Re: Ceshtja çame pret zgjidhje, kurse ne...
Për të diskutuar për qështjen Qame,të drejtat dhe të ardhmën e tyre, nuk është e arsyeshme të fillohet nga sharjet dhe kritikat që i bëhen klasës politike të vendit. Të nderuar kjo qështje duket të jetë në mendjet e ç'do shqipëtari kudo ku ai ndodhet, sepse kemi të bëjmë me një qështje e cila kërkon zgjidhje, dhe si e tillë është një qështje shumë e nxehtë.
Kjo qështje tregon dhe një herë se sa unikë jemi ne si komb, dhe sa angazzhohemi për zgjidhjen e sajë. Nuk duhe të harrojmë, se nga Qamëria është përzënë vetëm popullsia muslimane e Qamërisë, ndërsa popullsia ortodokse vazhdon të jetoj atje, por duke qenë se terrori i fashistëve Grekë, ja kalon gjdoo lloj terrori tjetër, ata janë të detyruar të mohojnë identitetin kombëtar.
Një shembull.
Para pak kohe isha për skijim në një vend të Gjermanis jugore, dhe një ditë më rastisi të njihesha me Anën, e cila jeton dhe studjon në Gjermani. Ana vinte nga një fshat afër Janinës, dhe e quante veten Vorioepiriote. Kureshtja më nxiti të thelloj më tej njohjen tonë, dhe pas disa takimesh, dhe pasi disa herë pimë verë bashkë, i them , se :" Ti ana je si unë, ti je shqipëtare, ti je Qame." Jo mu përgjigj ajo, unë jamë orthodokse. Pasi i shpjegova në detaje arsyen pse disa nga shqipëtarët janë Musliman e disa ortodhoks e katolik, Ana filoi të reagonte në një mënyrë interesante, filloi të afrohej më tepër, dhe filloi të shprehë një interesim më të madhë për ato që bisedonim. I tregova asaj se në Shqipëri , jetojmë në mënyrë të qetë, dhe asnjëher nuk kemi pasur grindje fetare, dhe se familja ime ishte e përzier, gruaja ime është muslimane, dhe se për ne , rëndsi ka kombi dhe jo feja e besimi fetar.
Një natë, ajo më tregoi se kishte telefonuar me gjyshen e saj, dhe se ajo i kishte thënë se, ne jemi ARVANITAS.
Prandaj, të gjithë intelektualët e mirëfilltë, të thellojnë punën e tyre në ndërgjegjsimin e popullit, dhe të kërkojnë forma të përshtatshme që qështja Qame, të marë përmasat e duhura të një problemi që do zgjidhje.
Në Hapsirën Shqipëtare, një forcë ushtarake , e cila ç'do ditë e më tepër po forcohet, dhe e cila në programin e sajë ka si qëllim bashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare, duhet të përkrahet me të gjitha mënyrat.
AKSH-ja, është një formacion ushtarak, dhe krahu i saj politik eshtë:FRONTI PËR BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPËTAR.
FBKSH dhe AKSH janë fenomene që do të shërojnë shumë plagë...
(Intervistë me Av.Idajet Beqiri, një ndër udhëheqësit politik të FBKSH-së)
PYETJE: Pse ka nisur kjo luftë virtuale mes jush dhe Alban Berishës?
IDAJET BEQIRI: Fronti Për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk ka nisur ndonjë luftë virtuale me askënd. Ne i përkasim një Lëvizjeje që ka misionin historik të bashkojë shqiptarët në trojet e tyre etnike në një shtet të vetëm demokratik dhe properëndimor shqiptar në Ballkan. FBKSH është një bashkim forcash politike, intelektuale, atdhetare që vepron në të gjitha hapësirat shqiptare dhe nuk merret me individë provokatorë, të cilët nuk janë as të vetvetes. Nuk ekziston ndonjë person me emrin "Alban Berisha". I ashtuquajturi "Alban Berisha" është Agron Rexha, nga Tropoja. Ky person nuk ka qënë kurrë as i vetvetes. Më thoni një person të vetëm që ka me vete, qoftë edhe në rrethin e ngushtë të familjes së tij! "Alban Berisha" është "karta" (por një kartë e djegur) e tjetër kujt. Ai është hedhur "në veprim" për të penguar sa të mundet Lëvizjen tonë, e cila për më pak se një vit i kapërceu të gjitha parashikimet. FBKSH-ja dhe strukturat e saj janë bërë një forcë e madhe, e papërballueshme, me një vërshim potencialesh njerëzore, politike, diplomatike dhe intelektuale sa askujt nuk ja merrë mendja.
Qarqe të caktuara të jashtme, kryesisht të lidhura me agjenturën serbo-sllavomaqedone, por edhe qarqe të brendshme në Shqipëri, në Maqedoni dhe në Kosovë, të interesuara për të frenuar sadopak këtë proçes, kanë nxjerrë në skenë "fenomenin Alban Berisha". Nuk kanë gjetur personin e përshtatshëm. Për fatin e keq të atyre që "e ndërsejnë", ky person nuk ka sadopak kulturë që t'i kamuflojë intrigat dhe shpifjet. Nga ana tjetër njerëzit e njohin për lidhjet e vjetra me ish-SHIK-un e Gazidedes për qëllime antishqiptare. Rëndësi ka forca në terren, forca organizative, strukturat, e mbi të gjitha njerëzit që të ndjekin nga pas...
Strukturat e FBKSH-së e njohin mirë Agron Rexhen, këtë manipulator e trafikant, që për ironi hiqet para atyre që nuk e njohin si "kushëri i ish-Presidentit Berisha". Harron manipulatori dhe ndërsyesit e tij se "kushëri" nuk të bënë "nofka" por gjaku...
PYETJE: Në opinionin publik është krijuar ideja se janë dy AKSH. Është i vërtetë ky pohim? Çfarë grupimi ushtarak përfaqësoni...? Sa njerëz bëjnë pjesë në të?
IDAJET BEQIRI: Unë jam një ndër përfaqësuesit politik të FBKSH-së, që sikurse theksova është bashkim forcash politike, atdhetare, intelektuale, të cilat në programet e tyre dhe në idetë e tyre shikojnë si rrugë të vetme të zgjidhjes së tragjedisë sonë kombëtare Ribashkimin e Shqipërisë, ashtu siç ka qënë në të vërtetë, as e madhe, as e vogël... AKSH-ja është shumë më e vjetër se FBKSH-ja. Ajo ka qënë dhe ka mbetur NJË. "Alban Berisha" alias Agron Rexha e shumëta mund të bëhet preçedent (kuptohet, përmes shpifjeve dhe intrigave të paguara) për të futur në burg ndonjë Nevzat apo Ismet, por nuk ka këllqe të krijojë "AKSH" të dytë! Ata që fshihen pas tij, për interesin e "ustallarëve", përmes luftës virtuale, mund të "krijojnë" ndonjë "ushtri" paralele. Kjo "ushtri" mund t'i bashkojë 5 apo 6 kriminelë ordinerë, siç i ka bashkuar, të cilët pasi vënë maskat, grabisin qytetarët në emër të gjoja "AKSH"-së. Ky fenomen, që bëhet kryesisht për të njollosur imazhin e mirë dhe qëllimet fisnike të AKSH-së, është kuptuar tashmë nga masa e madhe e popullit dhe po merrë e do marrë përgjigjen e merituar...
Janë bërë tre luftëra në Kosovën historike (Kosovën Veriore, Kosovën Lindore dhe Maqedoni). Luftëtarët shqiptarë i hodhën armët krahëve për të hequr nga qafa e tyre zgjedhën koloniale serbo-sllavomaqedone. Këto luftëra nuk përfunduan për shkak të bllokimit të përkohshëm që u bënë faktorët e interesuar ndërkombëtar, nën ndikimin e faktorëve të dyshimtë shqiptarë. Pati marrëveshje pas luftërave të papërfunduara. Por shqiptarët i mbajtën armët. I mbajtën armët sepse nuk u zgjidh tragjedia e tyre. Këta shqiptarë, të shumtë në numër, u riorganizuan nën emblemën e një strukture të re të armatosur. Ata nuk kishin një udhëheqje politike, nuk kishin një Platformë të qartë për çka ishin organizuar e bashkuar. Për rrjedhojë ose "vrisnin qiellin" me armët që kishin në duar, ose vrisnin njëri-tjetrin, ose vrisnin "shkije", pa rrespektuar disa parime të domosdoshme njerëzore dhe pa bërë asnjë llojë dallimi... T'i linim kështu "hazat", që të binin pre e inskenimeve dhe realizimeve të fenomeneve si ai i Reçicës, apo të pranonim kërkesën e tyre për të marrë rolin e udhëheqjes politike të tyre. Të përgjegjshëm para interesave kombëtare FBKSH-ja mori atributet e udhëheqjes së vetme politike të AKSH-së. Ky ishte një akt i madh politik dhe atdhetar. Kjo shënoi kthesën historike në veprimtarinë e AKSH-së.
PYETJE: Cilat janë qëllimet tuaja, çfarë doni të arrini?
IDAJET BEQIRI: Qëllimet e FBKSH-së janë të hedhura në Platformën e saj. Ne kërkojmë që të zgjidhim një herë e përgjithmonë tragjedinë tonë kombëtare. Jemi një popull, kemi një gjuhë, një kulturë, jemi populli më i vjetër autokton në Evropë, por jetojmë padrejtësisht në 5 shtete të ndryshme. Sot, në shekullin e 21-të të globalizmit dhe integrimeve, ne shqiptarët nuk kemi pse të durojmë më padrejtësitë historike të shekullit 18-të dhe absurdin që për të shkuar vëllai tek vëllai, prindrit tek fëmijët e tyre, gjaku tek gjaku, të na duhet të marrim 5 viza në shtete të ndryshme. Dimë që kolonializmi është zhdukur në të gjithë botën. Ne shqiptarët kemi mbetur vendi i vetëm në botë i kolonizuar nga serbo-sllavomaqedonët. Kemi vendosur që, më mirë vonë se kurrë, të heqim nga qafa zgjedhën koloniale që po na merrë frymën. Siç e zgjidhi Gjermania, ish-vendet e BRSS, Çekia e Sllovakia, ish-vendet e Jugosllavisë, Kina me Hong Kong, çështjen kombëtare, duam ta zgjidhim edhe ne. Pra, ne jemi të vendosur të bashkojmë shqiptarët në trojet e tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan. Kjo është një kërkesë e natyrshme. Këtë kërkesë forcat politike që i janë bashkuar FBKSH-së e kanë në platformat e tyre politike, të cilat janë legale.
FBKSH-ja është një realitet. Ajo përbënë sot për sot fenomenin më serioz dhe më masiv për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Rradhët e saj dhe të AKSH-së shtohen çdo ditë me një numër vërtetë marramëndës njerëzish, pasi me sa duket padrejtësia dhe tragjedia ndaj një kombi e ka një fund. Faktorët e përgjegjshëm ndërkombëtarë dhe faktori politik shqiptar, në vend që të "nxisin" luftën "virtuale", në vend të përgatitjes së dosjeve për burgime dhe maltretime politike, të dëgjojnë me kujdes çka kërkojnë shqiptarët. FBKSH-ja ka kohë që ka nisur një Memorandum. Ajo organizoi para Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel edhe një protestë masive. Gjatë protestës, një delegacion i jonë u pritë edhe nga përfaqësuesë të BE-së, me ç'rast u morë në dorëzim edhe protesta me kërkesat e shqiptarëve. Ka ardhur koha që të reflektohet mbi këto kërkesa dhe të mos bëhet roli i strucit, i cili meqë fut kokën në rërë, mendon se nuk e sheh kush trupin e tij...!
PYETJE: Disa thonë se FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë fenomene interneti, të tjerë ju epitetojnë si "terroristë"...
IDAJET BEQIRI: Nëse do të ishte vetëm "fenomen interneti" ju nuk do e bënit këtë intervistë. Nëse është vetëm "fenomen interneti" pse mblidhen ministrat e mbrojtjes dhe të rendit të dy shteteve brenda një dite ku diskutojnë vetëm për FBKSH-në dhe AKSH-në? Nëse do të ishte vetëm problem interneti FBKSH-ja dhe AKSH-ja nuk do të përbënin lajm për masmedian botërore dhe shqiptare, krahas krizës në Irak. Gabojnë ata që e nënvleftësojnë këtë forcë. Gabojnë më rëndë edhe ata që në mënyrë aventureske mendojnë se i kanë të gjitha në dorë për ta shkatërruar këtë Lëvizje të fuqishme gjithëkombëtare dhe hedhin në veprim "skuadriljet e turpit"!
FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë të përcaktuara qartë në luftën kundër terrorizmit. Në emër të kësaj lufte të shenjtë këto struktura janë organizuar për të pastruar truallin e tyre nga pushtetet proterroriste, përfaqësuese të së keqes, siç është pushteti serbo-sllavomaqedon. Pushteti serbo-sllavomaqedon dhe aleatët e tyre si Ukrahina etj, e furnizojnë me armë dhe i japin mbështetje Sadam Huseinit. Ky bosht i së keqes kërkon të tërheq vëmendjen e botës nga konflikti në Irak dhe të fusë në Ballkan një konflikt të ri. Ata duan të na tërheqin ne, shqiptarëve në këtë lojë, me qëllimin e dyfishtë: edhe Sadam Huseinit t'i vinë në ndihmë, por edhe imazhin e shqiptarëve, posaçërisht në raport me mikun tonë të madh, SHBA-në, ta prishin. Ne, FBKSH-ja dhe AKSH-ja nuk do të biem në këtë grackë. Nëse në datën 15 shkurt 2003, në mes të Brukselit, në protestën masive që organizuam ngritëm lartë krahas flamujve kombëtar shqiptarë, edhe ata amerikanë (dy orë pas nesh, në të njëjtin vend njerëz të shumtë nga Evropa, midis të cilëve shumë serbo-sllavomaqedonë, i digjnin flamujt amerikanë), këtë gjë e bëmë dhe do e bëjmë sepse dimë kë kemi aleatin tonë më të natyrshëm në zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Ne do të dimë të veprojmë ashtu siç duhet, në vendin dhe momentin e duhur..., duke mos i lënë më shqiptarët në dorën e zezë të gjenocidistëve dhe kolonizatorëve serbo-sllavomaqedonë.
PYETJE: Ku vepron AKSH-ja dhe çfarë lidhje ka ajo me sulmin ndaj Gjykatës së Strugës dhe policëve në Bujanoc...?
IDAJET BEQIRI: Se ku vepron AKSH-ja dhe çfarë lidhje ka ajo me sulmin ndaj Gjykatës së Strugës apo me sulmet e tjera mund të pyesni strukturat ushtarake të AKSH-së, mund të pyesni Gjeneral Vigan Gradicën. Ata janë kopetentë për këto punë dhe ata i kanë marrë përsipër këto sulme. AKSH-ja shtrihet kudo ku ka troje shqiptare dhe popull shqiptar që jetonë në to. Ajo po bëhet ushtri e popullit dhe po fiton karakteristikat e një formacioni politiko-ushtarak tepër serioz. Kush nuk e vlerëson atë me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkohet, do t'i bëjë një dëm të pallogaritshëm jo vetëm çështjes shqiptare, por edhe paqes në Gadishullin e Ballkanit. Nëse do "vrapohet" për krijimin dhe mbushjen e dosjeve ndaj udhëheqësve të saj, siç ka filluar të bëjë e ashtuquajtura "polici e shtetit", dhe për më keq, kush do mendoj se me "fenomene" të demaskuara intrigash, shpifjesh e poshtërsishë të tjera alla "Alban Berisha" apo alla "KQBKSH" dhe sajesa të tilla të shpifura, jo vetëm do e acaronte më tej situatën, por do bëhej pjesë e rrezikshme e krizës...
Faktori ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm se ka një problem të madh kombëtar shqiptar të pazgjidhur. Ata janë ndërgjegjësuar se zgjedhën koloniale shqiptarët nuk po e durojnë më. Midis pjesës kolaboracioniste të disa pushtetarëve shqiptarë, të cilët e duan Shqipërinë në disa çifligje, për ta patur të lehtë të jenë presidenta e ministra, apo të afro 15 milion shqiptarëve kudo në botë që duan të bashkohen në shtetin e tyre të ribashkuar, do të zgjedhin këtë të dytën. Sepse Lëvizja për Ribashkimin e Shqipërisë i ngjanë një burimi uji malor. Ti mundohesh t'i mbyllësh grykën këtu, ai shpërthen më me vrull diku tjetër. Nuk mund ta zësh dot grykën e tij...
PYETJE: Çfarë lidhje keni me Luginën e Preshevës..., po me krerët e UÇPMB-së keni lidhje?
IDAJET BEQIRI: FBKSH-ja vepron në 6 zona: në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Çamëri dhe në Diasporë. Presheva, e cila nuk është luginë, por së bashku me Bujanocin e Medvegjën është Kosova Lindore, duhet të çlirohet prej Serbisë dhe t'i bashkohet Shqipërisë. Punohet çdo ditë në këtë drejtim. Ndërsa UÇPMB-ja ka kohë që nuk ekziston më. Për rrjedhoj as që mund të flitet për lidhje apo kontaktime...
PYETJE: A jeni takuar me ish-liderin e UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmetin, po me liderë të tjerë?
IDAJET BEQIRI: FBKSH-ja, siç theksova, është një bashkim forcash politike që në platformat e tyre kanë të nënvizuar idenë e ribashkimit të shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan. Kontaktet e udhëheqjes së këtij Fronti me udhëheqësit politik shqiptarë, të pozitës dhe opozitës kanë qënë dhe do të jenë të vazhdueshme. Kemi shkëmbyer mendime, ide dhe kemi parë urat e lidhjes dhe të ndarjes mes njëri-tjetrit. Personalisht me Ali Ahmetin nuk jemi takuar, por me njerëzit e tij, me forcën politike që ai drejton, jemi takuar dhe do të takohemi përsëri në të ardhmen...
PYETJE: Kush është Idajet Beqiri, ku jeton ai aktualisht, brenda apo jashtë Shqipërisë...?
IDAJET BEQIRI: Idajet Beqiri është i njohur për opinionin shqiptar e më gjerë. Tashmë mund të quhem pa modesti një politikan karriere. Merrem me politikë qysh nga viti 1970, kur ende nuk kisha mbushur 18 vjeç. Plotë 32 vjetë jetë politike aktive. Kam kryer detyra të ndryshme politike e shtetërore. Kam qenë udhëheqës i lartë i Rinisë, kam qenë drejtor ndërmarrje, kam qenë kryetar gjykate. Jam kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, Parti të cilën e kam krijuar dhe vazhdoj ta udhëheq prej më shumë se 12 vjetësh. Gëzoj statusin e të burgosurit politik. Këtë Status ma ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, Amnisty International dhe Mbretëria e Belgjikës. Janë shkruar mijëra faqe gazetash dhe librash për punën, jetën dhe aktivitetin tim atdhetar, politik, diplomatik e juridik. Nuk jam pajtuar me regjimet dhe qeveritë diktatoriale. U jam kundërvënë atyre siç e kanë merituar, dhe nuk më kanë trembur burgimet e padrejta politike dhe torturat çnjerëzore. Nga burgimet e padrejta që më janë bërë vërtetë kam vuajtur, por edhe jam pasuruar. Jam pasuruar jo vetëm shpirtërisht, politikisht dhe moralisht, por edhe ekonomikisht. Duke fituar tre pafajësi nga organi më i lartë gjyqësor, siç është Gjykata e Lartë e Shqipërisë kam marë disa miliona lekë cash për burgimet e padrejta, me të cilat i kam rregulluar problemet e një jetese normale.
Unë jam me profesionin e avokatit. Qeveria belge më akordoi një burs për master në drejtësi, të cilin e kreva me sukses. Mbasi mora liçencën e "Avokatit International", u instalova në një Kolegj Avokatësh ndërkombëtar. Nuk kam lënë vend të botës pa shkuar për të ushtruar profesionin tim të nderuar. Kjo nuk më pengon të merrem edhe me politikë, të jem një ndër udhëheqësit politik të FBKSH-së.
Jetoj me gruan time, e cila gjithashtu ka mbrojtur një master në sociologji në Bruksel si dhe me tre fëmijët e mi të cilët studjojnë.
Jam ai Idajet Beqiri që inicova dhe kontribuova, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, për organizimin e Kuvendit të Bashkimit Kombëtar më 1991, që hodhëm idenë për të hartuar një Platformë të vetme politike për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe që organizuam tryezat e mirënjohura politike: "Tetova 1", "Tetova 2" dhe Mbledhja Parakuvendore e Tiranës, ku morën pjesë mbi 74 forca politike e intelektuale nga e gjithë hapësira shqiptare, që organizuam Kuvendin e Intelektualëve Shqiptarë në Stamboll në vitin 1995, ku morën pjesë gjithë akademikët dhe njerëzit e shquar të kombit tonë, nga të gjitha fushat e jetës, në të cilin unë u zgjodha Zëvendëskryetar i kësaj Lëvizje të madhe, si dhe që inicuam dhe realizuam Kuvendin e Intelektualëve Shqiptarë të Diasporës, në Bruksel, në vitin 1997, ku për herë të parë prezantuam UCK, e cila ishte në fillimet e organizimit të saj, jam ai Idajet Beqiri që kur politika zyrtare shqiptare, në Kosovê dhe Tiranë e konsideronin UCK "terroriste", "pjellë tê beogradit" etj, organizuam në mesin e Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar, para masmedias së vendit dhe të huaj "spektaklin" politiko-diplomatik "UCK-ja në Tiranë", ku për herë tê parë prezantuam fizikisht disa komandantê dhe luftëtar të ish-UCK-së etj.etj...
Në zgjedhjet e 21 qershorit 2001për në Parlamentin e Shqipërisë konkurova për deputet. Megjithëse është bërë e njohur si u zhvilluan ato zgjedhje dhe çfarë manipulime u bënë në to, numri i madh i votave që më dha populli në këto zgjedhje nuk do komente të tjera...
(Intervistë dhënë "Gazetes Shqiptare" Tiranë)