Celet Bienalia e Tiranes

alinos

Forumium maestatis
Celet Bienalia e Tiranes

T.I.C.A.B – Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor e Tiranës është ngjarja më e madhe e artit në Shqipëri e cila synon të përdorë artin bashkëkohor si një mjet për të analizuar gjendjen e sotshme dhe për të ngritur një zë kritike në diskursin shoqëror.

Edicioni i ardhshëm i T.I.C.A.B-it është planifikuar të zhvillohet në shtator – tetor 2009. Nën titullin “The Symbolic Efficiency of the Frame” / “Efektshmëria Simbolike e Kornizës”, ekspozita është planifikuar të mbahet tek Hotel DAJTI. Ky është një nga hotelet më madhështorë të njëherë e një kohe i ndërtuar nga Italia fashiste në fund të viteve 30-të. Gjatë të kaluarës sonë komuniste për shumë vite ishte vendi vendi i vetëm ku çoheshin të huajt, por ku nuk lejohej te hynte asnjë shqiptar. Tani ai qëndron i plackitur dhe i dhunuar në mes të qytetit në pritje për t’u transformuar në të ardhmen, ndoshta, në Ministrinë e Jashtme.
Duke vazhduar përvojën e suksesshme të edicioneve të mëparshme, T.I.C.A.B-i do të vazhdojë strukturën e hapjeve të njëpasnjëshme, të ndërtuar me episode të ndryshme të cilat përkojnë me numrin e kuratorëve të ftuar. Në një përpjekje për t’ju përgjigjur në mënyrë kritike zhvillimit të egër urban dhe arkitekturor të qytetit, edicioni i këtij viti synon të zgjerohet përtej fushës së arteve pamore në fushën e arkitekturës dhe proceseve të urbanizimit.

Këtë vit bienalja do të ketë tre episode, sipas structures se meposhteme:
Episodi i pare – 18 Shtator, kuruar nga kuratorët Edi Muka dhe Joa Ljungberg (Tirana/Malmö)

Episodi i dytë – 25 Shtator, kuruar nga STEALTH.unlimited (Ana Dzokic dhe Marc Neelen, Rotterdam/Belgrade)
Episodi i tretë – 02 Tetor, kuruar nga Corinne Diserens, me qendër në Berlin.


per me shume:
http://tica-albania.org/TICAB/
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Celet Bienalia e Tiranes

Evente satelite

4 mënyra për

23 Shtator – 03 Tetor 2009

Hapja: Galleria Zenit, 23 shtator 2009, ora 19.00

Ky projekt u nis nga ideja e një udhëtimi. Katër artistë italianë Stefano Romano, Francesco Pedrini, Andrea Nacciarriti, Claudia Lossi do të nisen nga shtëpitë e tyre në Itali. Udhëtimi është një proces që nis përpara se të fillojë, që nga zgjedhja e itenerarit apo pajisjet për të marrë me vete. Eshtë sikur ne, me anë të një projektimi, të ishim në udhëtim përpara se ta fillonim atë.

Për momentin, puna ka formën e një ndjenje që udhëtimi do të ndryshojë, duke treguar se si eksperienca është një parakusht për ndërtimin e një vepre arti. Artistët duhet të mbërrijnë në Tiranë. Udhëtimi do të jetë individual; asnjë nga të katër artistët nuk do të dijë gjë për të tjerët. Secili nga ata do te kete mundesine ta zgjedhe rrugen, mjetin, kohen e udhetimit, prej te cilit vetëm koha e mbërritjes në Tiranë dihet. Të pakta janë eksperiencat si udhëtimi përgjatë një territori, të nisesh nga një pikë-një realitet- të arrish në një pikë tjetër-një tjeteër realitet – pasi ke përjetuar një moment ankthi, ndryshimi në humor, ekspozimi, etj. Tirana është pika e mbërritjes ku artistët do gjenden duke diskutuar mbi eksperiencën, por mbi të gjitha, mbi realizimin e një pune arti dhe të një ekspozite.

Shfaqja do të jetë një nga eventet satellite të edicionit të katërt të T.I.C.A.B ( Bienale Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Tiranë), katër artiste dhe katër pune arti, të gjitha të lindura nga një experiencë e përbashkët por gjithësesi e largët që ka anulluar intuitën fillestare dhe e ka transformuar në një experiencë konkrete, të jetuar; katër punë arti – një reflektim mbi nevojën për experiencë dhe sintezën e saj në punën e artit në vetvete.
Ideja dhe koordinimi: Stefano Romano dhe Francesco Pedrini

ARDHJE 09
Çmimi i Artit Bashkëkohor ARDHJE hyn në edicionin e tij të tretë dhe këtë vit është konceptuar në bashkëpunim të ngushtë me Galeria Zeta, Fondacioni për Shoqërinë Civile në New York dhe Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Eventi i shtohet varietetit të programeve të TICA-s, duke synuar rritjen e mbështetjes për artistët e vendosur në Shqipëri, në të njëjtën kohë duke zgjeruar dialogun dhe shkëmbimin midis artistëve dhe profesionistëve nga rajoni dhe bota.

Ekspozita e Çmimit ARDHJE do të zhvillohet njëkohësisht në Gallerinë e Akademisë së Arteve të Bukura dhe në Galerinë Zeta dhe do të përmbajë disa pune artistike dhe projekte nga artistë të ftuar. Zgjedhja e punëve dhe kurimi i shfaqjes është bërë nga Zef Paci, profesor i Historisë së Artit në Akademinë e Arteve të Bukura. Një juri ndërkombëtare do të zgjedhë fituesin e Çmimit që konsiston në 6 javë program rezidence në New York City, ofruar nga Fondacioni për Shoqëri Civile.
 
Top