recetagatimi
Primus registratum

Kohëzgjatja e pregaditjes: 3 orë
Përbërësit:
- 4 Qepë
- Kripë
- 500 g mish viçi të bluar
- Ujë
- Vegetë
- (Përafërsisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumësht
Pregaditja:
Mishi:
Mishi fërgohet në tigan. Nderkohë grrihen qepët dhe sapo mishi merr ngjyren e duhur ia shtojmë qepët. Përfundimisht ia shtojmë mishit ca kripë dhe vegetë sipas dëshirës. (Nëse keni dëshirë mund ti shtoni mishit edhe bibër të zi ose të kuq – lirisht eksperimentoni).

Pregaditja e Mishit
Brumi:
Për ta bërë brumin duhet një enë e thellë. Enën e mbushim me 2 gota ujë të vakët, 1 lugë gjelle kripë dhe pak miell. Brumi përzihet me një lugë gjelle dukë i shtuar ca miell herë pas here. Kur brumi të ketë marrë masën e duhur dhe nuk të kapet më në duar, e ndajmë brumin në 4-5 copa dhe e ngjeshim dukë i dhënë formën e sferës. Pastaj i mbulojmë me palloma pak të lagura me ujë, sa për mos tu terrur brumi.
Maza:
Pavllaku hedhet në një enë të thellë, i shtohet ca qumësht dhe vaj për ta tëholluar. Duhët ta merr një masë jo shumë të hollë por as shumë të trashë. Thjesht, e mjaftueshme për të i lyer petët me të.
Përfundimi:
Një tepsi në formë rrumbullake lyhet me mazë.
Copat i tëhollojmë dukë i shtuar miell herë pas herë derisa bëhën petë. Pastaj i prejmë petët në mes dhe i lyjmë me mazë. Në anen e rrumbullakët të petës e vendosim mishin. E mbështjellim mishin me petë dhe e vendosim në tepsi në formë rrumbullake. Veprojmë njësoj derisa është mbushur tepsia.

Pjesë nga përfundimi i pregaditjes
Temperatura e furrës duhet të jetë 225 °C kur e vendosim burekun.
TIP: Bureku mund të bëhet edhe me djath, spanaq apo kungull.
TIP: Para se ta fusni burekun në shporet do ishte ide e mirë ta preni në 8 copa në form trëkëndshi.
Servimi:
Servohet me sallatë shqiptare tradicionale që përmban vetëm qepë, domate, vaj, uthull dhe kripë (eventualisht mund ti shtoni lakër) ose me perime në turshi. Servohet edhe me kos.
/Receta Gatimi/