Breza, Tanusha dhe Malina filluan të shpërngulen

prespari

Primus registratum
Breza, Tanusha dhe Malina filluan të shpërngulen

TURP TURP i madh...

po na shperngullin nga tokat tona...

KY "SHTET" kerkon shkaterim, nje here dhe per gjithmone....

Lajme i hidhur.......


Maqedoni

Breza, Tanusha dhe Malina filluan të shpërngulen

Shkup, 13:20

Banorët e fshatrave kufitare Brezë, Malinë dhe Tanushë filluan të shpërngulen në Kosovë, shkruan sot gazeta e përditshme "Lajm".


Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Bashkësisë vendore në fshatin Brezë, Selam Bajrami, gazeta, siç transmeton Makfaks-i, shkruan se dje nga këto fshatra në Kosovë kanë shkuar gjithsej 49 familje.


Banorët e Karadakut të Shkupit dhe Likovës i braktisin vatrat e tyre meqë nuk ndihen të sigurt, ka deklaruar Bajrami, duke shtuar se arsye për këtë është edhe fakti "që nga viti 2001 fshati Brezë tanimë pesë herë është bastisur nga njësitet e ndryshme të policisë maqedonase".


"Banorët me vete bartin të gjitha gjërat e nevojshme dhe janë duke lëvizur në drejtim të territorit me Kosovën. Do të vendosemi atje ku do të na pranojnë. Në shtëpitë tona nuk ndihemi më tepër të sigurt", deklaroi Bajrami, i cili është vëlla i ish-komandantit "Breza".


Vendimin për t`u shpërngulur, banorët e Brezës, Tanushës dhe Malinës e morën pas aksionit të paradokohshëm të policisë në fshatin Brezë, me ç`rast ishin bastisur edhe shtëpitë e familjes Bajrami. Banorët e Brezës akuzuan se gjatë aksionit policia ka përdorur dhunë mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë, si dhe se u janë plaçkitur shtëpitë.


"Rreth 50 mijë euro na i kanë vjedhur pjesëtarët e policisë", ka deklaruar për gazetën Mejdi Bajrami, po ashtu, vëlla i ish-komandant "Brezës".


Policia gjatë aksionit të fundit në fshatin Brezë, gjeti dhe konfiskoi edhe një sasi të caktuar të armëve.


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lajmëroi se i është përmbajtur "marrëveshjes parimore" ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar dhe për aksionet policore në Brezë dhe Bllacë është informuar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Fatmir Dehari.


"Sa e di unë, zëvendësministri Dehari, sikurse të gjithë kompetentët tjerë në Ministri, është informuar për këtë aksion", transmeton gazeta "Lajm", deklaratën e shefit të Kabinetit të MPB-së Goran Pavllovski.


"Marrëveshja parimore" ndërmjet partnerëvë të koalicionit qeveritar, është arritur pas aksionit brutal policor në fshatin Sopot të Kumanovës në vitin 2003. Prej atëherë, për aksionet policore në fshatrat e banuara me shqiptarë paraprakisht informohen edhe shqiptarët që janë zyrtarë të lartë në MPB. /Makfaks/
 

redhat

Primus registratum
Re: Breza, Tanusha dhe Malina filluan të shpërngulen

O Faik
Disa minuta me heret dikush tu kishte pergjigjur me keto fjale:

""Mundohem ta kuptoj frustrimin tuej,
mirepo prap me duket se pakez sikur i egzagjeron gjerat!
Gjithcka do te rregullohet dhe do te behet mire.Besom!

Shtepit jane aty,askush nuk i prek..
Nese banoret nuk ndihen te sigurte te qendrojne ne shtepit e tyre,ateher kerkohet angazhim sa me i madhe i institucioneve tona ne Maqedoni .

Pra,jemi ne zgrip,
Kosova pret statusin
Shqiperia sapo liroi pak vend te marr fryme
Shqiptaret ne Maqedoni kane shume pune per te bere

andaj eshte nje kohe goxha e veshtir per te gjithe ne,
ne te kater anet....

Te mirat vijne ngadale!
Durim dhe menquri!

Ju lutem,keni kujdes e
mos hedhni vaj ne zjarr"

__________

Kjo perhapje e keti LAJMI neper forume te ndryshme te bene keq o quni!
 
Top