Brown thyen rregullat e lirimit me kusht
Chris Brown mund të pendohet për daljen e tij në Hollywoodin Perëndimor, duke qenë se ka thyer rregullat e lirimit me kusht, pasi që është ende i ri për të dalë në një klub nate.

Gjykata e Lartë në Los Angeles të martën i ka dhënë këngëtarit pesë vite lirim me kusht dhe gjashtë muaj shërbime ndaj komunitetit, pasi ishte shpallur fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna.

Reperi po ashtu është i detyruar të qëndrojë larg këngëtares për pesë vite, ndërsa shërbimin ndaj shoqërisë do ta fillojë 72 orë pas shpalljes së dënimit.

Sido që të jetë, këngëtari i ka shokuar fansat e tij kur është paraqitur në një lokal nate në Hollywood, ai madje ka marrë mikrofonin për të nderuar legjendën e ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson.

Ky veprim i Brown mund të dënohet me ligj, së paku kështu ka thënë zëdhënësja e departamentit të lirimit me kusht në L.A., Kari Webb.

Ky artikull eshte marre nga: http://vip.blog.al/?p=30. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://vip.blog.al/?p=30