Bujqësia greke në duart e shqiptarëve

Albinos

Primus registratum
Bujqësia greke në duart e shqiptarëve

Sipas një studimi, në 70 % të ekonomive bujqësore punojnë emigrantë. Shqiptarët përfaqësojnë 1/10 e fuqisë punëtore në Greqi

Bujqësia greke në duart e shqiptarëve

Qeveria e Athinës: “Pa kontributin e emigrantëve të huaj, bujqësia greke do të kishte vdekur”

Robert Goro/ Athinë
ATHINË - Sipas një studimi, 70% e ekonomive bujqësore greke kanë të punësuar emigrantë, shumica dërrmuese e të cilëve janë shqiptarë. Për një pjesë të madhe të fermerëve vendas, kjo është një zgjidhje e detyruar, teksa, siç pohojnë vetë grekët, nuk pranojnë të punojnë në bujqësi. Specialistët vënë në dukje se kontributi i emigrantëve në ekonominë bujqësore është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për jetën ekonomike të zonave rurale, por edhe për mbështetjen demografike dhe shoqërore të popullsisë. Para pesë vjetësh, kur policia greke kishte nisur një nga operacionet e zakonshme për kapjen dhe deportimin e emigrantëve shqiptarë, kryetari i bashkisë i një zone të rëndësishme bujqësore i kishte dërguar një letër ministrit të Rendit, ku kërkonte pezullimin e këtyre operacioneve. Arsyeja që kryebashkiaku kishte marrë mundimin të dërgonte këtë letër përgjëruese, nuk qëndronte ndërkaq në solidaritetin ndaj emigrantëve. Arsyeja shpjegohej në përfundim të letrës, ku ministrit i premtohej se sapo të përfundonte fushata e mbledhjes së asparagusit, fermerët do t'i dorëzonin vetë në polici emigrantët e paligjshëm. Si për t'u plotësuar edhe më shumë paradoksi, drejtues të pushtetit lokal të zonës, i kishin pohuar atëherë BBC-së, se ndërsa papunësia në të gjithë qarkun kapte shifrën 47%, ftesës për të punuar në punët e stinës në bujqësi i ishin përgjigjur vetëm dy të papunë vendas.
Studimi
Është thënë vazhdimisht gjatë këtyre dhjetë vjetëve edhe nga anëtarë të Këshillit të Ministrave, se pa kontributin e emigrantëve të huaj, bujqësia greke do të kishte vdekur me plot kuptimin e fjalës. Ky pohim përfshihet edhe në studimin më të fundit, të zhvilluar nga universitetet greke të Patras e të Janinës, ku shqyrtohet kontributi i emigrantëve në sektorin e bujqësisë. Sipas studimit, 70% e ekonomive bujqësore greke mbijetojnë vetëm në sajë të punësimit të emigrantëve. Shumica e tyre, për saktësi 90%, janë shtetas shqiptarë dhe ky fakt i ka shtyrë gazetarët vendas që me një fjali të vetme të kumtojnë: “Bujqësia greke ndodhet në duart e shqiptarëve”. Gati gjysma e fermerëve grekë e konsiderojnë si tepër pozitiv punësimin e emigrantëve në sektorin bujqësor, ndërsa më shumë se një e treta e të pyeturve thonë se pa aktivizimin e emigrantëve nuk do të mund t'i mbanin ekonomitë e tyre bujqësore. Për sa i përket përzgjedhjes së krahut të huaj të punës, kjo duket se ka qenë një zgjidhje emergjente, teksa 60% e fermerëve deklarojnë se për sektorin në fjalë gjenden vetëm emigrantë, ndërsa 40% pohojnë se nuk mund të bëjnë ndryshe, përderisa grekët nuk pranojnë të punojnë në bujqësi.
Të tjera kontribute
Siç theksojnë autorët e studimit, kontributi i emigrantëve ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për jetën ekonomike të zonave rurale, por edhe për mbështetjen demografike dhe shoqërore të popullsisë. Në të vërtetë, një fakt që është vënë në dukje është, për shembull, se shumë prej shkollave nëpër fshatra nuk do të mund të funksiononin po të mos ishin fëmijët e emigrantëve. Madje, autorët e studimit theksuan se prania e emigrantëve përbën një rilindje të vërtetë të zonave bujqësore. Studimi u paraqit në një sesion me temë “Emigracioni në Greqi, fakte, pasoja dhe politika”, ku ndër të tjera u tha se emigrantët e huaj, shumica e të cilëve vijnë nga vendet ballkanike, me të parët shqiptarët që përbëjnë 65% të numrit të përgjithshëm, përfaqësojnë një të dhjetën e fuqisë punëtore të Greqisë.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Bujqësia greke në duart e shqiptarëve

Sdoli ndonje shqiptar te thote se kjo eshte e vertete?
Tokat e Greqise jane bekuar prej dores se emigrantit shqiptar dhe qeveria greke na e di pernder.
Por me nje ndryshim:
Qe tall lesht me emigrantet shqiptare sa here eshte nevoja per te rreguluar punet e saja ne lidhje me bisnesin ne Shqiperi.
Ku jeni o fatzinj shqiptare te legalizuar dhe te palegalizuar ne Greqi, se vetem ju dhe Zoti ne qiell, jeni shpetimtare te vetes suaj.

Pritni prej Berishes dhe Metes e nano eco qe te ju shpetojne?
gaboheni dhe as mos u a mbani mendjen ketyre, se keta do luftojne per karrige edhe nja 50 vjet te tjera.


Me kulminantja eshte se qeveria greke pershendet emigrantet shqiptare dhe qeveria shqiptare, kurr deri me sot ska ditur ti jape ndihme te mjaftueshme emigranteve ne greqi.

Ne fakt edhe kryeministri jone deri ne greqi e ka rrugen se po mundohet te beje pak ekonomi, meqe ka shpenzuar shume neper udhetime.
Sikur ta merrte mundimin ky kryemnistri i yni te shkonte andej nga Gjermania apo vendet skandinave dhe te shohe se si legjitimitohen emigrantet,se si rspektohen te drejtat e tyre, besoj nanon nuk do ta merrte gjumi.
 
Top