Bujqesia si faktor i zhvillimit ekonomik te vendit
Zonat e Posatshme Ekonomike Bujqesore - E Ardhmja e Fshatit Shqiptar
Nga Alban BALA
Ndersa po afrohet dita qe qeveria shqiptare te zbardhe elementet kryesore perberes -juridike dhe ekonomike - te nismes “Shqiperia 1 Euro”, eshte e pritshme qe ne oferten e saj te perfshihen shume rajone aktualisht jashte interesit zhvillimor, siperfaqe te braktisura toke ne zona te largeta nga tregjet, etj.
Ne fakt, interesi i investitoreve te huaj per “Shqiperia 1 Euro” mund te rezultonte me substancial nese nga keto rajone te kategorise se 2-te apo te 3-te, do te ofroheshin lende te para, te gatshme per t’u perpunuar nga industri te ndryshme. Ky prodhim- kryesisht me natyre bujqesore, kerkon megjithate nje vizion te ri ndaj perspektives se fshatit dhe fermes bujqesore.
Eshte bindja ime e palekundur se sektori kryesor qe duhet mbeshtetur urgjentisht ne Shqiperi eshte bujqesia, me qellim kalimin e saj nga situata e copezimit ekstrem te njesise prodhuese drejt formesimit te strukturave te prodhimit intensiv, permes nxitesve te posatshem socio-ekonomike. Pervoja tregon se formati me i mire i zhvillimit bujqesor eshte ferma e mesme dhe ajo e madhe.
Ne kete prizem une gjykoj se nisma “Shqiperia 1 Euro” vetem do te pasurohej ne oferte nese mbeshtetej me nje nisme paralele per krijimin e Zonave te Posatshme Ekonomike Bujqesore, te cilat do te kishin si qellim paresor zgjerimin e prodhimit agrar vendas ne mbeshtetje te furnizimit me lende te para apo zevendesimin e lendeve ndihmese te importit.
Ky process do te mbeshteste permes kultivimit fuqizimin e industrise se prodhimit dhe perpunimit te bimeve medicinale dhe etero-vajore, do te krijonte premisa per futjen ne vend te industrive farmaceutike, do te mbeshteste investimet ne industrine agro-perpunuese dhe pergjithesisht industrine e lehte, do te kompletonte nevojen e shume kompanive per mjete ndihmese ne procesin prodhues, te cilat deri sot importohen, etj.
Kjo do te sherbente edhe per ballancimin e nivelit te zhvillimit rajonal, deri tani jashte kontrollit te strukturave shteterore, per zbutjen e varferise ne zonat me kritike, per gjenerimin e modeleve ne zhvillimin e mikro-fermave si njesi ekonomike jo-konkuruese dhe te bujqesise ne teresi, e cila perfaqeson deri me sot sektorin me te prapambetur ne vend.
Ne pikepamjen e motivimit organizativ dhe strukturor te ketyre Zonave te Posatshme Ekonomike Bujqesore, qeveria mund te kushtezoje nivelet e aplikueshme te çlirimit nga taksat, etj, permes perfitimeve sociale qe do t’u ofrohen anetareve, punonjesve, suportit qe keto njesi mund t’i japin krejt panoramas se zhvillimit rural etj.
Krijimi i Zonave te Posatshme Ekonomike Bujqesore mund te prodhonte nje impakt te rendesishem social, ndersa do te ngadalesohej largimi i popullatave nga fshati, ku ende banon mbi 50% e popullsise se vendit. Kjo do te konsolidonte edhe rritjen e qyteteve duke lene me shume shanse te hapura per “integrimin” e zonave informale periferike. Njekohshem kjo frenon procesin e braktisjes apo lenies djerre te siperfaqeve te punueshme ne zona te thyera kodrinore-malore.
Per t’u ikur ngjashmerive steriotipe, shterpe, me konceptin e keqperdorur te Zonave te Lira Ekonomike, me duhet te them se Zonat e Posatshme Ekonomike Bujqesore nuk nenkuptojne vetem hapesira prodhimi te perjashtuara nga taksat, por kryesisht mjedise ekonomike te organizuara ku jane aplikuar teknologjite me te perparuara te prodhimit bujqesor, modele ku nuk perjashtohet mundesia e zbatimit ne formatin pilot te Partneriteteve Publiko-Private (dmth ku Komuna mund te behet pronare permes nje Kredie qe gjeneron nga shteti si kontribut ne kapitalin e ketyre shoqerive tregetare). Ne kete rruge keto Zona do te beheshin edhe pioneer ne nxitjen e decentralizimit te metejshem te pushtetit vendor, duke fuqizuar kete pavaresim me elemente financiare reale.
Ne thelb ky hap, nese hidhet, duhet te garantoje dy parametra zhvillimore kushtezues:
- Motivimin e fermereve te vegjel per t’u bashkuar ne njesi fizibel prodhimi, ne perputhje me plane te qarta biznesi dhe te mbeshtetur me politika afat-gjata (çfare/ per cilat tregje/ deri ne cilet kapacitete/kush perfiton, etj);
- Perthithjen e investitoreve perendimore apo te kredive agrare te favorshme, vendase, per te siguruar aplikimin e teknologjise se perparuar ne prodhimin agrar dhe cilesine e nevojshme te produktit per tregjet europiane apo per industri te teknologjise se larte ne vend.
Nisur nga atraksioni qe gezojne ne tregjet e huaja produktet “bio” (biologjikisht te pastra), qeveria mund ta nismoje kete process duke certifikuar brenda nje afati te arsyeshem me ekspertize te vendit ose te huaj zona te gjera rajonesh qe sot per sot kane mbetur jashte hartes se zhvillimit ekonomik. Ky certifikim do t’i bente me konkurues produktet e ketyre rajoneve, ndersa do te fuqizonte shanset e perthithjes se investitoreve te huaj ne sektorin bujqesor. Ne shume prej ketyre rajoneve te certifikuara mund te vleresohet qofte edhe ne nivel pilot ngritja e ketyre Zonave te Posatshme Ekonomike Bujqesore me kapacitete vendase dhe me mbeshtetje private- thene ndryshe kredi te buta te leshuara me garanci shteterore.
Artikulli u morre nga:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=309