Re: Cameria nuk harrohet zoti stefanopullos
E keqja eshte se kush e percakton tradhetarin. Edhe Enver Hoxha vriste tradhetare dikur por ja qe sot ata na dalin "Heronj te Demokracise".
Ky mentalitet konflikti eshte ai qe na e hengri koken ne tere jeten dhe ne prape se prape nuk heqim dore prej tij. Ne duam qe ai i cili nuk mendon si ne duhet te paditet si tradhetar dhe te vritet.
Eshte cudi se si nje Nacionalist mund te shquhet si i tille duke vrare shqiptare per inat te grekut. Cna qenkan keta nacionalista qe nuk i durokan dot shqiptaret dhe qe perpiqen si e si per ti kthyer ata ne grek, apo serbe, apo tradhetare. Kaq i shenjte qenka shqiptarizmi per keta, sa e bejne shqiptarin grek e serb si pa gje te keqe. Po ne fund te fundit a nuk eshte kjo politika e grekut? (kthimi i sa me shume shqiptareve ne grek?) Ku ka me mire per grekun kur ne varim njeri tjetrin.
Patriotizmi me i madh eshte pikerisht shpalosja e tolerances dhe gjithperfshirjes se brendshme.Eshte patriot ai qe i shuan konfliktet e brendshme, qe ruan paqen dhe stabilitetin jo me ane te konfliktit por me gjithepjesmarrje dhe diplomaci. Patriot eshte ai qe pranon ne shoqerine shqiptare cdo shqiptar sado liberal apo pro-grek qofte duke shpalosur keshtu jo vetem civilizim por edhe largpamesi dhe integritet. Pra eshte ai qe ndihmon ne formimin e nje shteti e kombi shqiptar pa konflikte e meri, te hapur dhe te civilizuar, stabel dhe solid.
Hapja dhe pranimi i cdo lloj mendimi sado "armik" apo pro-grek te duket ai per ne, eshte padyshim nje nga anet me te fuqishme shoqerise shqiptare. Ne nuk do ti mposhtim dot kurre synimet greke duke i mbyllur gojen atyre, e as duke iu shmangur atyre sic sugjerojne karkalecat nacionaliste, por vetem duke i lene ato totalisht te lira ne shoqerine shqiptare dhe duke i ballafaquar ato ashtu sic jane sy me sy. Vetem kur ne te jemi te afte ti zevendesojme joshjen qe shume shqiptare kane nga keto synime greke me vlera me te larta e me te mira, vetem atehere ne do fitojme mbi to. Sepse sot kur shqiptari debohet nga Greqia fale poltikes sone qe s'di ta luaje apo ta mbaje mire me grekun, dhe vjen per tu mjeruar dhe te vuaj per buken e gojes ne shqiperi, te jeni te bindur se jo nje Nano por 1000 Nano te pushkatohen, shqiptari prape do shkoje drejt greqise kete here me i mjeruar dhe me i gatshem se kurre per tu kthyer ne grek. Pra armiku me i madh i shqiptarit nuk eshte Greku, as Serbi, por mjerimi dhe intoleranca e brendshme.
Por nuk ka "tradhetare" me te medhenj se nacionalistat shqiptare sot. Keta njerez jane idealiste dhe shterpe, pa asnje rezultat. Keta njerez harrojne cdo gje reale qe ka te bej me kombin dhe cdo gje kombetare, sepse i sherbejne idealit nacionalist qe kurre nuk u dha gje shqiptareve, vec konfliktit dhe luftrave nga te cilat ata vetem kane vuajtur dhe kane humbur. Nacionalizmi eshte krimbi qe gerryen nevojat tona reale per shoqeri te qendrueshme dhe te civilizuar, per bashkjetese dhe vetqeverisje. Nacionalizmi korrupton dhe degjeneron shpirtin e shqiptarit e deformon dhe e nxjerr ate nga fokusi per te gjetur vlerat e verteta. Vlerat e vetme qe dalin nga nacionalizmi jane te qenit anti-grek e anti-serb, por keto askujt nuk i vune buke mbi tryeze, dhe as e bene keto shoqerine shqiptare me te qendrueshme ndaj grekut apo serbit.
Per cudi sot ata qe akuzojne per armiq, jane njerezit me kot e me hic ne kete aspekt per ate komb, njerez qe vec llafeve te bukura kurre dhe asnjehere nuk kane arritur ti japin dicka pozitive atij kombi.