Brekët e kojshikes sime

Albforumi

Primus registratum
Brekët e kojshikes sime

Brekët e kojshikes sime

Kam vetëm një dritare në dhomën time

Kaq e thjeshtë është qasja ime ndaj botës

Mendje e thjeshtë

E vërtetë e thjeshtë

Dashuri e thjeshtë

Harresë

E thjeshtë.

Kojshika ime ka një palë brekë

Ose dy-tri palë të njejta

Të njejtat me topa të kuq

Thahen në ballkonin përballë çdo të dytën ditë.

Edhe bota në dukje është e thjeshtë

Por, ajo me të vërtetë është e thjeshtë

Ne duhet ti komplikojmë mënyrat si e shohim atë.

Komplikimet për kojshiken time skanë fund

Ajo ka një jetë të bujshmë seksuale (pse përndryshe do ti lante brekët çdo të dytën ditë?)

Ose është absolutisht frigide (pse përndryshë do të kishtë vetëm një palë brekë?)

Apo vetëm don të më mbajë në këtë gjendje thjeshtësie

Që të komplikojë qasjen time

Pamjen time

Të komplikojë jetën time

Me brekët e saj

Më topa

Të kuq.

I kam parë këto brekë më shpesh se që kam ëndëruar

Kam reflektuar në to më shumë se në librat

Topat si forma të thjeshta më kanë tërbuar

Se vet bota ka formën e tyre

E gjithë kjo jetë në një palë brekë

Pasi të jetë fëlliqur

Thahet nën diell

E varur në tel.

Po e kuqja?

Ajo mbeti në brekët revolucionare të kojshikës sime

Çka din ajo për 68-tën

1917-tën

Asaj thjesht i pëlqen Parisi

Po Komuna e Parisit?

Njerëzit, njerëzit (ata për të cilët jam duke folur këtu)

Sot idealet i kanë praktike

Si brekët

I blejnë

I lajnë, i thajnë

Dhe më pas i ndërrojnë për të reja

Dhe mu si brekët

I mbajnë te prapanica

Qofshin ato edhe krejt të kuqe.

Por ata nuk e dijnë që mu idealet

Kur janë të vërteta

Një ditë mund tua shpëtojnë po atë prapanicë

Idealet e vërteta nuk janë si brekët

Jobesnike

Që zhvishen pothuajëse vetë

Sa fillon fërkimi trupor.

Mundohem të mendoj asgjënë

Dhe asesi nuk ia arij qëllimit

Të bëhem një me hiçin

Më të vërtetën e zbrazët të botës reale

Sepse dua të shoh përtej brekëve në ballkonin përballë

Kur ballkonin e kam referencë

Kur dritaren time e kam ndërmjetës

Apo sytë

Apo vetëdijen.

Çështja ekzistenciale e shkëputjes

Është për gjërat e imëta

Ato që na ngjallin ndjenja

Të mëdhajat kanë njëfarrë distance

Ato duhet ti kuptojmë

Dhe menjëherë ti përjashtojmë

Nga koncepti i hapësirës

Që boshit ti bëjmë sa më shumë

Vend dhe kohë.

Dua tia bëj disi

Pa drogë

Pa menduar

Pa filozofuar

Pa medituar

Pa brekë.

Artan Sadiku

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1387

Top