne korrupsion e krim. Prandaj cdo minute qe kalon me sollakun ne pushtet eshte ne dem te demokracise shqiptare. Jane me qindra te kerkuarit nga interpoli e Sollaku nuk merr asnje angazhim per to. Edhe pastaj vendet e BE na akuzojne per krim.
Si perfundim Sollaku duhet hequr nje ore e me pare
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Problemin qe shtrova ne kete teme, nuk ishte a eshte Sollaku i pa afte, i lidhur me krimin, a duhet hequr apo jo.
Ajo qe me beri pershtypje dhe me shtyu te rihap nje teme te tille eshte fakti se vazhdohet me te njetin motiv dhe te njeten metode.
Nese Berisha vazhdon te pretendoje se kerkon te heqi Sollakun per pa aftesi, atehere e thashe dheme siper qe duhet te filloje te shkakroje nga puna ministrin e kabinetit te tij, Genc Ruli i cili me pa aftesine e tij (nuk po flas per korrupsion pasi nuk kam prova) ka çuar jo vetem energjitiken drejt katastrofes, por te gjithe ekonomine shqiptare.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

Sollaku ka pas mo shum koh me e tregu paaftësin e vet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif .

Është shumë e drejtë çështja që shtron ti MLK. Faktikisht, ka shumë mundësi që Sala nuk e do Sollakun nëpër këmbë pikërisht që mos ta bezdisë njeri për pislliqet e ministrave të tij (apo të tijat vetë).

Problemi i Rulit është shumë i hershëm dhe megjithëse Ruli është shuuuuum i shkathët si individ, në anën profesionale ka mbetur po me shkollën e kohës së Partisë panvarësisht se punonte në institut. Faktikisht ishte Instituti që i hapi atij dyert e qeverisë ashtu si edhe shumë anëtarëve të tjerë të tij të cilët u bënë këshilltarë të Kryeministrit (Nanos e Berishës). Këtu kam përshtypjen se mund të jetë shtysa e sponsorizuesve të Institutit për të futur Rulin në qeveri (si autorin e shumë studimeve mbi Shqipërinë e Ballkanin).
Megjithatë, Ruli, ashtu si në 1994-5, vazhdon vjedhjen pa skrupuj dhe si gjithmonë janë të tjerët që i vuajnë pasojat e vjedhjeve të tij.
Vetëm egzistenca e Rulit në qeveri më heq besimin e asaj qeverie.
 

Al-Punk

Still here
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Anëtarët e mazhorancës i kërkuan dje Kuvendit, të miratojë raportin e komisionit hetimor dhe t'i propozojë Presidentit shkarkimin e Sollakut

TIRANË- Në një kohë rekord, vetëm pas një jave pune të komisionit hetimor "Sollaku 2", anëtarët e mazhorancës, në mungesë të opozitës, i kanë kërkuar Kuvendit që të miratojë raportin e komisionit hetimor parlamentar dhe t'i propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Në një raport prej 40 faqesh, anëtarët e mazhorancës kanë firmosur shkeljet që, sipas tyre, vërtetojnë faktin se Theodhori Sollaku nuk duhet të qëndrojë më në detyrën e kreut të organit të akuzës. Në përfundim të hetimeve të kryera, anëtarët e mazhorancës të komisionit hetimor u shprehen se, "Prokurori i Përgjithshëm, me anë të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, të kryera në shkelje të rëndë të ligjit procedural, neneve 494 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, nenit 6, të Konventës së Ekstradimit, nenit 27 të "Konventës mbi Transferimin e Procedimeve Penale" dhe nenit 116, të Kushtetutës së Shqipërisë, ka sjellë si pasojë mosekzekutimin e jo më pak se 210 Urdhër Arresteve Ndërkombëtare, të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë, lënien e lirë të këtyre personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe ka krijuar një klimë të madhe mosbesimi tek autoritet e huaja". Për sa më sipër, anëtarët e komisionit bëjnë përgjegjës kryesor Prokurorin e Përgjithshëm. Më konkretisht, anëtarët e komisionit, ndër radhë shprehen se në rastin e kërkesave për Urdhrat e Arrestit Ndërkombëtar të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë, Prokuroria e Përgjithshme ka refuzuar apriori ekzekutimin e urdhrave, nën justifikimin se edhe po të viheshin në zbatim këto urdhra, nuk do të sillnin ndonjë efekt, pasi shtetasit shqiptarë nuk mund të ekstradohen. Duke u bazuar në Konventën Evropiane të Ekstradimit e vitit 1957, anëtarët e komisionit shprehen se Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të kësaj Konvente, në rastin e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë, duhej të komunikonte, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, me autoritetet e huaja, duke i vënë në dukje faktin e mos ekstradimit të këtyre subjekteve, por dhe duke zbatuar urdhër arrestin ndërkombëtar, pra arrestimin e personave në çdo rast, duke i lënë të hapur shtetit të huaj kërkues mundësinë për të paraqitur kërkesën për transferimin e procedimit penal ose kërkesës për njohjen e vendimit penal, sipas rastit. Gjithashtu, nga raporti i Ministrisë së Drejtësisë, për lirimin e disa të dënuarve, sipas anëtarëve të komisionit, rezultoi se "në sistemin e prokurorisë është instaluar një fenomen korruptim sipas të cilit, prokurorët, në shkelje të hapur të neneve të Kodit të Procedurës Penale kanë pranuar lirimin e jo më pak se 22 të dënuarve për vepra penale të rënda, për shkaqe tërësisht manipulative dhe abuzive".

"Ministri i Drejtësisë ka vënë në dijeni për një fenomen të tillë Prokurorin e Përgjithshëm që në datë 11.04.2007, por Prokurori i Përgjithshëm nuk ka lëvizur nga vendi",- vijon raporti. Ndërkohë, nga analiza që ky komision i bëri fakteve të sjella nëpërmjet statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, prokurorët, sipas anëtarëve të komisionit, në kundërshtim me disa nene të Kodit të Procedurës Penale kanë arkivuar jo më pak se 19 dosje të pushuara nga gjykatat. Pikërisht për shkeljet e ligjit, të konstatuara gjatë kontrolleve në disa prokurori të rretheve gjyqësore, anëtarët e komisionit bëjnë përgjegjës Prokurorin e Përgjithshëm i cili në bazë të Kushtetutës (neni 148) dhe të Ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", është autoriteti më i lartë, për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq. Sipas anëtarëve të komisionit, është përgjegjësi direkte e Prokurorit të Përgjithshëm, realizimi i detyrave të sistemit të prokurorisë dhe funksionimi ose jo i këtij sistemi.

Në raport thuhet se ligji i njeh Prokurorit të Përgjithshëm shumë instrumente, që i mundësojnë dhe e bëjnë efektiv ndikimin e tij, si për shembull urdhrat dhe udhëzimet me shkrim, të cilat janë të detyrueshme për prokurorin më të ulët.



Përfundimet e raportit të Komisionit Hetimor "Sollaku 2"

Në përfundim të hetimeve të kryera, komisioni pasi analizoi provat e mbledhura, faktet dhe rrethanat, veprimet dhe mosveprimet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe pasi i vlerësoi në bazë të Kushtetutës, ligjeve organike dhe procedurale, arriti në këto konkluzione:

Rezultoi e provuar se Prokurori i Përgjithshëm, me anë të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, të kryera në shkelje të rëndë të ligjit procedural, neneve 494 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, nenit 6, të Konventës së Ekstradimit, nenit 27, të "Konventës mbi Transferimin e Procedimeve Penale" dhe nenit 116, të Kushtetutës së Shqipërisë, ka sjellë si pasojë mosekzekutimin e jo më pak se 210 Urdhër Arresteve Ndërkombëtare, të lëshuara nga autoritet e huaja për shtetasit shqiptarë, lënien e lirë të këtyre personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe ka krijuar një klimë të madhe mosbesimi tek autoritet e huaja.

Shkelja e rëndë e ligjit, përbën përgjegjës kryesor Prokurorin e Përgjithshëm jo vetëm si personin përgjegjës për marrëdhëniet me të tretët (neni 8 i ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", i përditësuar), por edhe si personi i vetëm përgjegjës për funksionimin e organit të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë (neni 3, i ligjit të sipërpërmendur).

Shkelja e rëndë e ligjit e shoqëruar me pasoja të rënda, të vazhdueshme dhe të pariparueshme për vendin, shoqërinë dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera, cilësohet prej këtij komisioni si shumë serioze.

Këto shkelje, të analizuara dhe me qëndrimin subjektiv që ka mbajtur dhe mban Prokurori i Përgjithshëm, cilësohen prej këtij komisioni si shkelje të rënda në kuptimin kushtetues të tyre dhe si të tilla, në kuptim të nenit 149, të Kushtetutës, duhet të sjellin patjetër shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.

Rezultoi e provuar nga Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e disa të dënuarve, se në sistemin e prokurorisë është instaluar një fenomen korruptim, sipas të cilit prokurorët, në shkelje të hapur të neneve 478, 149, 151, 357, 367, të Kodit të Procedurës Penale dhe të neneve 16, 29 e 33, të ligjit 8328 "Për trajtimin e të dënuarve me burgim", të ndryshuar, kanë pranuar lirimin e jo më pak se 22 të dënuarve për vepra penale të rënda, për shkaqe tërësisht manipulative dhe abuzive. Ministri i Drejtësisë ka vënë në dijeni për një fenomen të tillë Prokurorin e Përgjithshëm që në datë 11.04.2007, por Prokurori i Përgjithshëm nuk ka lëvizur nga vendi.

Është detyrë kushtetuese e institucionit të Prokurorisë, që të përfaqësojë akuzën në emër të shtetit (neni 148 i Kushtetutës së Republikës, neni 2 i Ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë"), dhe këtë përfaqësim duhet ta bëjnë duke zbatuar me përpikmëri ligjin dhe jo duke u bërë palë me trafikantët dhe vrasësit e dënuar nga gjykata, me vendim të formës së prerë. Është detyrë themelore e Prokurorit të Përgjithshëm që të luftojë korrupsionin, para së gjithash në radhët e prokurorëve të cilët drejton.

Është përgjegjësi direkte e Prokurorit të Përgjithshëm që të kontrollojë sistemin e prokurorisë, si strukturë e centralizuar (neni 148, pika 2 e Kushtetutës së Republikës, neni 3 i Ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë"), dhe është përgjegjësi e tij direkte si drejtues i kësaj strukture.

Moskryerja e këtyre detyrimeve kushtetuese nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, ka sjellë pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke krijuar imazhin e një vendi ku trafikantët lirohen për shkak të humorit të keq, dhe vrasësit për shkak se nuk janë optimistë për të ardhmen. Ka sjellë pasoja të rënda për shoqërinë, pasi jo më pak se 22 persona të dënuar për vepra të rënda janë sot të lirë dhe këto pasoja vlerësohen, në tërësinë e tyre, prej këtij komisioni, si shumë serioze dhe me vështirësi të dukshme për t'u riparuar. Qëndrimi subjektiv i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këtë çështje hetimi, duke mos kryer asnjë veprim për më shumë se 4 muaj, nga marrja dijeni, e bën edhe më të rëndë shkeljen e ligjit, shkaktimin e pasojave dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes së Kuvendit nëpërmjet kontrollit konstitucional, duke e detyruar atë (Kuvendin) të marrë masa të menjëhershme për të ndryshuar gjendjen dhe shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm.

3- Rezultoi e provuar nga analiza që ky komision i bëri fakteve të sjella nëpërmjet statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, "Analiza statistikore e veprimtarisë së Prokurorisë për vitin 2006, përfshirë informacionin për mosveprimin e prokurorisë në rastin e çështjeve të pushuara nga gjykata", se prokurorët, në kundërshtim me nenet 24, 93/1/ç dhe 326, të Kodit të Procedurës Penale, kanë arkivuar jo më pak se 19 dosje të pushuara nga gjykatat. Nga moszbatimi i kërkesave të parashikuara në dispozitat ligjore të mësipërme, ka ardhur pasoja e rëndë e arkivimit të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin e disa procedimeve penale, për vepra penale të rënda, si vrasje me paramendim, vrasje me dashje dhe vjedhje me armë.

Në këto rrethana, autorët e disa veprave penale të rënda janë të pazbuluar dhe të lirë, duke përbërë një rrezik potencial për rendin publik dhe jetën e shtetasve tanë.

Nga analiza e statistikave dhe informacioni i përcjellë vihet re një mungesë e theksuar profesionalizmi nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, në menaxhimin e këtij institucioni, për kontrollin e ecurisë së politikës penale, politikës së dënimit dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke mos ushtruar kompetencat që ka, në lidhje me shfuqizimin e urdhrave të kundraligjshëm të vartësve të vet dhe ndëshkimin e prokurorëve të cilët kanë shkelur ligjin

Mospërdorimi ose keqpërdorimi nga ana e tij i instrumenteve të drejtimit dhe kontrollit të institucionit, kanë sjellë në rastin më të mirë, shkelje të rënda në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në emër të shtetit, shkelje kushtetuese kjo sipas nenit 148/1, të Kushtetutës; dhe në rastin më të keq, ka sjellë shformimin e gjithë institucionit duke cenuar kështu parashikimin imperativ të centralizimit të institucionit, shkelje kushtetuese sipas nenit 148/2, të Kushtetutës.

Veçanërisht, përgjegjësia për shkeljet e ligjit të konstatuara gjatë kontrolleve në disa prokurori të rretheve gjyqësore, bie mbi Prokurorin e Përgjithshëm i cili në bazë të Kushtetutës (neni 148) dhe të Ligjit Nr.8737, datë 12.02.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar (neni 8), është autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq.

Këto shkelje të ligjit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm vlerësohen prej këtij komisioni, si shkelje të rënda në kuptimin kushtetues dhe me pasoja serioze për vendin, sistemin e drejtësisë dhe për shtetin ligjor dhe si të tilla, në kuptim të nenit 149, pika 2 e Kushtetutës, përbëjnë shkak ligjor për të kërkuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për këto arsye, bazuar në nenin 149, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 114, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, nenit 7, pika 2 e Ligjit Nr.8737, datë 12.02.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar dhe nenit 20, të Ligjit Nr.8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit", Komisioni me vendim përfundimtar, në mungesë të anëtareve të opozitës së këtij komisioni, vendosi:

T'i propozojë Kuvendit të Shqipërisë, të miratojë raportin e Komisionit Hetimor parlamentar dhe t'i propozojë Presidentit të Republikës, shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, z.Theodhori Sollaku.
</div></div>

Praktikisht perfundoi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Nje Komision i shpejte pa juriste te mirefillte, nje jave kohe ...
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Ora e proves per Topin dhe Kushtetuesen

Andrea Stefani

Jo çdo ditë, por edhe çdo orë që kalon, provon se ethja e shumicës për të shkarkuar një orë e më parë Prokurorin e Përgjithshëm lidhet me panikun e saj për demaskimin që i kanoset nga superskandali i rrugës Rrëshen-Kalimash. Në këtë këmbëngulje kundër kryeprokurorit, shumica dhe qeveria e saj po i shëmbëllejnë gjithnjë e më shumë një grupi të korruptuarish që rendin të zhdukin sa më parë dëshmitarin e vetëm të krimit të tyre. Sepse vazhdimisht po publikohen dokumente që provojnë në mënyrë vështirë të kundërshtueshme, se kuturisja e ministrit Basha për të ndërtuar rrugën patriotike pa projekt, nuk paska qenë aspak e nxitur nga një dell patriotik, por përkundrazi, nga një dell antipatriotik korruptimi. Kështu, një vendim i qeverisë socialiste "Nano", i publikuar këto ditë në shtypin shqiptar, provon ekzistencën të paktën qysh në vitin 2004, të një projekti për segmentin Rrëshen-Kalimash. Është ky një fakt tronditës, sepse "mungesa e projektit", është guri i themelit i mbrojtjes publike që i ka bërë vetes ministri Basha. Me "mungesën e projektit" për segmentin Rrëshen-Kalimash, ministri Basha ka justifikuar jo vetëm kontraktimin me prokurim të drejtpërdrejtë të një konsulenti si holandezja "Ecorys", por çka është më e rëndësishmja, ka "përligjur" edhe shmangien e ligjit shqiptar të prokurimeve, si dhe aplikimin në mënyrën më të habitshme në vend të tij, të ligjit anglez. Paska ekzistuar pra një projekt i cili për më tepër, parashikonte një kosto shumë më të ulët se investimi pa projekt (më e pakta 200 milionë euro) i ofruar për segmentin patriotik nga ministri Basha dhe qeveria "Berisha". Ndaj dhe opinioni nuk mund të mos pyesë: Mos ka qenë kostoja më e ulët e projektit ajo që e ka bërë ministrin Basha të preferojë një investim pa projekt? Po a është patriotike kur një ministër përpiqet t‘i bëjë patriotët e vet të paguajnë një investim qindra milionë më shtrenjtë? Skandali është aq i rëndë, saqë në kushtet e funksionimit të drejtësisë dhe prokurorisë të pavarur, nuk mund të mos tronditë qeverinë "Berisha". Dhe kjo e fundit e ka kuptuar këtë, prandaj po nxiton që të tronditë ajo e para dhe më shpejt, drejtësinë. Ndaj nxiton të shkarkojë kusarisht dhe tiranisht kryeprokurorin, duke dhunuar hapur Kushtetutën dhe duke sfiduar publikisht Gjykatën Kushtetuese. A do të jetë kjo e fundit në lartësinë e misionit të saj si garantuese e Kushtetutës?


***

Qytetarë dhe politikanë e kanë bërë zakon të përflasin Presidentin e Republikës si garant të Kushtetutës. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas vetë Kushtetutës, garant i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese. Është ky institucion që ka për detyrim kushtetues të hedhë poshtë çdo vendim të çdo institucioni (përfshi Kuvendin), kur e gjykon që nuk është marrë në përputhje me nenet dhe frymën e Kushtetutës. Jo shumë kohë më parë, kjo gjykatë hodhi poshtë si antikushtetuese, konkluzionet e komisionit hetimor parlamentar "Sollaku I". Ky fakt e bën lehtësisht të parashikueshme se po të tilla do t‘i gjykonte Kushtetuesja edhe vlerësimet e Komisionit "Sollaku II". Përse? Sepse shihet qartë që në injorancë të plotë për sa i takon ligjit dhe Kushtetutës, ky komision ka përsëritur të njëjtat gabime të të parit duke u sjellë më shumë si inkuizicion politik. Përsëri vlerësimet e tij për "krimet" e kryera nga kryeprokurori, janë marrë duke keqinterpretuar qëllimisht jo vetëm procedurat ligjore dhe ligjet. Kuptohet fare qartë se vullneti dhe mendimi i komisionit nuk është udhëhequr nga ligji, por nga vendimi politik i marrë më parë në kokën e mazhorancës dhe qeverisë. Dhe ky vendim është: Të shkarkohet sa më urgjentisht Sollaku! "Puna" e bërë në më pak se 6 ditë nga komisioni "Xhaferri", të kujton solidarizimin e anëtarëve të Byrosë me akuzat e Enver Hoxhës, ndërsa të hënën, diskutimi nga ana e shumicës tiranike në Kuvend, nuk ka sesi të mos ngjasojë me plenumet ku demaskoheshin tradhtarët e partisë. Do ta shikoni! Më kot është rrekur kryeprokurori Sollaku t‘u shpjegojë "komis(ion)arëve" se nuk mund të bëhen ekstradime të shtetasve pa dhunuar të drejtat e njeriut, në mungesë të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe shtetit që kërkon ekstradimin. Më kot është rrekur të shpjegojë mungesën e bazës ligjore për të gjitha akuzat e tjera. "Hetuesit" e shumicës në komision nuk dëgjojnë nga ai vesh ndërsa, për sa u takon të drejtave të njeriut, ai është shqetësimi i fundit për ta. Madje, nuk përbën fare shqetësim. Sepse të drejtat e njeriut duhen flakur, ato janë pengesë për autoritaristët.

Por le të shpresojmë se argumentet ligjore të kryeprokurorit Sollaku do të gjejnë edhe këtë herë mbështetje që meritojnë në Gjykatën Kushtetuese. Berishistët po përpiqen të bëjnë presion mbi këtë gjykatë, duke përfolur në media se vendimi i saj, nuk mund të jetë një zgjidhje kur ka përplasje politike. Në fakt, është krejtësisht e kundërta. Është pikërisht në momente si ky, që Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë dhe sa më shpejt. Sepse atë që nuk e ndan dot debati politik, duhet ta ndajë ligji dhe Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sepse është në lojë fati i tërë sistemit të drejtësisë dhe bashkë me të edhe i atij politik të demokracisë, është në lojë pavarësia e një institucioni si prokuroria, e cila ka për mision të luftojë jo vetëm krimin dhe korrupsionin, por edhe të jetë mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Qeveria, shumica e saj në Kuvend, po vrapon të shkarkojë Sollakun, duke organizuar një pseudohetim njëjavor. Shumica po përpiqet që synimet e saj të pandryshuara antikushtetuese të hedhura poshtë një vit më parë nga Gjykata Kushtetuese, t‘i paraqesë si Kushtetuese duke i ngjyer akuzat e vjetra kundër Sollakut, me miell "kushtetues". Në fakt, ky miell tashmë ka rënë dhe antikushtetueshmëria e akuzave ka dalë në shesh. Por është e rëndësishme që gjykata të veprojë më shpejt duke i pezulluar procedurat e komisionit. Kjo duhet bërë para se vendimet tiranike të shumicës të jenë bërë një fakt i kryer ndaj të cilit vendimi i Kushtetueses, nuk do të kishin asnjë efekt. Dhe duhet ta bëjë jo për të mbrojtur Sollakun, por për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri nga një tirani në rritje, një tirani e shumicës që është vënë në mbrojtje të korrupsionit qeveritar. Duhet ta bëjë për të mbrojtur drejtësinë. Sot është ora e provës për Gjykatën Kushtetuese.


***

Po Presidenti Topi a do të ketë ndonjë rol në këtë mesele? Mos vallë tani detyra e tij është thjeshtuar dhe ai si një Pont Pilat mund të justifikohet me vendimin e shumicës në Kuvend? Ky zhvillim nuk mund të kalojë pa qartësuar përfundimisht nëse Topi do të jetë Presidenti i paanshëm për të gjithë shqiptarët, nëse ai do të jetë mbi palët sikundër premtoi, apo një mashë e Berishës. Ndërsa Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës, Presidenti i Republikës është simbol i unitetit kombëtar dhe shoqëror. Në këtë kuptim, Presidenti Topi///////////////// duket të priret që çështje të tilla shumë të rëndësishme si kjo e kryeprokurorit (që siç po duket dhe nga reagimet e opozitës mund të sjellin përçarje serioze në gjirin e politikës, duke rrezikuar reformat dhe integrimin), të zgjidhen me konsensusin e të gjitha palëve. Ndaj, nëse Presidenti Topi e dekreton me nxitim vullnetin e një shumice që kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe nga ligji dhe Kushtetuta, atëherë, ai do të dekretojë përçarjen e shqiptarëve. Dikush mund të thotë se Presidenti mund të ketë mendimin që vendimi i komisionit hetimor vërtet kundërshtohet nga opozita, por nuk kundërshtohet nga Kushtetuta. Ndoshta, por që ky mendim të jetë i bazuar dhe institucional, duhet që Presidenti Topi të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm ajo ka kompetencë të japë gjykim për kushtetueshmërinë e një aksioni politik. Ndaj fryma e Kushtetutës i këshillon Presidentit Topi të presë vendimin e Kushtetueses. Nëse nuk pret, nëse i bashkëngjitet vrapit të shumicës për të hequr qafe sa më shpejt Sollakun, Topi do zhgënjejë jo pak shqiptarë duke provuar se është palë me shumicën në komplotin e saj tiranik kundër Sollakut, prokurorisë dhe drejtësisë. Ora e provës po bie edhe për Topin.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Qe te hapet nje komision i ri per te njetin problem, normalisht duhen fakte te reja, pasi nese nuk ka te tilla, ne kete rast deputetet qe propozojne ringritjen e nje komisioni, ne te njeten kohe ngrene ne menyre indirekte nje akuze ndaj pa aftesise se Komisionit parlamentar parardhes, Gjykates Kushtetuese e cila gjykoi dosjen dhe dha nje vendim te formes se prere si dhe te ish Presidentit te Republikes.
E thene ndryshe, nese Sollaku shkarkohet, duhet te shkarkohen dhe ata individe qe punojne ne institucionet e lartpermendura me te njetin motiv si Sollaku, per pa aftesi, ndryshe kemi te bejme me ligje partiake e jo republikane.

Nese Sollaku nuk shkarkohet, do te vazhdojme te kemi ne krye te akuzes nje person i cili eshte nxire me boje dhe diskredituar si fugure nga qeveria aktuale, pra nje organ pa asnje lloj kredititi ne syte e popullit.

Pra qeveria aktuale, per mendimin tim me kete lloj menyre qe ka zgjegjur per te "udhehequr" vendin, eshte duke e çuar drejt katastrofes, pasi cilado te jete rrugezgjidhja, ajo do te jete minimumi negative per shqiptaret!


Ps. Per kete artikullin e Andrea Stefani-t, me vjen pak per te qeshur, pasi prezanton Sollakun si shpetimtarin e Shqiperise nga kthetrat e korrupsionit.
Duke bere aluzion se Sollaku po shkarkohet se po godet korrupsionin per rrugen Durres- Morine, gazetari ne fjale le te kuptohet se luftetari i flakte i korrupsionit Sollaku, po sulmohet per shkak te luftes se tij kundra korrupsionit !!

Po mire, ka ndonje rast kur ky Sollaku te kete futur njeri ne burg per korrupsion (kur them te kete futur ne burg, nuk kerkoj qe te behet gjykates he, po te ket çuar nje dosje komplete per nje funksionar te larte shteti ne gjykate, pasi punon ne shtetin me te korruptuar te Evropes, e s'ma d mendja se nuk ka pas okazionin per te gjetur nje rast korrupsioni ne 4 vjet pune).
 

Al-Punk

Still here
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Po cfare te fusesh ne Burg per Korrupsion.

Korrupsioni mbrohet fort nga politika ne Shqiperi! Ja u derguan nja dy dosje te Min. se Transportit para ca kohesh. U hoqen nja dy punonjes, prap e njejta parti vuri dy te tjere.

Edhe Sollaku prandaj po hiqet. PD dhe PS jane bere si Spiunazhi i dikurshem. Kush te kontrolloje SHISH(K) dhe kush te kontrolloje Drejtesine. Duket sikur dhe ndryshimet ne Qeveri behen vetem per kete qellim.
Aq e forte eshte tentativa, sa u duk per nje cast sikur Edi Rama po te mos merrte kryesine e PS-se, do te ishte burgosur per korrupsion disa vite.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Si ç'fare te futesh ne burg !! Po te kishin fut 2-3 ministra e ti kishin bere shembull, nuk do behej deti kos e te beheshin gjithe hajdute ordinere.
Trima ka pas me kokrra aty e njifeshin kush ishin, pjesa tjeter kane qen si qen te rraf e se kan ngrit kurre koken.
Problemi esht se qeni po nuk pati gardh, nuk e njef me limitin, keshtu qe me kalimin e kohes shnderrohet ne buçe, kjo po ndodh dhe aty, dmth ka kohe qe ka ndodh.

Nuk shtron me njeri problemin perpara se te mari ne pune ç'fare CV ke e cilat jane arritjet e tua ne jete, pasi po te shtrohej ne kete forme problemi, i pari qe duhej jo te shkarkohej nga puna, po te mos emerohej fare ne pune do ishte Kryeministri.

Ka ndonjeri ndonje rezultat konkret qe me te vertete i ka sherbyer permiresimit te jetes se popullit tone!?

Fatkeqesisht, ne vend qe te ndalen ne arritjet e tyre, te ne ndodh e kunderta, shpengulet gjithnje vemendja te te metat, shkeljet apo pa aftesiste e tjetrit, ne kete menyre harrohen tonat.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Ça burgu thu ti MLK? Ata dun ka i koqe plum ballit se n'burg nuk i ço kush. Duhet i dor e jashtme me vu rregull atje mrena.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Atehere une propozoj te ngreme nje shoqate e te grumbullojme fondet ne menyre qe te godasim korrupsionin ne te korruptuarit ne Shqiperi.
Aksioni duhet te filloj nga maja e shtetit, e kjo duhet te behet ne emer te popullit shiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Se mos na korruptohet ne shoqata kom hall un. Për kusurin jom plotsisht dakort. Na duhen nja 2-3 ish ushtarak që me organizu likuidimet ...
 
Top