Buzëmbrëmje
Veshi pallton dhe doli nga shtëpia. Donte të merrte pak ajër. Ndoshta çdo gje munduese që vërtitej në mëndjen e saj do te largohej.

I ftohti i prekte duart në mënyrë mbështjellëse. Ndoshta qe afeksionuar pas butësisë së tyre. Harroi të merrte dorezat, por të kthehej mbrapsht nuk pati deshirë.

“Për fat të mirë në rrugë spaska shumë njerëz ” , mendoi. Ky ishte mendimi i njëmijtë sipas llogarive të saj ,para të cilit i bie të kishte patur edhe shumë të tjera ,rreth gjithçkaje dhe asgjëje.Një erë e lehtë ndihej .Neonët e qytetit u ndezën e pjesa e mbetur nga dita u shua ngadalë nën heshtjen e vakët të buzëmbrëmjes. Ndërkohë ajo ecte pa e ndalur hapin ,me të njëjtin ritëm ( i ngadaltë apo i shpejtë ,aty për aty skishe me çfarë ta krahasoje ). Kontrolloi xhepat e palltos me mendimin që ndoshta kishte mbetur ndonjë mente apo çamçakez nga ditët që kaluan ,por nuk gjeti gjë . As portofoli nuk ishte edhe atë e pati harruar në shtëpi. Pra ishte palltoja ,ajo dhe shalli që e bleu javën e shkuar. Ah kishte dhe njëmijë mendimet të cilat ose do të vazhdonin të shtoheshin në progression gjeometrik ,ose do të veniteshin nga i ftohti. Thonë se asgjë smund të rritet në të ftohtë ,gjithcka ndal edhe kur duket se diçka lëviz. Madje i ftohti i fshin mendimet ose i detyron të heshtin. Mbase .

Ecte në rrugët e ndriçuara zbehtë nga neonët dhe kokën e ngrinte shpesh lart për të parë nëse ndonjë yll i ri kishte dalë. Ndërkohë sytë i shkonin gjithnjë tek ai më i shndritshmi. Dikur i qe bërë zakon të mbante një pasqyrë të vogël me vete ,por kishte vendosur të mos e mbante më ,me preteksin se rëndonte çantën. E pse u dashka një pasqyrë në fund të fundit ? Për të parë nëse je ai që kërkon të jesh në një situatë të caktuar apo për të kontrolluar nëse je vetvetja gjithmonë ? Nuk e kishte kuptuar asnjëherë këtë gjë ,as në atë kohë kur mbante pasqyrën.

I ndali hapat. Ku e kishte shallin? U kthye mbrapa asgje. Qëndroi disa minuta pa lëvizur. Hodhi flokët menjanë dhe kontrolloi me sy dhe një herë.Përsëri asgjë …Mori frymë thellë ,buzëqeshi lehtë
e vazhdoi të ecë sikur asgjë s’kishte ndodhur . Nuk i kujtohej më as në e kishte patur këtë mbrëmje atë shall. Ngriti kokën lart sërish. Në qiell s’kishte yje.

Archiviato in:Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: dorina bebja, tregime shqip
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3762