Britani: Youtube Kthen Videot e Zhvendosura

Albforumi

Primus registratum
Britani: Youtube Kthen Videot e Zhvendosura

46.png
</p>
Në Britaninë e Madhe është duke qarkulluar një lajm i cili do ti gëzojë të gjithë adhuruesit e faqes, ndërsa ky lajm thotë se materialet e zhvendosura muzikore nga YouTube do të kthehen aty përsëri.


Shërbimi më i madh në botë për video përmbajtje online, YouTube, pronë e kompanisë Google thotë se tashmë kanë arritur një marrëveshje me Performing Rights Society for Music, e cila do ti mundësojë faqes së famshme të internetit që video-klipet me përmbajtje Premium do të kthehen përsëri në faqe, dhe do të mund të shikohen nga vizitorët e kësaj faqeje.</p>


Mirëpo, siç merret vesh, kjo marrëveshje fillimisht do të jetë e vlefshme vetëm për territorin e Britanisë së Madhe.</p>


YouTube pati filluar me bllokimin e përmbajtjes së caktuar muzikore, duke i mbrojtur kështu një numër të madh të artistëve përmes të drejtave të autorit, problem ky i cili më pas është zgjidhur. Një deklarim i tillë së shpejti pritet të ndodh edhe për Gjermaninë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=126
 
Top