camet flene gjume

nik nika

Primus registratum
camet flene gjume

Ndersa minoritaret po perfaqesohen me partine e te drejtave te njeriut si dhe se fundi deputete te pavarur te omonias ne parlamentin shqiptar shoqeria patriotike Cameria fle gjume.Duke i ditur qendrimet e qeverive shqiptare rreth kesaj ceshtje qe mbajne era tradhti, camet mesa duke kane zgjedhur serisht te flene gjume dhe per kater vjet te tjera dhe ta lene perseri Camerine jetime.
 

zog

Primus registratum
Re: camet flene gjume

pse ça te bejne tjeter.

çameria ndodhet ne greqi, jo ne shqiperi. pastaj po te kishim nje parti çame, duhet te kishim nga e njejta llogjike, nje parti kosovare, shqiptaro-maqedonase, e bile edhe te emigranteve.

normalisht parti te tilla s'duhet te ekzistojne, fakti qe tek ne partia e te drejtave te njeriut (ironia fillon qe ketu, ne titull, sepse dropullitet e himariotet ishin me te favorizuarit gjate epokes komuniste, jo vetem qe ishin fuksat e qeverise se atehershme e punonin pothuaj t'gjithe per sigurimin e shtetit, por dhe te vetmit qe u lejohej leterkembimi e marrja e pakove nga te afermit e tyre qe ndodheshin jashte shqiperise, per te tjeret ky leterkembim konsiderohej "bashkepunim armiqesor" dhe behej premise per "agjitacion e prapagande".) ekziston, tregon per shpirtin e gjere te shqiptarit.

pra nuk eshte ai, jemi ne, qe i kemi frike komshijte, por jane ata qe na e kane friken.

mu ajo qe me çudit eshte fakti si mundin te fitojne vota deputete qe mbrojne pakicat kombetare, kush voton per ta ? a thua veç ne shqiptaret puro te emigrojme, "te huajt" te mos jene larguar asnje.

sa veta thua te jetojne akoma ne dropull, po ne himare. a mundet nje parti te rroje (per me teper te kete deputete ne parlamant) prej votave te ketyre kokrave ?

keto jane pyetjet legjitime qe me lindin nga kjo teme.
 

nik nika

Primus registratum
Re: camet flene gjume

per mendimin tim camet nuk do te kishin nevoje as per nje shoqeri politike Cameria ne qoftese partite shqiptare vertete do te lutonin per te drejtat e shqiptareve kudo qe jane.Por camet me sa duket jane te vetem ne kerkimin e te drejtave te tyre, dhe kjo u duk hapur me veprimin antikombetar te parlamentit shqiptar ku ne menyre skandaloze rrezoi rrezoluten ne favor te shqiptareve te Camerise duke i lepire hapur ****** grekeve.Keshtu qe per mendimin tim camet kane nevoje per deputete te tyret dhe te mos i varin shpresat te keta politikane te degjeneruar .
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: camet flene gjume

Mendoj se s'eshte aspak vone per me zgjidhe problemin CAM.
Megjithese shwmica e cameve eshte asimilwar ne grek.
Zgjidhje me rezwltative per camet mwnd te jete nje konflikt i armatoswr i ngjashem me ate serbo-kosovar.Po a jane te gatshem camet per te mbrojt tokat e te pareve te tyre me ane te armeve?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: camet flene gjume

Tashti si ide nuk eshte shume e keqe, per me teper greket dhe serbet i kemi armiqt me te betuar.

Por problemi qendron ne faktin qe greqia ben pjese ne komunitetin Europjan dhe ne Nato, gje qe do te thote qe po sulmove grekun ke sulmuar Europen dhe Naton, prandaj dhe nje levizje e armatosur e tipit te UCKs eshte e detyruar te deshtoje. Ndersa nje levizje e tipit Bask do ishte teper me e pershtatshme.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: camet flene gjume

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]

sa veta thua te jetojne akoma ne dropull, po ne himare. a mundet nje parti te rroje (per me teper te kete deputete ne parlamant) prej votave te ketyre kokrave ?

keto jane pyetjet legjitime qe me lindin nga kjo teme. [/qb]
po do rroje lum miku. pse e vetmja parti absurde eshte? po sa ka me lloj lloj emrash ne Shqipri? mbijeton ne nje sistem qe lejon parti te tilla. dhe tamom qe ktu nis analiza e çeshtjes se mundesise te partise çame siç kerkon explorer. çfare kushtesh duhet te plotsohen pra qe te ngrihet nje parti ne Greqi? ne Shqiperi e dime pak a shume; ca firma, nji statut partie e nji seli zyrtare.
 

exp-s

Primus registratum
Re: camet flene gjume

hej ca thoni keshtu?
kush eshte ai cam qe do hape parti ne greqi?
e dini qe e ekzekutojne direkt!
as qe behet fjale!
aty ska as shoqata emigrantesh me kerkesa serioze po qe te gjitha thone jo njera jo tjetra!
iku cameria!
 

keraun

Primus registratum
Re: camet flene gjume

djema por (PARTIA)e te drejtave te time,:ME FALNI TE NJERIUT;e mbron qeveria greke ,te behet nje parti çame i vrasin ne shqiperi.imagjino çfar i bejne ne greqi?pastaj duhet te kuptojme qe nanua me shoke hodhen poshte rezoluten per çamerine ne parlamentin shqiptar(me falni prap ne parlamentin vorioepiriot!!)dhe kur çamet protestuan i zhdepen ne hu dhe ca i futen ne burgje,e çfare do bej shoqata çameria kunder ketyre? <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> nano te befsha sojin e sorollopin
 

rudi123

Primus registratum
Re: camet flene gjume

Keraun!!

Cameria nuk merret apo nuk kerkohet me inat por me vlera. Shteti shqiptar eshte pergjegjes per camet ashtu sic eshte pergjegjes edhe per refugjatet shqiptare atje, dhe per mardheniet e stabilizuara ne rajon, pa te cilat ne nuk integrohemi dot askund. Nano dhe PS nuk jane budallenj dhe e dine shume mire se sa pike do ti jepte brenda shqiperise miratimi i kesaj rezolute, por Nano ne kete pike eshte treguar i zgjuar dhe duhet vleresuar pasi cdo veprim tjeter
mund ti kushtoje shume aspiratave te shqiptareve ne te ardhmen. Konflikti me greqine do ta percaktoje rajonin si nje zone te nxehte dhe te pastabilizuar, ne konflikt dhe meri. Kjo largon cdo investitor te huaj qe deshiron te investoje mbi te gjitha ne Shqiperi ku konfliktet marrin kot.

Nje konflikt me Greqine tani do na kushtoje shume, dhe kjo per dicka qe ne nuk e fitojme dot ne keto kushte.
Shqiperia do jete me e efektshme ne kerkesat per camet kur ajo te jete me e fuqishme, pra te jete pjestare e NATO-s apo e BE, dhe kur te kemi me pak refugjate ne Greqi. Nuk e di por si do ti justifikohemi ne valle refugjateve te kthyer ne Shqiperi nga hakmarrja e grekut per kete rezolute. Si do ti mbajme ne ata me buke, me uje me strehim? A mos duam ti bejme ata kurban per pronat Came? Kush eshte ai refugjat qe jeton dhe punon ne Greqi qe eshte gati ti nenshtrohet mjerimit per kerkesat came??

Pra duhet te marrim parasysh se mjerimi qe do sjelle kjo kontradikte tani per tani do na kushtoje me shume ne, dhe mjerimi e shet shume here me shpejt dhe me lire shqiptarizmin se cdo influence greke, apo e huaj.

Shqiperia ka perparesi te tjera tani per tani me te rendesishme se nxitja e nje konflikti qe ajo nuk e perballon dot. Ky eshte realiteti, tjeter pune pastaj se ne kemi qejf te recitojme dengla dhe fluturojme me presh duke kerkuar gjera qe tani per tani jane qiqra ne hell, duke i bere presion nje shteti qe te pakten aktualisht eshte shume me i fuqishem se ne dhe ka shume avantazhe mbi ne.

Besoj se vendimi ishte i drejte, dhe me mencuri eviton nje konflikt qe tani per tani ne nuk mund ta pertypim.Cdo gje ne kohen e duhur.
 

nik nika

Primus registratum
Re: camet flene gjume

Ketu nuk behet thjeshte per pronat e cameve por dhe per krimet qe greket kryen kundrejt kesaj popullsie.Rezoluta do tia cirrte masken kalit te trojes qe na hiqet si nje shtet mik dhe do te njihte kete ceshtje ne evrope.Por sic thote parafolesi fatos nano na eshte treguar burre i zgjuar, sidomos kur behet fjale per ceshtje kombetare.Eshte ky burre i zgjuar qe eshte shprehur 'nacionalizmi eshte jashte mode dhe i demshem'. Por ky burre i zgjuar le te provoje tu thote grekeve te njejten gje ne parlamentin e tyre, por kjo gje nuk ka per te ndodhur kurre sepse ai eshte thjeshte nje vegel e grekeve.
Shqiptaret e kane perqafuar skllaverine , dhe sic thote parafolesi eshte me mire te jemi skllever te grekut se sa te kerkojme drejtesi per masakrat e kryera dhe pronat shqiptare.

Ne nuk duhet ta quajme me veten shqiptare por skllever se te atille jemi.
 

rudi123

Primus registratum
Re: camet flene gjume

Me e bukura eshte se askush nga shoqata Cameria, apo nga keta "patriotet" eunuke tanet, nuk mund te dale e te pranoje realitetin sic eshte, e ti thote ne sy shqiptareve se ceshtja e tyre kerkon kurban, dhe qe keta do jene emigrantet shqiptare dhe familjet e tyre qe do ngelen pa buke.

Nqs del qofte edhe nje emigrant shqiptar ne Greqi dhe ta pranoje kete, pra te pranoje mjerimin dhe varferine e tij dhe familjes se vet per Camerine apo ceshtjen came, atehere protestat pranohen, por deri tani askush nuk po na del martir. Ju qe kakarsni kot ketu, ju nuk keni asnje te drejte te jepni opinion e te beni si te skandalizuar nga ky vendim, se nuk jeni ne pozita qe preken nga kjo situate, ... ju jeni DENGLAXHINJ.
 

zog

Primus registratum
Re: camet flene gjume

dy mije vjet, po si çifutet, do tu duhen çameve ti fitojne tokat e tyre ne greqi.

nje parti per ta ne shqiperi, s'do te kishte asnje rol, perveçse do te behej pengese per te gjithe, mbrenda e jashte vendit.

por s'do te isha kundra ngritjes nje organizate TE FSHEHTE ose gjysem te fshehte, si franc-masonet, e cila te permbante ne gjirin e saj figurat me te mira çame dhe te mbante ndezur çeshtjen çame deri ne kushte me te favorshme.

ne shqiptaret kemi nje te keqe te madhe, nuk respektojme ngaqe nuk njohim, PRIORITETET.

e ne jete ka te tilla, nuk mund te hypin ne kat te trete, pa ngjitur te parin e te dytin, po keshtu duhet edhe ne politike.

ne rend te dites, per ne shqiptaret,sot eshte KOSOVA, pavaresija e saj, dhe atje duhen perqendruar gjithe forcat. hallakatja e problemeve pa respektuar asnje prioritet, veç se do t'na hallakaste edhe ne.

e atehere ketij dy mije vjetshit duhet me ja heq thonjezat.
 

nik nika

Primus registratum
Re: camet flene gjume

Per c'far realiteti po na flet ketu mor njeri i c'kombtarizuar? Ata refugjate qe ke atje , harroje ceshtjen came, pse duhet te nderrojne emrat, e te rrihen si kafshet, e tu grisen pashaportat? Perse greku e ben kete gje vetem me shqiptaret? Mos na trego kakarisjet o cope vegel e grekut se ceshtja came nuk ka te beje me refugjatet dhe ka pritur 50 vjet per tu vene drejtesia.Ata jane perzene nga tokat e tyre ku kane qene zoter dhe u kthyen ne rrefugjate dhe nje dite do te kthehen ne vendin e tyre. Zoteria jote dhe e shume te tjereve nuk e di se c'kane hequr camet derisa erdhen ne shqiperi e me pas.
Prandaj mendohu perpara se te flasesh e te besh krahasime. ata kerkojne vendin ku kane varret stegjysherit e tyre as me shume e as me pak, dhe une si shqiptar do ti perkrah deri ne fund.
 
Top