"Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

prespari

Primus registratum
"Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

• Autoritetet e rendit thonë se komuniteti serb do të lejohet që të festojë në Gazimestan me 28 qershor, ndërsa arritja e tyre deri në fushën e Kosovës do të lejohet vetëm me autobusë dhe vetura civile

Administrata ndërkombëtare në Kosovë ka refuzuar një kërkesë të komunitetit serb në Kosovë për të marshuar në këmbë nga Mitrovica veriore drejt Gazimestanit, në afërsi të Prishtinës, për të shënuar 618- vjetorin e betejës së Kosovës. Në këtë marsh pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe formacioni i vetëshpallur paramilitar serb, Garda e Car Lazarit, e formuar muaj më parë. Ky formacion është shprehur i gatshëm, sipas burimeve të veta të mbrojë me luftë mos shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Autoritetet e rendit thonë se komuniteti serb do të lejohet që të festojë në Gazimestan me 28 qershor, ndërsa arritja e tyre deri në fushën e Kosovës do të lejohet vetëm me autobusë dhe vetura civile të shoqëruar gjithmonë nga policia. Situata e sigurisë në Kosovë, sipas zëdhënësit Elshani, aktualisht paraqitet e qetë, mirëpo, mjaft e brishtë në këtë kohë të pritjes së zgjidhjes së statusit.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=5321
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

ajo ushtria e car lazarit ishte qesharake fare,ata jane disa majmuna qe nuk pranojne se drejtesia po vendoset ne ballkan,ata duhen pritur me qetesi dhe pa reagime te dhunshme pasi eshte momenti ku duan te krijojne incidente dhe te destabilizojne gjendjen para shpalljes se pavaresise,keto jane provikime qe armiqte te vizitojne nje vend afer prishtines tani ne pritje te zgjidhjes se ceshtjes eshte absurde ata nuk duhen lejuar
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Te gjith e dime se Beteja e Kosoves asht e gjith ballkanasve!
Si humbja si fitorja e ksaj beteje u perket te gjitheve.
Serbet kane ba nji propagande ma te forte per pervetsimin e kesaj beteje.
Ndersa shqiptaret bajne nje politike/propagande pro-turke,shtetet e tjera te ballkanit kane vetem marredhanje diplomatike te nivelit te mire me Turqine,as ma shum e as ma pak.Ndersa ne,pasardhesit e Ilireve propagandojme me te madhe "vellazerimin"me pushtuesin ma te eger te ballkanasve.
Si rrjedhoje humbim te drejten per t'u qujt pjese e ketij boshti,pra boshtit kunder-osman!
Nacionalizmi shqiptar ka qene gjithmone i zbehte,si pasoje e turko-fileve,nuk mund te jesh nacionalist kur ti mbron nje pushtues 500 vjecar,marrim shembull Irlanden!

Perderisa ne trojet shqiptare do kete turko-file e arabo-file,ceshtja shqiptare do jete gjithmone e pazgjidhur plotsisht!

Te lutem posto vetem ne lidhje me temen dhe mos u merr me antaret e tjere te AF-se!
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Me duket se u dashka hap ndonje teme tjeter andej nga historia.
1 pyetje per oroshin.
Pse ne luften e kosoves kundra serbeve nuk kishte asnje mirditor?
E pse te gjith ata te uck ishin vetem muslimane te sponsorizuar nga turku ??
 

99999

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Ku ndodhet kjo Mirdita, se nuk me kujtohet mire? Ne kufi me Greqine? Apo ne Kosove?
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Edhe Himara eshte ne mes te Shqiperise sic eshte Mirdita, por ja qe ata duan te jen ne territor me Greket, dhe ta shkepusin komplet jugun e shqiperise.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Kur llogjikon me ide te ngulura dhe sidomos pa asnje baze eshte normale qe te flasesh me sigurira absolute pikerisht per ato qe nuk ekzistojne.
Te dy shembujt e tu jane teper qesharake...sepse bie ere me kilometra larg budalliku qe kane. Pse? do thuash ti dmth. Sepse per ate qe ka nje fare njohurie historike (pa qene e nevojshme njohja ne detaje) e dine qe pikerisht ne te dy keto krahina me shume se kudo tjeter kane qene "fushe-beteje" e te dy poleve: Shqiptarizem-Antishqiptarizem. Ti mund te vjellesh vrer sa te duash po faktet mbeten fakte persa i perket historise se ketyre dy krahinave.
Ti mund te me nxjeresh nje liste kushedi sa te gjate te "tradhetareve" nga Mirdita apo Himara...por ma thuaj te lutem nga cila krahine je se pastaj flasim bashke. A thua ka ndonje krahine ne Shqiperi qe nuk ka patur njerez te tille?
Prandaj theksimi negativ qe ve ti mbi te dy keto krahina eshte teper grotesk. Po pyes veten pse valle tre krahinat qe SHQUHEN ne luften kunder turqve (Himara, Dukagjini dhe Mirdita) dhe qe per shumicen e kohes kane qene autonome na qenkan objekt sulmi nga na jote? Rastesi thua? Nejse edhe rastesite ndodhin.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Po sepse Shqiptaret ishin aleat me turqit e kam thene dhe e kam sterthene, dhe drejtori i arkivave shqiptare e ka deklaruar kete gje ne konference per shtyp, qe ka pasur shume periudha te gjata ku shqiptaret dhe perandoria osmane ishin aleate, ndersa keto 3 krahina qe un kam permendur asnjeher nuk kan dashur aleance me turqit por me greket dhe serbet, dhe kete gje e bejne e sot e kesaj dite.
 

notorious

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

e re kjo... SHQIPTARET aleat me TURQIT

vetëm Turqit s'kishin nevojë për aleat në ato kohra

kan qen t'pa mëshirshëm... shkatrronin e pushtonin

kush n'dronte fenë jetonte për mëshir t'zotit ku me pak llaf sot quhen zorraxhij e servilë

ato krahina... apo më mirë jo myslimanët Shqiptarë, e ruajtën fenë për faktin sepse ishin të pasur dhe paguanin takset Turkut për të mbrojt traditat dhe fenë e tyre
 

roni75002

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Beteja e Kosoves eshte nje humbje per gjithe frontin anti-turk dhe
nuk ka vend per festim. Serbet jane i vetmi popull qe feston nje
humbje dhe kjo s'ka nevoje per komente; imagjinoni Francen te
festoje ç'do vite humbjen e saj ne Uaterlu ndaj Anglise.

ps: Salvatore: Shqipetaret aleate me turqit gjate asaj kohe?! E ke
fjalen per Shqiptaret e shitur te turku? Nqs jo atehere ke nje kuptim krejt te gabuar te "aleatit".
 

roni75002

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: notorious_on</div><div class="ubbcode-body">

kush n'dronte fenë jetonte për mëshir t'zotit ku me pak llaf sot quhen zorraxhij e servilë

ato krahina... apo më mirë jo myslimanët Shqiptarë, e ruajtën fenë për faktin sepse ishin të pasur dhe paguanin takset Turkut për të mbrojt traditat dhe fenë e tyre

</div></div>

Kjo eshte "legjenda urbane", por eshte krejt e kunderta ne
shumicen e rasteve; ata qe se "kruanin" me turkun ishin te "qete" te "ruanin" traditat dhe "fene" e tyre ndaj pageses
se takses se "dhimse", nderkohe qe kush revoltohej, ose i shuhej
fara, ose i nenshtrohej konvertimit te dhunshem.
Per sa i perket "konvertimit" "zorraxhi" duhen dalluar dy grupe,
ata qe e benin me plote ndergjegje per interes ose besim dhe ata
qe nuk kishin ndonje lidhje fetare semite dhe vazhdonin te
jetonin akoma me "zanat", "me shtojzavallet", "me forcat e
natyres", shkurt pagane, te cilet sipas doktrines Islamike per
mardheniet me jo-myslymanet s'kishin mundesine e Dhimise, por te
kokes se prere, ose konvertimit. Nuk eshte aq e thjeshte te
paragjykosh te paret e tane qe megjithese perdoren perveç emrit
"ortodoks" edhe ate myslyman (mos harro i thone 500 vjet) arriten
te na trashegonin gjuhen Shqipe, karakterin Shqipetar, tokat e
pronat brez pas brezi, varret brez pas brezi, frymen e besytnite
antike me nje "doze" "orjentalizmi" bizantino-ortodokso-islamik.
Qellimi justifikon mjetin, i thone nje llafi, dhe nqs qellimi
ishte mbijetesa dhe ruajtja e integritetit fizik te "tribuse"
atehere mos kerkoni te keqen aty ku nuk eshte. Sot jemi gjoja
shtet dhe po na humbasin gjys miljoni Shqiptar ne Greqi
sy per sy, jo me para 500 vjetesh. Mos gjykoni te vdekurit qe
na mbajten gjalle identitetin se do ju zere mallkimi i tyre!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Salvatore</div><div class="ubbcode-body">Po sepse Shqiptaret ishin aleat me turqit e kam thene dhe e kam sterthene, dhe drejtori i arkivave shqiptare e ka deklaruar kete gje ne konference per shtyp, qe ka pasur shume periudha te gjata ku shqiptaret dhe perandoria osmane ishin aleate, ndersa keto 3 krahina qe un kam permendur asnjeher nuk kan dashur aleance me turqit por me greket dhe serbet, dhe kete gje e bejne e sot e kesaj dite. </div></div>

Po qe po me pelqen ti mua. Po kush eshte ky drejtori i arkivave shqiptare qe na paska deklaruar "vellazerine shqiptaro-turke". Jo per gje po do perfaqesoje etalonin e budallallekut (apo te maahtrimit?).
Ne fakt nuk do lodhem duke te permnendur fakte apo ngjarje historike, por nuk e di a njihet andej nga lagjja jote ajo historia e Manastirit e 30 korrokut 1830 qe mbahet nje nga simbolet e vellazerirmit shqiptaro-turk. Aty u be beselidhja shqiptaro-turke apo jo?
Gjithashtu psh nje simbol tjeter i vellazerimit ishin ato shkollat shqipe pa fund qe hapeshin anembane Shqiperise dhe Ballkanit. Dhe ne Shqiperi keta turqit na mbronin dhe nga greku dhe nga serbi e malazezi. Psh turqit asnjehere nuk kane lejuar te famshimit "Fanariote",(qe i kishin edhe ne Stamboll) qe te percanin shqiptaret. Asnjehere psh nuk kane lejuar hapjen e shkollave greqisht (se turqisht e arabisht s`behej fjale fare).
Psh pikerisht atehere kur bota vuante nen terrorin dhe erresiren e Rilindjes ne jetonim ne paqe e harmoni, te lumtur e te gezuar, te ditur e te arsimuar dhe plot kulture bashke me vellezerit tane turq. Dhe Shqiperia gelonte nga artistet, piktoret, skulptoret, arkitektet, dhe akademite.
Te gjitha keto ja dime per nder vellezerve tane turq.
Prandaj edhe Rilindasit tane i donin shume turqit. Qe nga Naimi e Cajupi e deri tek "i fundmi i Mohikaneve", Fan Noli.

P.S Dhe here tjeter kujdes pak me barazimin: "anti-turk" = "pro-grek" dhe "pro-serb". Dhe nqs do te na shesesh pordhe patriotizmi te pakten te dish qe kur je pro-shqiptar s`ka sesi te jesh dhe pro-turk sepse ke "konflikt interesi". Sepse sic thoshin anglezet: Nuk mund t`u sherbesh dy Zotave (ne rastin konkret dy vendeve).
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

ish drejtori i arkivave Shaban Sinani qe deklaroi se shqitaret nuk kane luftuar
gjthmone me turqit, por ka pase periudha te gjata qetesie, kur dy popujt kane jetuar ne
paqe me njeri tjetrin.
Duhet te theksohet se edhe kryeministri turk, Erdogan, gjate nje vizite ne vendin tone, u
kujtoi politikaneve dhe historianeve shqiptare ta rishikojne historine me perendorone
turke, sidomos periudhen e Skendrbut sepse ka shume pasaktesira.
Por, duket se sugjerimet e kryeministrit turk rane ne vesh te shurdhet dhe sot te krijohet idea se shqiptaret i kane amnistuar te gjithe pushtuesit e tij historike me perjashtim te
Perendorise Osmane per te cilen thuhet se vetem ne kohen e saj shqiptarve iu dha mundesia te tregonin te gjithe vlerat e tyre, duke qene pjese e rendesishme e ekesajperendorie.
Brezi i diteve tona nuk mund te harroje qendrimin e qeverise turke ne vitin 1997, e cila deklaroi se kufinjte e Shqiperise jane si kufinjte e Turqise dhe kush e prek Shqiperine ka
prekur Turqine dhe ndihma per Shqiperine do te vije nga toka duke i tmerruar ato forca dhe shtete qe i vune zjarrin Shqiperise ne vitin 1997. dhe njekohesisht u kujtoi te behngati per per lufte po e preken Shqiperine.
Prandaj ne, qe i dhame Telekomin turqeve te jemi te bindur, qe edhe po t, ia kishim falur, nuk do t, ia kishim lare miqesine, kujdesin dhe mbrojtjen te cilen ajo na garanton. Le te mos harrojme qe eshte vendi i vetem ne bote ku shqitaret nuk kan nevoje per viza kur udhetojme drejt Turqise, ketij vendi me te cilin na lidh historia e kaluar dhe vazhdon te na lidhe histora e diteve tona.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Sa bukur ma dridhke telin. Nga nderzimi artificial tek lufta ne Vietnam.
Nga Masakra e Manastirit, nga ato qindra kryengritje shqiptare te shtypura me GJAK, nga 500 vjet mohim i gjuhes shqipe, nga ajo lufta e turqve kunder qendreses se shqiptareve ne Ulqin,Plave e Guci dhe nga shtypja me MASAKRA e Lidhjes se Prizrenit dhe me pas asaj te Pejes, zotrote hooop me kercim prej baletmaestoje na u hidhke tek `97.
Po `97 eshte vertet nje ndihme e jashtezakonshme nga ana e turqve. POR edhe kjo ishte per INTERESAT e turkut. Prandaj perpara se te na vish me propaganda "vellazerore" ndaj turqve llogjiko njehere ARSYET perse turqit apo ndonje tjeter mund te kene patur qendrime proshqiptare.
Persa i perket Telekomit (sa i cliruar jam qe nuk ishte ne doren tende) kur vjen puna tek TREGETIA, edhe vellai te mat koken me spango jo me turku apo kinezi. Prandaj qe ua kemi shtur per nje kothere buke jam i sigurte se e kemi per tradite keto 17 vjet. Por qe gjysma e se keqes qe ja dhane turkut dhe jo atij m.... greku.
P.S. Persa i perket atij te famshmit drejtor te arkivave e kam degjuar dhe me ka ardhur per te vjelle me qendrimet e tij. Dhe kane qene edhe qendrime te tjera, jo thjesht kjo thenie qe duhet t`i kushtojme nje lapidar..turpi.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

ehhhhhh mer bir.
habitem si e quan tel kabullin ...
dhe habitem si e quan dredhje dhe jo shtrirje ...
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Po mer gjyshi no.2 (keq me vjen po gjyshi no.1 eshte Hawk). Sa gjera nuk kuptoj une.
Ke quan "kabell" ti mor gjyshi...."historianet duhet te shikojne historine"???
Po ato mijera vjersha popullore aneembane Shqiperise qe flasin per 500 vjet lufte, vrasje, shtypje dhe gjak si t`ua bejme. Apo ti rishohim edhe ato? Edhe ato jane "shpifje te Vatikanit"?
Po te jete per mua personalisht s`kam nevoje te "rishoh" ndonje gje se nje nga stregjysherit e mi ka vrare nje pasha turk. Dhe ka nje kenge biles qe duhet ta kesh degjuar edhe vete se eshte kenga "Janines c`i pane syte". Dhe ishte ai Zenel Celo qe u var pasi u kap nga "vellezerit" turq.
Dhe tani shko nderrohu gjyshi se po vjen era.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

ahh celo partizani. e kam degju. ishte pikerisht ky ai qe ja prishi planin hitlerit qe do pushtonte boten per 3 jave.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

Tani DEFINITIVISHT do heq ironine nga perdorimi per nje kohe te pacaktuar deri sa te harroj perdhosjen qe i bere duke e katandisur ne kete nivel banalo-vulgaro-medioker.
Dhe nuk e quaj fyes permbajtjen e mesazhit (as bie aq poshte sa ta quaj fyerje kete mesazh kaq hajvanesk) por shpresoja te mos e shihja sa e peshtire duket ironia kur gershetohet me budallallekun e pafund njerezor.
 

prespari

Primus registratum
Re: "Car Lazartë" në Gazimestan me 28 qershor,

“Garda e Car Llazarit” tërhiqet nga hyrja në Kosovë, “i shpall” luftë shqiptarëve, UNMIK-ut dhe NATO


Pjesëtarë të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit” janë tërhequr nga hyrja në Kosovë, pas vendimit të UNMIK-ut që ua ndalon të protestojnë, apo tubohen në territorin e Kosovës. Në vend të kësaj, dhjetëra persona të uniformuar janë nisur nga Rashka për në Rudare, ku kanë thënë se do të shprehin gatishmërinë e tyre për të luftuar për Kosovë. Haxhi Andrej Miliq, që e quan veten Komandant të Gardës, ka thënë se ndalimi për të hyrë në Kosovë, nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. “Do t’u shpallim shqiptarëve luftë dhe gjendje të jashtëzakonshme, pasi që AKSH doli dhe kërcënoni popullatën serbe. Luftë do t’i shpallim edhe NATO-s dhe të gjithëve që duan të na e marrin Kosovën”,ka thënë Miliq. Siç njofton gazetari ynë, Driton Mehmeti, që është në veri të Mitrovicës, atje situata është e qetë, gjithçka është normale dhe njerëzit e automjetet po qarkullojnë si çdo ditë tjetër, pasi që nuk ka asnjë tubim.
 
Top