Burna, reperi nga Londra që synon tregun shqiptar (Video)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
e109fc79cc6c95081b63992cbf44c96b.jpg



Ai quhet Burna dhe është reper. Një prej të paktëve shqiptarë që kanë bërë hip hop në Londër dhe që tashmë frymën e hip hopit britanik dëshiron ta sjellë edhe në vendin tonë.
Burna vjen nga Prishtina dhe ai është nga lagja Kodra e Trimave, por se jeton dhe vepron në Londër.


Për Telegrafin ai ka thënë se ka marrë ftesë nga shumë reperë shqiptarë për të bashkpunuar, dhe ai thotë se do të punojë që repin e Londrës ta sjellë në vendin tonë.


Burna këtë vit pritet të lansojë edhe mixtape të tij, ku do të jetë një këngë në gjuhën shqipe, “Hani Shuplaka”, e para këngë e tij në gjuhën amtare.


Ai vjen nga kompania (label) CG një brend që Burna synon ta përhapë në gjithë botën. Ai këtë vit pritet të hapë edhe studion e tij profesionale për hip hop artistët në Prishtinë.
 
Top